Video/ Femra, ja si mund t’i zmadhoni vithet në mënyrë natyrale
Ushtrimet që shihni në videon më poshtë, sipas ekspertëve, d...
?GAZETARI: 40 vjet izolim total! Eshtë Shqipëria komuniste, toka e shqiponjave, një vend malesh jo më larg se 100 kilometra nga Puglia. 40 vjet qeverisje staliniste-diktatoriale nën udhëheqjen e Enver Hoxhës. Një izolim që e ka mbajtur larg Europës, ndonëse ka histori dhe kulturë të përbashkët me Italinë, Greqinë, Ballkanin. Por tani edhe Shqipëria duket se po lëviz.
Në mes të dhjetorit, përplasje dhe demostrata kundër qeverisë detyruan presidentin Ramiz Alia, trashëgimtar i Enver Hoxhës, të pranonte më shpejt procesin e ndryshimit. U autorizua sistemi multi partiak, zgjedhjet elektorale dhe liria e fesë. Lindi partia e parë opozitare, Partia Demokratike të cilës ju shtua këtë javë dhe partia e dytë, Partia Ekologjike.
Gjatë pleniumit të Partisë Komuniste, Ramiz Alia pranoi se me centralizimin ekonomik janë bërë disa gabime dhe shpalli se partia do të braktiste stalinizmin. Statuja e Stalinit që ngrihej në rrugët e Tiranës u hoq. Por ajo e Leninit mbeti. Zgjedhjet e para me shumë parti të Shqipërisë janë fiksuar të mbëhen më dhjetë shkurt. Partia Demokratike akuzon qeverisë se ka vendosur një datë kaq të afërt për t?i penguar ata që të organizohen. Kemi folur për këtë me një nga liderët e PD-së, Gramoz Pashkon, profesor ekonomie në Universitetin e Tiranës.
GRAMOZ PASHKO: Qeveria na pranoi, na legalizoi shumë shpejt, por jo seriozisht. Ishte një mënyrë për të qetësuar ujërat dhe për të ndalur tensionin në vend. Duan të shfaqen si një parti që pranon pluralizmin por nuk veprojnë kështu. Na ndalojnë në të gjitha mënyrat të legalizohemi, të rritemi, hedhin baltë mbi ne, ndalojnë aktivistët tanë të lëvizin në qytete dhe të shpërndajnë programin tonë.
GAZETARI: Në një vend që nuk njeh demokracinë, janë të shumtë ata që druajnë se mund të ketë përplasje midis militantëve dhe forcave të rendit, si psh në Rumani. A do të ketë një revolucion të dhunshëm në Shqipëri? Pyetëm për këtë Sali Berishën, kardiolog, tjetër personalitet i partisë së re demokratike.
SALI BERISHA: Filozofia jonë është jo dhuna. Do të bëjmë gjithçka do mundim që të mos derdhet qoftë dhe një pikë gjak në rrugët tona. Por kjo është dhe përgjegjësi e qeverisë. Nëse provokohet një konflikt, mund të ketë një masakër. Të gjithë janë të bindur, megjithatë të gjitha problemet në Shqipëri do zgjidhen me dialog.
GAZETARI: Qeveria ndërkohë hesht. Eshtë jo e mësuar me mjetet demokratike dhe e terrorizuar që të përballet me gazetarët. Në fund të pleniumit të Partisë Komuniste, përqafimet e partisë, të mbrojtura nga një ushtri dhe policë me uniformë dhe civilë, sfilojnë përpara por pa shpallur asnjë nga vendimet e marra. Më tutje njohim djalin e Enver Hoxhës, Ilirin por edhe nga ai nuk arritëm të marrim përgjigje. I vetmi që pranoi pyetje direkte ishte zëvëndës ministri i punëve të jashtme, Mehmet Kapllani.
PYETJE: Përse kjo qeveri nuk pranon të shtyjë zgjedhjet që janë fiksuar për t?u mbajtur në shkurt?
MEHMET KAPLLANI: për të qënë më të saktë, nuk është qeveria por populli, presidiumi i asamblesë së popullit, që është organ legjislativ dhe jo qeveria, që është organ ekzekutiv. Në të vërtetë nuk ka refuzuar që të shtyjë zgjedhjet por ka shpjeguar se nuk ka arsye që të justifikojnë shtyrjen. U fiksua data, po ashtu dhe konkurentët, në moment të fundit nuk mund të ndalohet autobuzi për të hypur të fundit që vjen.
