E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Rama e Berisha dominojnë seancat, 32 deputetë të ?të heshtur? për 4 muaj
Në monitorimin e Kuvendit nga Instituti i Studimeve Politike rezulton se gjatë 16 seancave parlamentare të sesionit të vjeshtës (shtator ? dhjetor 2016) dominues në fjalime janë politikanët kryesorë të partive politike. Ndryshe nga sesioni i pranverës gjatë të cilit ish kryeministri Berisha kishte shumë më tepër diskutime sesa kryeministri aktual Rama, në sesionin e vjeshtës kryeministri Rama është dominues me diskutim në 14 seanca parlamentare ose në 88% të seancave. Pas tij në vendin e dytë është Berisha me 13 seanca ose 81%, ndjekur nga Asllan Dogjani dhe Astrit Patozi me nga 12 fjalime/ndërhyrje ose 75%.
Në vendin e pestë është Ben Blushi, drejtuesi i LIBRA me 11 fjalime ose 69%, pasuar nga Josefina Topalli me 10 fjalime. Deputeti socialist Erion Brace është i dyti nga PS në listën e 8 emrave më me shumë diskutime, me 9 fjalime ose 56%, aq sa kolegu i tij Taulant Balla, si dhe dy deputetët e PD Jorida Tabaku dhe Myqerem Tafaj. Më pas me nga 8 fjalime janë katër deputetë: Vokshi e Boci (PD), Bushati (PS) dhe Hafizi (LIBRA). Në listën e 20 deputetëve më me shumë fjalime gjatë sesionit të dytë parlamentar 2016 bëjnë pjesë edhe pesë deputetë të PD (Bode, Bumci, Çupi, Hajdarmata, Noka) si dhe Doda (PDIU).
Siç shihet nga tabela, në 20 deputetët më me shumë fjalime PS ka vetëm 4 deputetë, PDIU ka 1 deputet, LIBRA ka 2 deputetë dhe PD shifër rekord me 13 deputetë. Në terma teknikë të debatit parlamentar duket se opozita ka qenë të paktën 3 herë më aktive në debate parlamentare sesa mazhoranca, por në terma politikë dhe sasiorë përfundimet janë të tjera. Nga PS janë angazhuar disa prej ministrave kryesorë në gjysmën e seancave, dhe se një pjesë e diskutimeve të ardhura nga deputetët e opozitës kanë qenë replika, fjalime moment ose ndërhyrje me problematika teknike, ? gjë që flet për bilanc të balancuar përfaqësimi.
Nga kontaktet me deputetët e karrierës në partitë politike, të cilët nuk janë pjesë e kësaj liste prej 20 deputetësh, mosangazhimi i tyre i rregullt në fjalime shpjegohet me faktin se shumica e tyre janë detyruar nga kryesia e grupit parlamentar të japin dorëheqje nga fjalimet, për shkak të situatës që krijohet në replikat e vazhdueshme midis kryeministrit dhe ish kryeministrit. Ky argument jepet nga dy palët kryesore politike, çfarë tregon se séance e të enjtes në parlament mbetet dominuese nga fjalimet dhe replikat midis kryeministrit dhe ish kryeministrit, dhe se drejtimi i fjalës së tyre përcakton de facto edhe ecurinë e debatit dhe bilancin e punës së parlamentit në funksionin e tij kushtetues si përfaqësues i shqetësimit dhe interesave të qytetarëve.
Tabela e dytë paraqet diskutimet e deputetëve nga 1 në 6 fjalime, pra me prani dhe aktivitet gati simbolik në parlament. Aty bëjnë pjesë figura të njohura të politikës nga secila nga partitë politike. Interesant është fakti se edhe kryetarët e grupeve parlamentare, në përgjithësi kanë shumë pak fjalime parlamentare, dhe se e njëjta vlen edhe për kryetarin e nënkryetarët e Kuvendit, të cilat për shkak të rolit teknik në moderimin e seancave nuk mund të llogariten si deputet aktiv në debat. Siç shihet nga tabela, vetëm 2 nga 20 deputetët më me shumë fjalime janë edhe kryetarë të komisioneve të përhershme parlamentare, pra jo të gjithë drejtuesit e komisioneve janë po kaq aktiv në debatet politike dhe legjislative në parlament, ? një bilanc kritik për aftësinë e tyre drejtuese.
