Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Për shkak të ndryshimeve në ligjin e procedurës tatimore që nga 1 Janari vitit 2017, bizneset do të ndjekin një rrugë të re për të apeluar vendimet e Administratës Tatimore ndaj tyre. Tani ankimimi bëhet tek Ministria e Financave, pranë Drejtorisë së Apelimit Tatimor, e cila më parë ishte në varësi në Drejtorisë së Përgjitshme të Tatimeve.
Dokumentat për tu ankimuar
-Duhet të kesh një dokument (të dërguar nga administrata tatimore) i cili prek interesat e tatimpaguesit (lexo më poshtë se ç?mund të jetë ky dokument).
-Të ankohesh brenda 1 muaji nga marrja dijeni për aktin administrativ që të ka dërguar administrata tatimore.
-Brenda këtij muaji duhet të paguash ose të vendosësh garanci bankare për detyrimet që përmban njoftimi i vlerësimit së bashku me kamatëvonesat deri në datën e pagesës. Gjobat, as nuk parapaguhen e as vihet garanci.
-Kujdes: Pa këto dokumenta, Drejtoria e Apelimit e refuzon ankimin.
Përse mund të ankoheni:
-Për çdo ?Njoftim-vlerësimi për detyrimet tatimore? që ju ka dërguar administrata tatimore dhe ju me gjykoni të padrejtë.
-Çdo akt tjetër administrativ që ndikon detyrimin tatimor të tatimpaguesit, përfshirë edhe kërkesën për kompensim.
-Çdo akt që ndikon në kërkesën për rimbursim të tatimpaguesit.
-Çdo akt që ndikon në kërkesën e tatimpaguesit për lehtësim tatimor.
-Mund të ankimohen gabimet e bëra nga administrata në llogaritjen e përqindjes së kamatëvonesës.
-Vendosjen ose gabimet në llogaritjen e shumave dhe llojeve të ndryshme të gjobave.
-Ankimi mund të bëhet edhe kundër një mosveprimi, të administratës tatimore që ndikon në detyrimin tatimor të tatimpaguesit.
-Kujdes, nuk mund të ankimohen masat administrative që kanë të bëjnë me masat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore si urdhër bllokimi i llogarive bankare; njoftim dhe kërkesë për të paguar; njoftimi për palë të treta dhe aktet administrative që lidhen me konfiskimin e mallrave.
Dokumentat që duhen dërguar në Drejtorinë e Apelimit për ankimin:
-Kërkesën me shkrim ku të përshkruajë pretendimet e tij. Në këtë kërkesë duhet të shënohen emri dhe adresa e tatimpaguesit; numri i regjistrimit të tatimpaguesit (NIPT-i) dhe në mbyllje të saj e nënshkruan.
-Aktin administrativ të nxjerrë nga administrata tatimore.
-Vërtetimin e pagesës së detyrimit dhe kamatëvonesave (urdhër-pagese i kaluar në bankë). Në mungesë të pagesës, garanci bankare ku të përfshihen detyrimet+ kamatëvonesat.
-Informacione në mbështetje të ankimit si raporte kontrolli, proces-verbale, akte-konstatimi etj.
-Çdo dokument tjetër që ankimuesi e çmon të rëndësishme se ndihmon zgjidhjen e drejtë të çështjes.
Si dërgohet ankimi në Drejtorinë e Apelimit?
Ankimi mund te dorëzohet dorazi ose dërgohet me postë rekomande. Datë e marrjes se ankimimit nga Drejtoria e Apelimit Tatimor konsiderohet data e protokollimit në për ankimet e dorëzuara dorazi dhe data e dorëzimit në postë kur ankimi bëhet nëpërmjet postës.
Kujdes! Tatimpaguesi, në dokumentat që dorëzon për ankim, duhet të vërtetojë datën e marrjes së aktit administrativ, objekt ankimi. Si provë, mund të shërbejë kopja e zarfit nëpërmjet të cilit është dërguar ankimi pranë tatimpaguesit, kopja e regjistrimit të dorëzimit të objekteve postare nga zyra postare etj.
Disa çështje që duhen mbajtur parasysh gjatë apelimit:
Drejtoria e Apelimit gjatë shqyrtimit mund të kërkojë dokument shtesë dhe tatimpaguesi është i detyruar t?i përgjigjet kërkesës.
Barra e provës për të vërtetuar të kundërtën e vlerësimit të administratës tatimore i takon tatimpaguesit.
Në rast se tatimpaguesi e ka humbur afatin e ankimit, ai duhet të argumentojë dhe provojë me dokumentacionin e nevojshëm se humbja e afatit të ankimit nuk është për faj të tij.
Mbas rivendosjes në afat, ankimi duhet bërë mbas 15 ditësh e jo pas 1 muaji sikurse ishte pa e humbur këtë afat.
Në rast se tatimpaguesi ka dëshirë të dëgjohet edhe me gojë, ai mund ta kërkojë këtë në ankimin e vet.
Ja ku mund ta lexoni më hollësisht bazën ligjore të ankimit
Ligji 9920 datë 19.05.2008 ?Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë? nga neni 106 deri tek neni 110.
Udhëzimi i Ministrit të Financave nr. 24 datë 02.09.2008 ?Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë? nga paragrafi 106 deri tek paragrafi 110./Monitor
Ai është fizikanti më i famshëm që prej Albert Ajnshtajnit d...
Faqet e para te shtypit....
Dite me fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidh...
Këtë jave do jeni me te kuptueshëm, me tolerante dhe me te h...
Ai u bë i njohur me videot e tij nga sheshi “Nënë Tereza” në...
Nga Mero BazeËshtë e vërtetë se bën më shumë ftohtë, nëse sh...
Anonymous Albania kanë mbajtur një qendrim për arrestimin e ...
Qeveria britanike duhet te injoroje publicitetin e 5G dhe te...
Të vërteta ose jo, këto janë plot dhjetë parashikimet më të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar per debatet e Edi R...
Një nga problemet kryesore për të gjithë ne është heqja e ki...
Të gjithë e kemi këtë problem: çfarë filmi do të shikojmë?Më...
Varianti i Samsung Galaxy S7 edge në ngjyrën Blue Coral, i c...
Nje aksident me nje viktime raportohet te kete ndodhur pak m...
Psikologes së “The Sun” i shkruan një djalë 27-vjeç i cili ...
Në një shërbim pune, në një qytet periferik perëndimor më bë...
Giuliano Foschini gazetar me stash 10 vjecar i La Repubblica...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...