Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokuori regjistruesin dhe nëntë nëpunës të hipotekës Lushnjë.
Sipas KLSH, zyrtarët e hipotekës në Lushnje kanë kryer regjistrimin në mënyrë abuzive të një pasurie prej 3000 m2, pa marrë konfirmimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Gjithashtu ata kanë regjistruar në mungesë të kontratave të marrëdhënieve me truallin (kontratat e qirasë) dhe pa likuidimin total të vlerës së objektit, duke shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në shumën 61,912,800 lek.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 812/1, datë 24.08.2016, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Lushnjë, për periudhën 01.01.2014- 30.06.2016. Në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 157, datë 24.12.2016, të cilat janë përcjellë në subjekt me shkresën nr. 812/19, datë 26.12.2016.
ga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh, ndër të cilat më kryesoret janë:
1. Në 1 rast është regjistruar pasuria ?Ullishte? me sipërfaqe 3000 m2, bazuar në një vendim të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, i cili ka ardhur në ZVRPP jo nga ATP, por dorazi nga aplikuesi. Megjithëse ky vendim përmban mangësi thelbësore, nga ana e ZVRPP-së Lushnjë regjistrimi është bërë në mënyrë abuzive, pa ardhur konfirmimi i vlefshmërisë së këtij akti nga ATP Tiranë, në kundërshtim me Ligjin nr. 33, datë 21.03.2012 ?Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme?.
2. Nga auditimi në 2 zona kadastrale, u konstatua se ishin kryer regjistrime të objekteve të përfituara nga ligji Nr. 7512, datë 10.08.1991, ?Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit?, në mungesë të kontratave të marrëdhënieve me truallin (kontratat e qirasë) dhe pa likuidimin total të vlerës së objektit, duke shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në shumën 61,912,800 lekë, në kundërshtim me Rregulloren e Brendshme të ZQRPP nr. 184, datë 8.4.1999 ?Për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme?.
3. Në 1 rast, rezultoi se është regjistruar një pasuri, ndërtesë 138 m2, pa pasur origjinë pronësie e leje ndërtimi, duke u bazuar vetëm në një vendim të Komitetit Ekzekutiv KP të Qytetit nr.46, datë 29.09.1990, që bën fjalë për shpërndarje kredie bankare, pa pasur dokumentacion ligjor pronësie për ndërtesën apo për truallin (leje ndërtimi ose vendim gjykate para vitit 1991) në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 193 të Kodit Civil, nenin 24, të ligjit 33/2012, rregulloren nr.184, datë 08.04.1999 dhe urdhrin nr. 1400, datë 25.10.2010.
4. Nga auditimi i regjistrimit të një pasurie, rezultoi që nuk është bërë saktësimi i sipërfaqeve sipas librit të ngastrave (LN)/Aktit të marrjes së tokës në pronësi (AMTP), duke përfituar më tepër një sipërfaqe prej 4063 m2. ZVRPP-ja Lushnjë nuk i është drejtuar mbajtësit të parë të titullit të pronësisë dhe komunës/bashkisë për të bërë saktësimin e planvendosjes sipas sipërfaqes së çdo pasurie të dhënë në AMTP, në papajtueshmëri me Ligjin nr. 33, datë 21.03.2012 ?Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme? dhe UKM nr. 2, datë 13.06.2013 ?Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)?.
5. Në tre raste të regjistrimit të pasurive me sipërfaqe totale 74214 m2 ?arë?, rezultoi që mungojnë AMTP-të, duke ligjëruar në këtë mënyrë kryerjen e veprimeve absolutisht të pavlefshme. Gjithashtu ZVRPP-ja, nuk i është drejtuar mbajtësit të parë të titullit të pronësisë, bashkisë dhe DAMT-it, pranë këshillit të qarkut, me kërkesën që, nëse disponojnë kopjen origjinale të AMTP-së, ta paraqesin në ZVRPP, veprim në papajtueshmëri me Ligjin nr. 33, datë 21.03.2012 ?Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme?.
6. Nga auditimi rezultoi se në katër raste janë regjistruar pasuri në zbatim të Ligjit ?Për Urbanistikën?, në mungesë dhe pasaktësi të dokumentacionit tekniko ligjor, si: mungesa e studimit urbanistik pjesor i miratuar dhe akti i kolaudimit të ndërtesave, vlera preventive e objektit e ndryshme nga vlera e situacionuar, nuk ka përputhje të sipërfaqes së sheshit të ndërtimit me sipërfaqen në pronësi, veprime në papajtueshmëri me Ligjin nr. 33, datë 21.03.2012 ?Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme?, me Ligjin nr 8402, datë 10.09.1998 ?Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit?, të ndryshuar, me Ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 ?Për Urbanistikën?, i ndryshuar dhe me Ligjin nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, i ndryshuar.
7. Në 5 raste, janë kryer pranime të dokumentacionit dhe regjistrime të pasurive të paluajtshme me të meta dhe mangësi, si: kërkesat e personave të interesuar nuk janë të regjistruar në protokollin e ZVRPP Lushnje; mungojnë relacionet për verifikimin në vend të kërkesave qytetare, të cilat duhej të dokumentoheshin me pagesën për këtë qëllim; nuk janë verifikuar elementët e formës dhe të përmbajtjes së aktit administrativ.
Për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për katër ish- Regjistruesit e ZVRPP-së Lushnjë E.B., B.K., S.K. e A.H., për 3 ish-specialistët D.L. ish-përgjegjës i sektorit të regjistrimit, G.D. ish jurist dhe S.K. ish jurist, si dhe për 2 specialistët, E.R. hartograf dhe A.Ll. hartograf, për konsumimin e figurës së veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Zëvendëskryeminsitri Niko Peleshi, ka deklaruar sot nga qyte...
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, organizoi aktivit...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Le...
Gjykata e Tiranës dënon me 9 vjet burg një 56-vjeçar nga Val...
Video e mëposhtme tregon masakrën më të fundit të kryebashki...
Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur menjëherë KQZ q...
Një grua 42 vjeçe nga Tirana, T. N. ka bërë kallëzim në Pol...
Partia Demokratike ka zgjedhur kryetarin e saj në degën e Rr...
Reshjet intensive të dëborës në qarkun juglindor të vendit k...
“Ndërrohet trajneri, ose përforcohet skuadra”.Ishte ky refre...
Gjykata e Apelit në Krimet e Rënda ka pushuar çështjen ndaj ...
Sot Komisioni i Fatmir Xhafes ne kundershtim me ligjin anulo...
Mjetet e zjarrfikëses së Korçës duket se janë multifunksiona...
I nderuar zoti Elvis-in,Roshi, Sot u bë mbledhja e dytë e jo...
Janë zbardhur kërkesat e Prokurorisë dërguar Komisionit Qend...
Dy forcat më të mëdha politike janë përplasur sërish për ref...
Një vajzë nga Durrësi ka arritur që të ruajë mesazhet që ka ...
Janë zbardhur taksat që do të paguhen për të kaluar në Rrugë...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...