Gjithashtu me domethënie është fakti se deputetët më me shumë angazhime në fjalime parlamentare, në përgjithësi, kanë koeficient zero në angazhimet në debatet në komisionet parlamentare. Arsyeja? Janë dy shpjegime: e para, disa prej tyre janë të aftë të bëjnë fjalime, por nuk janë të aftë të prodhojnë ligje. E dyta, seanca parlamentare ka shikueshmëri të lartë televizive dhe vëmendje maksimale nga publiku, ndaj investimi i tyre fokusohet këtu, kurse komisionet janë natyrë teknike dhe të mbyllur, ndaj prej tyre është e vështirë të prodhohen lajme në media.
Së fundi, tabela përmban edhe 32 deputetët që nuk kanë folur në asnjë nga seancat parlamentare të sesionit të vjeshtës (shtator-dhjetor 2016). Me përjashtim të ndonjë deputeti me probleme shëndetësore (BF) apo që ka pasur fatkeqësi familjare apo që është në proces gjykimi gjyqësor, lista e të heshturve paraqet një kontrast të thellë: ka midis tyre figura politike me përvojë të gjatë dhe me njohje të gjerë publike, (Dokle, Ruli, Cani, Selami, Tavo, Kryemadhi, Toçi, Shkreli, etj), dhe ka deputetë të cilët mbeten anonim ende për publikun dhe bilanc formal përfaqësimi (Duzha, Shehu, Troplini, Derveni, Xhindi, Çela, Ferracaku, Prenga, Xhakolli, etj).
Instituti i Studimeve Politike do të vijojë publikimet të raportit monitorues të parlamentit, ? punën e parlamentit gjatë gjithë vitit 2016, raportet gjinore në përfaqësim dhe diskutime, deputetët më aktiv dhe më pasiv në komisione, rolin dhe të dhënat mbi komisionet parlamentare dhe komisionet e posaçme në vite, etj. Projekti i ISP për vitin 2016 është realizuar nga ekipi i ISP (Afrim Krasniqi, Iris Shima, Adela Xhafa dhe Brunilda Brati). Gjatë vitit 2017 projekti monitorues do jetë i vazhdueshëm dhe është i mbështetur nga Fondacioni politik gjerman FES./ISP
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi në një takim struktu...
Një monitorim i punimeve të Parlamentit në Tiranë nxjerr në ...
Nëse treni i dekoruar me parrulla antishqiptare dhe simbole ...
Deputeti Eduart Ndocaj nuk ka marrë pjesë në 25-vjetorin e t...
Një kamion ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugë...
Qe Rusia te vinte ne Ballkan, u desh nje Lufte Boterore(2) d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se ka...
Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekue...
Një super hajdut është vënë në pranga nga blutë e Tiranës, ...
Ne jemi gjoja zgjedhës sepse në fakt nuk zgjedhim gjë prej g...
Ka mjaftuar denoncimi i një të reje në rajonin e policisë, ...
Një shtetas i është drejtuar rajonit të policisë, pasi tre ...
Sot ne 25 vjetorin e FRESSH, Edi Rama mbajti nje fjalim te g...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në 25 vjetorin e ...
Partia Demorkatike ka kerkuar hetim dhe transparence per pas...
Partia Demokratike nuk ka zhvilluar dje asnjë aktivitet në l...
Një efetiv i burgut të Bënçës ka aksidentuar rëndë një të m...
Forumi Rinor i Partisë Socialiste feston sot 25-vjetorin e k...
Marrëdhëniet mes koalicionit qeverisës ftohen çdo ditë e më ...
Zbardhen shkaqet e dhunimit të biznesmenit në Elbasan. Nga ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...