Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Nga Mero Baze
Është e vërtetë se bën më shumë ftohtë, nëse shikon televizionet, se sa kur del jashtë. Ka më shumë borë dhe akull në ekrane, se në rrugë dhe më shumë qeveritarë të veshur me kapuçë e çizme, se sa qytetarë. Mund ta themi pa drojë se qeveria e ka tepruar me betejën e saj publike, për dimrin që na ka zënë derën, sidomos me paralajmërimet për ?më të keqen? që mund të vijë.
Por kjo fushatë e saj qartazi politike, ka zbuluar disa probleme që duhet të na kthehen në mësim.
Fillimisht ka zbuluar nevojën për solidaritet dhe vullnetarizëm. Durrësi, ku bora është mysafire dekadash, është ende me rrugica me akull dhe një bregdet si Golemi i ka ende rrugicat e ngrira, ngaqë askush nuk e di që ato duhen pastruar vetë pasi bie borë. Presin diçka nga bashkia apo shteti, meqë i shikojnë dhe në TV me xhupa, por harrojnë të dalin tek dera e shtëpisë e të pastrojnë rrugën ku mund të thyejnë kockat e të përfundojnë në spital. Siç dhe ka ndodhur me shumicë këtë javë.
Thirrja e Veliajt në Tiranë për të trokitur në dyert e fqinjëve të vetmuar, dhe ndihma për njerëzit që mendon se nuk kanë ku të flenë, është po ashtu një traditë njerzillëku, që duhej të vinte ky dimër për t?u ngjallur. Të dhënat flasin se ka mbi 100 telefonata tek zjarrfikset e Tiranës dhe në polici nga qytetarë, që raportojnë për fqinjë të tyre që nuk ju hapin derën dhe në disa raste ndërhyrjet kanë rezultuar vendimtare për t?i shpëtuar. Pra solidariteti ka funksionuar dhe plot njerëz janë kujtuar se dikush krah tyre mund të jetë në hall.
Dimri ka zbuluar se cilësia e ndërtimeve tona nuk është problematike vetëm ndaj tërmeteve për të cilët kemi frikë se do bien një ditë. Mjaftoi ky i ftohtë dhe të gjithë ndryshuam orarin e dushit nga mëngjesi në mbasdite, pasi depozitat janë ngrirë, tubat po çahen, filtrat po shpërthejnë dhe uji po ikën dëm. Ky dimër dedektoi abuzimin tonë të madh me infrastukturën e ndërtimit të pallateve, me depozitat sipër tyre, me tubacionet e jashtme dhe mbi të gjitha me papërgjegjësinë për të qenë brenda standardeve të një ndërtimi në kryeqytet.
Dimri po ashtu ka zbular problemin e ngrohjes në shkolla dhe kopshte, si një problem që ekziston si traditë e munguar. Opozita është kapur me këtë histori si zbulim, a thua se kur qeverisnin ata tre vite më parë, në shkolla mund të rrije me kanotjere. E vetmja gjë e re, sivjet është dimri, dhe ai e zbuloi dhe këtë problem. Unë nuk e di në çfarë mase ka ndikuar epidemia e gripit dhe në çfarë mase ngrohja e shkollave, në vendimin për ta shtyrë mësimin dhe një javë, por më duket shumë normale që shkollat dhe kopshtet të mbyllen qoftë dhe për mungesë ngrohjeje. Kjo është një infrastrukturë që mungon në arsimin tonë dhe duhet t?ia nisim ta zgjidhim në mënyrë rrënjësore përmes ngrohjes me gaz, pelet apo energji elektrike sipas rastit. Universiteti i Tiranës ka pasur kaldajë ngrohjeje deri në vitin 1990, që ngrohte çdo auditor dhe tani nuk kanë më ngrohje as kopshtet e shkollat. Shtyrja e shkollës është një vendim i drejtë, pasi ato mund të zëvendësohen.
