web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrumbohet servisi në Kamzë

21 Janar 2017, 09:29, Aktualitet CNA

Në orët e para të ditës, një zjarr masiv ka rënë në  një servis makinash në Kamzë.

Zjarri ka rënë rreth orës 07:10, ndërsa mësohet se flakët kanë përfshirë disa automjete që ndodheshin në servis.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 makina të shërbimit zjarrfikës, që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk ka burime zyrtare nga ana e policisë, në lidhje me shkaqet e rënies së zjarit. /CityNews/

 





Lajmet e fundit nga