GAZETARI: Por shtytja për ndryshim vjen para së gjithash nga falimentimi ekonomisë. Në Shqipëri mungon gjithçka, një kostum kushton sa një muaj rrogë, një palë këpucë sa pegesa e një jave, ndërsa një televizor kushton sa paga e gjashtë muajve. Në dyqane mishi është me racione, perimet janë të pakta. Ka vetëm ndonjë dyqan me bluza, disa lodra të mjera për fëmijët. Pavarësisht vështirësive të mëdha njerëzit janë të hapur, bujarë, mikpritës dhe tregojnë mënçuri për të përqafuar të renë.
BERBERI: Jam i lumtur me gjithë këto ndryshime. Shpresoj të përmirësoj edhe mjetet e mia të punës.
NJE QYTETARE: Më pëlqen kjo rrugë që filloi të ndodhi këtu tek ne, ndoshta pak me vonesë por është një rrugë shumë e bukur. Të gjithë morën pjesë, edhe punëtorët. Jam shumë e lumtur.
GAZETARI: Për të hedhur themelet e ekonomisë së tregut qeveria ka autorizuar tashmë pronën private dhe vetë menaxhimin, por tentativat e para deri tani janë një resorant dhe disa ambulantë që shesin shishqebap. Në fabrikat e Tiranës, dhjetëra vite propagandë nuk fshehin dot realitetin dhe kushtet e punës; makineritë e vjetra dhe të rrezikshme, zhurmë shurdhuese, orare ndëshkuese prej 48 orësh në javë për një pagë prej rreth 550 lekësh, kati 60 mijë lireta në muaj. Në të vërtetë punëtorët nuk dinë ç?është kolektivizimi, dhe presin që autoritetet të bëjnë diçka për të përmirësuar gjëndjen.
NJE PUNONJESE: Eshtë partia që duhet të përmirësojë kushtet e punës por nuk bëjnë mjaftueshëm. Medojmë që duhet të bëjnë më shumë.
GAZETARI: Në qytete dhe në industri partia opozitare (PD) ka arritur të përçojë mesazhin e saj. Por në fshatra, punëtorët janë akoma besnikë të Partisë Komuniste, Enver Hoxhës dhe benjaminit të tij, Ramiz Alisë.
NJë FSHATAR: Jam pjesë e rinisë komuniste, i jam besnik partisë dhe i tillë do mbetem gjithmonë. Të rrojë Ramiz Alia!
GAZETARI: Pavarësisht koncensioneve shumë njerëz nuk kanë besim tek reformat e Alisë. Mbi 6 mijë shqiptarë janë arratisur për në Greqi gjatë muajit dhjetor. Përpara ambasadës Jugosllave në Tiranë rrinë të gjithë ata që përpiqen të marrin një vizë tranzit në Kosovë me justifikimin se do takojnë të afërmit. Sistemi stalinist i Enver Hoxhës i kishte imponuar Shqipërisë ateizmin total. Edhe vetëm të mbaje në dorë një rozar apo një fotografi fetare, ishte një akt që ndëshkohej rreptë. At Simon Jubani, fajtor se vazhdon aktivitetin fetar, sapo ka dalëpas 26 vitesh burg.
GAZETARI: A është e vërtetë se pokërkoni të themeloni një parti të re, Partinë Kristian Demokratike?
AT SIMON JUBANI: Natyrisht, nose ne nuk do ndërtojmë dhe formojmë një parti demokristiane, ne nuk do kemi të drejta politike, nuk do kemi një qeveri përfaqësuese.
GAZETARI: Tani njerëzit vijnë nga i gjithë vendi për të sjellë dëshminë e rizgjimit politik, shpirtëror të Shqipërisë?
Ushtrimet që shihni në videon më poshtë, sipas ekspertëve, d...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka tha se Partia D...
Në vitin 1832, studentët e Universitetit të Jeilit në SHBA ...
Konsiderohet parashikuesi më i famshëm i të gjitha kohëve, e...
Serbia nuk do të heqë dorë nga urdhër-arrestet, deklaroi pre...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka derguar një letër ...
Samsung Electronics Co. Ltd. sot zbuloi një bashkëpunim me U...
Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjyq një të ri të ak...
Presidenti Bujar Nishani ka bërë për herë të parë bilancin e...
Franca, që është një shtet me kujtesë historike edhe në marr...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka inspektuar sot situat...
Pas akuzave të një politikani zviceran, “zbuluesi” i famshëm...
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është shprehur në një lid...
Disa automjete janë bllokuar në aksin Peshkopi – Tiranë si p...
Lulzim Basha ka ngushëlluar sot familjen e 22 vjecarit, Estr...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori drejtu...
Gripi dhe i ftohti i madh shtyjnë pezullimin e mësimit edhe ...
Reshjet e dëborës të rëna gjatë 24 orëve kanë shkaktuar bllo...
Vajzat e një klubi striptizmi kanë sfiduar jo vetëm temperat...
Policia e Tiranës u ka ardhur në ndihmë disa qytetarëve të c...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...