web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dekriminalizimi dhe heqja e mandateve/Zbulohen emrat e deputeteve dhe kryebashkiakut

19 Janar 2017, 22:32, Aktualitet CNA

Janë edhe 16 zyrtarë të tjerë të lartë, mes tyre deputetë dhe nje  kryebashkiak, të cilët po kalojnë nën ?sitën? e Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e pastërtisë së figurës së tyre, shkruan Pamfleti.

Burime konfidenciale nga organi i akuzës thanë se bëhet fjalë për 3 deputetë nga mazhoranca dhe opozita, për të cilët organi qendror i akuzës po pret vendimet e dënimet nga gjykatat respektive, për t?ia dërguar më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vendosur si në rastin e Selamit, Tahirit dhe Rroshit, nëse do t?ja heqë mandatin apo jo.

Burimet tegojnë se një deputet është nga radhët e Partisë Demokratike, i cili po verifikohet për një arrestim jashtë vendit dhe më konretisht në Ish-Jugosllavi. Burimet saktësojnë se bëhet fjalë për deputetin e qarkut të Kukësit Flamur Noka. I cili ka qënë dhe Ministër i Brendshëm në vitet e fundit të mandatit të dytë të qeverisjes së Berishës.

Prokuroria ka dërguar kërkesë në Kosovë për informacion në lidhje me ndalimin e Flamur Nokës në Prizren dhe ftesën e UDB për ta pasur si spiun të saj. Megjithëse Prokuroria është e bindur se serbët i kanë marrë me vete të gjitha dokumentet, dhe duhet ta dijë se negociatat dhe bisedimet mes dy vendeve kanë të bëjnë dhe me dy pika të veçanta: Atë të ndarjes së dokumentacionit mes Serbisë dhe Kosovës dhe atë të ndarjes së pasurive dhe borxheve mes dy vendeve.

Mësohet se ka kërkuar informacion dhe në SHISH, pasi dëshmia e Nokës në degën e Punëve të Brendshme të Kukësit të asaj kohe mund të ketë kaluar në arkivën e SHISH. Ende nuk ka kërkesë në drejtim të Ministrisë së Brendshme, për të gjetur dëshminë e Nokës në Kukës.

Ndërsa dy deputetët e tjerë janë nga radhët e shumicës, respektivisht nga PDIU dhe LSI. Burimet shumë konfidenciale nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë se bëhet fjalë për deputetin e PDIU Aqif Rakipi, i cili e ka marrë mandatin e deputetit në qarkun e Elbasanit dhe deputetin e LSI Gledion Rehovica deputet i qarkut të Beratit.

Për këta dy deputetët e fundit Prokuroria po pret vendimet e gjykatave nga Italia dhe Zvicra, pasi informacionet që ajo disponon jo zyrtarisht, flasin për dënime me 12 dhe 15 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucion. Mësohet se vendimi i prokurorisë për të tre deputetët nuk është përfundimtar, por ata janë në rrugën e ikjes.

Gjithashtu nën sitën e hetimeve aktualisht është edhe një kryebashkiak socialist dhe bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Krujës Artur Bushi. Burimet brenda organit qendror të akuzës thonë se informacionet që u mbërrijnë janë të shumta dhe kryesisht anonime, për shkak të frikës që kanë, siç thonë ata që dërgojnë të dhëna.

Kryesisht ata që çojnë të dhëna në Prokurori janë banorë të zonave ku kanë banuar apo banojnë këta zyrtarë, e që u njohin prej vitesh aktivitetet e tyre dhe problemet që kanë pasur me ligjin brenda dhe kryesisht jashtë vendit.

Por burimet nënvizojnë se shumë të dhëna vijnë edhe nga bashkëkombësit tanë që kanë jetuar me ta jashtë vendit dhe njohin aktivitetin e tyre.

Të gjitha këto të dhëna, thonë në Prokurorinë e Përgjithshme do të verifikohen dhe në këtë fazë ata janë edhe në bashkëpunim me zyrat homologe.

Hetimet vijojnë prej disa javësh dhe pritet që në ditët në vijim, emrat të dërgohen në KQZ./Pamfleti





Lajmet e fundit nga