Olta Xhaçka sulmon Kokëdhimën/ Trushkulur?
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka folur për ar...
BE-ja përballë një “poli”-krize: refugjatët, Brexit-i, borxhet, terrorizmi dhe Turqia. Një retrospektivë.
Kriza e refugjatëve
Viti filloi sikurse mbaroi, me krizën e refugjatëve. Mijëra vetë vinin çdo ditë përmes Ballkanit. Austria qe vendi i i parë që mbylli kufijtë e saj me Slloveninë dhe Hungarinë. Edhe shtetet e Ballkanit mbyllën gradualisht kufijtë e tyre. Refugjatët dhe emigrantët grumbullohen në Greqi.
BE-ja dhe Turqia bien dakord për t’i penguar me efektivitet refugjatët dhe emigrantët. Duke filluar nga 20 marsi të gjithë njerëzit që hynin nga Turqia në Greqi ekstradohen në Turqi. BE-ja vendos t’i mbrojë më me forcë kufijtë e saj. Kritikat e BE-së ndaj kancelares Merkel për shkak të politikës ndaj refugjatëve, ndikojnë edhe në Gjermani, ku në zgjedhjet për parlamentet e disa landeve fitoi partia populiste e djathtë “AfD”. Edhe në vende të tjera të BE-së partitë populiste të djathta fuqizohen.
Krizat në BE dhe Brexit-i
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, u shpreh në një intervistë për “euronews” se për shkak të shumë krizave në BE dhe tensioneve në rritje në mes të shteteve anëtare të BE-së gjendja duket e zymtë. “BE-ja është në një gjendje të mjerueshme. Forcat ekstreme centrifugale po fitojnë në zgjedhje dhe referendume. Nëse vëmë në pikëpyetje tani thelbin e projektit evropian, atëherë ne luajmë me të ardhmen e brezave të ardhshëm”, tha ai.
Grusht i fortë në stomakun e BE-së ishte triumfi i nacionalistëve në Britaninë e Madhe. Pas vendimit për Brexit-in në krye të vendin vjen Theresa May, e cila thotë: “Brexit-i është Brexit” . 27 shtetet e tjera anëtare refuzuajnë të bëjnë lëshime ndaj britanikëve dhe i bëjnë thirrje kryeministres që të paraqesë planin për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Por me sa duket ajo nuk ka ndonjë koncept të tillë dhe do ta bëjë kërkesën zyrtare për daljen nga BE-ja në fund të marsit 2017.
Sulme terroriste
Në mars Brukseli tronditet nga disa sulme me bomba të islamikëve, prej të cilave gjetën vdekjen 32 vetë. Gradualisht hetuesit zbulojnë një rrjet terroristësh nga Belgjika, Franca dhe Siria. Disa syresh kishin ardhur në shkurt si refugjatë përmes Ballkanit. BE-ja vendos kontrolle të përforcuara për qytetarët e BE-së dhe një bashkëpunim më të fortë të shërbimeve sekrete.
Në korrik pasojnë sulmet terroriste në Nisë, kur një terrorist islamik tunizian mësyu me një kamion shëtitoren e plazhit dhe vrau 85 vetë. Franca dhe Evropa nuk mund ta besonin këtë gjë. Presidenti francez Hollande vihet nën presion të fortë. Në jug të Francës forcohet partia populiste e djathtë “Fronti Kombëtar”. Njerëzit kërkojnë siguri.
Në dhjetor terrori godet edhe Gjermaninë. Edhe këtu një kamion mësyu në mes të stendave të tregut të Krishtlindjeve në sheshin Breitenscheidplatz në Berlin. Ai u përplas dhe shkatërroi disa nga stendat dhe për pasojë gjetën vdekjen 12 vetë dhe u plagosën 48 të tjerë, disa syresh rëndë.
Grusht shteti në Turqi
Presidenti turk Recep Tajip Erdogan arrin të shtypë një përpjekje pët grusht shteti. Ai konsolidon pushtetin e tij përmes një fushate arrestimesh dhe spastrimesh. Numri i sulmeve terroriste nga ana e islamistëve dhe e kurdëve në Turqi shtohet. BEja e kritikoi Erdoganin, por ajo ka gjithashtu nevojë për të sepse ai strehon emigrantët. Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini e përshkruan këtë spargatë me fjalët: “Ne mbështesim plotësisht institucionet demokratike dhe legjitime. Megjithatë, nuk ka asnjë justifikim për të tilla reagime që dëmtojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut .” Erdogani kërcënon disa herë se do ta abrogojë marrëveshjen për refugjatët, po në fund të fundit nuk e bën këtë.
Në nëntor Parlamenti Evropian kërkoi ngrirjen e negociatave për pranimin e Turqisë në BE, për shkak të shkeljes së vlerave themelore evropiane në këtë vend. Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk iu përgjigjen kësaj thirrjeje, por nuk duan të hapin një herë për një herë asnjë kapitull të ri të këtyre bisedimeve që vazhdojnë prej 11 vjetësh. Vetëm Austria është shprehur në mënyrë të qartë se Turqia nuk mund të jetë anëtare e BE-së. Për vendet e Ballkanit duhet të vazhdojë perspektiva evropiane./DW
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka folur për ar...
Ylli 25 vjecar e njohur për linjat e saj bomastike nuk ngurr...
Sot në orën 16:30, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ank...
PD ka marë një goditje të fortë në Bashkinë e Selenicës. Pas...
Kryemnistri Edi Rama duket se jeton në politike me panikun e...
Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që janë tërheqëse janë të...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti aktakuzë kundër një pe...
Më 20 janar, ish-modelja Melania Trump do të bëhet e para Zo...
(Letër e hapur për Komisionin për Çështjet Ligjore, Administ...
Ministri i financave Arben Ahmetaj ka sqaruar sot se cilat d...
Dy deputete te mazhorances e cila hesht per emrat e tyre te ...
Citynews ka mundur të sigurojë letrën e plotë që një nga dre...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të martën se Sh...
Në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, në katin e parë të pallat...
Me afrimin e zgjedhjeve politika është e aftë të kryejë çdo ...
Bashkia e Tiranës është futur kokë e këmbë në paligjshmëri p...
Njësia e Dekriminalzimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka sh...
Citynews publikoi disa ditë më parë një foto të kryeprokuror...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan se Shqipëri...
Ideja që majtoshët janë më inteligjentë është në fakt një le...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...