web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të pathënat e Lori Hoxhës

3 Janar 2017, 11:00, Lifestyle CNA

Lori Hoxha është një nga personazhet më të ndjekura në rrjete sociale. Më së shumti kjo ndodh sepse prej kohësh kjo e fundit është kthyer edhe në një model për vajzat e reja me mënyrën se si ajo vishet dhe si e kuron imazhin. Lori shpesh poston fotografi edhe nga udhëtimet e saj të shumta gjatë vitit, ku ndan eksperiencat e bukura me ndjekësit e saj. Snapchat-i është vendi ku blogerja është dhe më e lirshme në komunikimin me ndjekësit që ka.

Mbrëmjen e kaluar ajo ka vendosur që nëpërmjet këtij aplikacioni të tregojë disa nga sekretet që janë fshehur pas fotografive apo videove që ajo ka postuar në vitin 2016, duke i shoqëruar ato me ndonjë koment me humor, siç i shkon më së shumti për shtat.

Këtu Lori ka treguar një moment të vitit 2016 ku ajo ka vendosur t?i dedikohet vrapit. Me humor ajo ka thënë ?ai minuti i nxehtë kur mendova se mund t?i futesha rutinës së vrapit? duke na lënë të kuptojmë se ajo nuk e shijon këtë aktivitet.

Më pas, duke postuar një fotografi me filtrin e Snapchat-it, që tregon mërzitje, Lori është shprehur: ?Gjendja ime gjatë gjithë vitit? (sigurisht edhe këtu ka përdorur doza humori).

?Kam 592015 fotografi me filtrin e qenit? ? është shprehur Lori.

?Atëherë kur nuk kisha drita? ? thotë në një tjetër.

?Nisa të shikoj ?House of Cards? dhe e mbarova për dy javë?.

?Teksa po shkrepja këtë foto, kam qenë duke ngrirë?, ? ka shkruar ajo teksa ka pozuar pranë kullës Eifel në Paris.





08:00 Lifestyle

Flet Monica Belluci

Edhe pse i ka kaluar të 50-at, Monica Bellucci mbetet një ng...

Lajmet e fundit nga