web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dekriminalizimi/ Prokuroria: Po verifikojmë 20 zyrtarë të lartë

28 Dhjetor 2016, 16:23, Aktualitet CNA

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur menjëherë KQZ që kërkoi fakte shtesë për 3 zyrtarët që rrezikojnë mandatin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi  organit të  akuzës  që   t?i vinte në dispozicion  numrin dhe datat e vendimeve përkatëseve të gjykatëve për kryetarin e bashkisë se Kavajës, Elvis Rroshi dhe dy  deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.

Ora News shkruan se bëhet fjalë për dokumenta që KQZ  aktualisht i ka, por thjesht i janë ridërguar gjatë dites se martë.

Ndërkohë zyrtarisht mësohet se  20 nga 570 zyrtarët që janë duke u verifikuar nga sektori i dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme  i përkasin  niveleve të larta si deputetë dhe kryebashkiakë.

Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se pjesa dërrmuesë e raste janë përcjellë nga departamenti i administratës publikë duke qënë se kanë edhe numrin më të madh të subjekteve që vetëdeklarojnë  në kuadër të ligjit për dekriminalizimin .

Ndërsa pjesa tjetër ka ardhur nga institucione si KQZ , presidenca, Kuvendi  dhe Këshilli i Ministrave.

Mësohet se deri tani është marrë vendim për 170 raste ndërsa të tjerat janë ende  në fazë  verifikimi. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se  për rreth 40 raste  është  vendosur  ndjekja penale  pranë prokurorive të rretheve gjyqësore për veprën penale të ?falsifikimit të formularëve? .

Për 50 raste është konstuar fakti se u ndalohet të ushtrojnë funksione publike . Ndërsa per pjesën tjetër është verifikuar se nuk kanë probleme me ligjin.





Lajmet e fundit nga