Nuk e kuptoj pse opozita bën sikur ka zbuluar diçka korruptive kur thotë që nuk ka ngrohje, në vend që ta ngrejë si problem se si ta organizojmë ngrohjen në shkolla. Është një probem i zbuluar nga dimri i këtij viti, dhe i mbuluar nga rrumpalla e viteve të ngrohta, që kanë bërë të mundur të shtyhet me papërgjegjësi.
Një tjetër problem që nxjerr zbuluar ky dimër janë rrugët. Shqipëria ka rrugë të reja nga Veriu në Jug, por është e tmershme të mendosh se investimi ynë më i madh, ajo që quhet ?Rruga e Kombit? me 1.3 miliard euro është thuajse e pakalueshme në pjesën shqiptare dhe e thatë në Kosovë. Asnjë kompani e mirëmbajtjes nuk ka llogaritur që duhet pastruar nga dëbora. Autostrada Duurës- Kavajë kishte sot akull mes trafikndarëses që shkrinte në rrugë dhe krijonte po aty shtresa akulli. Askush nuk përgjigjet për rreziqet që vijnë nga dëbora në rrugë. Aksioni masiv i qeverisë për të hapur rrugë të mbylllura, apo për të bërë thirrje për zinxhirë, është një sforcim politik për të shpëtuar situatën. Ne duhet të sillemi me rrjetin rrugor, si me një infrastukturë që duhet mirëmbajtur 12 muaj. Ky dimër kaq i shkurtër tregoi se ne fare papritur, mund të mebtemi pa rrugë, nëse bie dëborë.
Për t?u kthyer dhe një herë tek angazhimi i qeverisë për të përballuar dimrin dhe epideminë e gripit, duhet të themi se këtu grip dhe të ftohtë ka pasur gjithnjë pavarësisht se shpesh harrohen. Por ky dimër vlen për të kuptuar se për ta përballuar atë duhet që Shqipëria të investojë në infrastrukturën e saj si një shtet me katër stinë, të investojë në solidaritet dhe vullnetarizëm, dhe të sillemi si një shoqëri normale, që kemi të sëmurë, që kemi pleq të vetmuar, që kemi rrugë me dëborë e shkolla pa ngrohje . Dhe këto duhet t?i kthejmë në politika, që duhen korrigjuar. Pastaj kur të vijë dimri nuk ka nevojë, as për aksione në rrugë dhe as për emergjenca civile. Thjeshtë ta jetojmë dimrin, si në dimër.
Anonymous Albania kanë mbajtur një qendrim për arrestimin e ...
Qeveria britanike duhet te injoroje publicitetin e 5G dhe te...
Të vërteta ose jo, këto janë plot dhjetë parashikimet më të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar per debatet e Edi R...
Një nga problemet kryesore për të gjithë ne është heqja e ki...
Të gjithë e kemi këtë problem: çfarë filmi do të shikojmë?Më...
Varianti i Samsung Galaxy S7 edge në ngjyrën Blue Coral, i c...
Nje aksident me nje viktime raportohet te kete ndodhur pak m...
Psikologes së “The Sun” i shkruan një djalë 27-vjeç i cili ...
Në një shërbim pune, në një qytet periferik perëndimor më bë...
Giuliano Foschini gazetar me stash 10 vjecar i La Repubblica...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Qeveria e Shqipërisë duhet që me notë zyrtare diplomatike, t...
Facebook, i cili ka blerë këtë aplikacion, tha se gjatë viti...
Shkoi te fqinji për ta uruar për Vitin e Ri, abuzon me vajzë...
Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është shpallur në kërkim ...
Forcat e Armatosura janë angazhuar sot në disa misione shpët...
Dje u shënua viktima e parë nga të ftohtët në qytetin e Durr...
Citynews solli dje disa foto nga rrugët kryesore të qytetit ...
Citynews publikoi dje disa foto të qytetit të Pogradecit ku ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...