FOTOT/ Kush është laçiani që tentoi të përdhunojë 22 vjeçaren në Tiranë
Ndërsa shoku i tij Henri Talo ishte akuzuar edhe më herët pë...
Këto ditë të ftohta dimri por me diell dhe pa re po shfrytëzohen nga krimi i organizuar shqiptar për të intensifikuar fluturimet e avionëve të drogës. Sasia e stërmadhe e prodhimit të mbarë të kanabisit këtë vit i detyron mafiozët tanë të përdorin cdo mjet të mundshëm transporti për ta eksportuar këtë prodhim jashtë vendit. Bandat tona kriminale po përdorin nga kuajt e mushkat deri te motorët e ujit, nga kamionët TIR te autobuzët e linjave ndërkombëtare, nga superskafet me katër motorë foribord te avionët ultra të lehtë.
Pikërisht intensifikimi i ?linjave ajrore? të kriminalitetit të organizuar shqiptar ka maksimalizuar alarmin ndër agjensitë ligjzbaturese italiane nga Roja e Financës te Aeronautika Ushtarake Italiane. Italianët më në fund ?u poqën? dhe e realizuan rrezikun vdekjeprurës, që këto ?linja ajrore? mund t?i shkaktojnë Italisë dhe italianëve. Me to tashmë është provuar se nuk trasportohet vetëm kanabis me tonelat, por edhe droga të rënda me kilogramë. Me raste transportohen edhe armë, municione, lëndë plasëse dhe ?pasagjerë VIP.?
Aeronautika Ushtarake Italiane në bashkëpunim me Rojën e Financës për 4 ditë rrjesht (10-14 dhjetor) organizuan manovra të përbashkëta ushtarake stërvitore për të përballuar këtë rrezik të ri për Italinë. Me që jemi këtu, mund t?i themi ministres Kodheli dhe kryeinspektoreshës së SHIK-ut, që mos të vazhdojnë të na tregojnë përralla sikur të jenë Marika Kallamatat e Shek. XXI për gjoja sigurinë, që na eksportoka Shqipëria deri në Kurdistan dhe Afganistan. Faktikisht aero-droga shqiptare eksporton drejt Italisë, fqinje, aleate dhe mike pasiguri dhe terroristë!
Në këtë stërvitje ushtarake morën pjesë avionët dhe radarët më modernë në dispozicion të Ushtrisë italiane. Stërvitja e komanduar nga një general i aeronautikës dhe një general i finacës kishte të bënte me interceptimin e një aeroplani ultra të lehtë, që fluturonte nga Shqipëria në Itali me një ngarkesë mikse me drogë, armë dhe eksplozivë. Skuadrilia Nr. 36 në bazën ajrore të Gioia del Colle-s (Bari) ngriti në ajër 2 avionë gjuajtës të tipit Typhoon 2 F-2000 (më modernët në arsenalin italian). Këto dy aeroplanët interceptorë kanë mbajtur nën mbikqyrje dhe në markim të vazhdueshëm avionin ultra të lehtë, që po fluturonte drejt territorit italian. Ky avio-drogë ishte simuluar gjatë stërvitjes nga një aeroplan i vjetër me elikë i tipit S-208 (prodhim i viteve 60-të) në përbërje të Skuadrilies Nr. 60 të bazës ajrore të Guidonia-s.
Më pas dy elikopterë të Rojes së Finacës kanë vazhduar mbikqyrjen e avio-drogës deri sa ai është ulur në një pistë aviacioni të braktisur në zonën e Fondone-s në Lece (Lecce). Në momentin që avio-droga ulet në pistë , ndërhyjnë autopatrullat e financierëve të Komandës Provinciale të Leces (Lecce), të cilët neutralizojnë me sukses pilotin dhe ?pasagjerin? e aviodrogës duke kapur njëkohësish ngarkesën e përzjerë me armë dhe drogë.
Theksojmë se Roja e Financës në këtë stërvitje u përfaqësua nga një helikopter i klasit AË109 M prodhim i kompanisë italiane Leonardo-Finmecannica në përbërje të Seksionit Ajror Bari dhe një helikopter AB 412 HP (kopje italiane të helikopterëve amerikanë Bell), në përbërje të Seksionit Ajror të Manovrës të stacionuar në Bazën ajrore të Grottaglie-s.
Në mënyrë të qëllimshme ofruam këto hollësi përsa i përket llojeve të avionve dhe helikopterëve të përdorurnga italianët në këtë stërvitje për të qartësuar për lexuesit sesa rëndësi i japin italianët këtij rreziku me avio-drogë, që u vjen nga brigjet shqiptare. Kjo stërvitje në total i ka kushtuar buxhetit të ustrisë dhe financës italiane rreth 3 milion euro duke pasur të përfshirë në stërvitje edhe ajkën e komandës forcës ajrore dhe të finacës italiane. Stërvitja u udhëhoq dhe mbikqyr nga Komanda e Operacioneve Ajrore (C.O.A.) e Aeronautikës Ushtarake Italiane në koordinim me Centralin Operativ të Komandës së Përgjithshme të Rojes së Financës Italiane (COCGGDF).
Aviodroga shqiptare kërcënon Anglinë me terroistë të ardhur nga pistat ajrore gjermane
Italianët më në fund u zgjuan nga gjumi dhe arritën të realizojnë rrezikun vdekjeprurës, që malavita shqiptare mund t?i shkaktojë sigurisë kombëtare të Italisë. Fatkeqësisht anglezët ende nuk po e marrin seriozisht rrezikun për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar prej krimit të organizuar shqiptar me prapavijë politke, të mbështetur nga pushtetarë të nivelit të lartë.
Ndërsa policia angleze i mbyti në gjoba auto-lavazhet dhe fastfudet, që punësojnë emigrantë ilegalë shqiptarë në Angli, mafia shqiptare në kërkim të parave qyl tashmë ka bërë pakt me djallin (Daesh-in) për të dërguar (ndoshta edhe tashmë i ka cuar) në Angli operativët e ISIS-it. Kriminelët shqiptarë pasi eksperimentuan me sukses dërgimin e klandestinëve shqiptarë me anë të avionve ultra të lehtë nga Gjermania në Angli kundrejt pagesave të majme, menduan të fitojnë akoma më shumë. Ata janë gati ose edhe kanë filluar të dërgojnë operativë të Daeshit në Angli kryesisht në Krahinën e Norfolkut duke shfrytëzuar pista ajrore të braktisura (mbetje nga koha e Luftës së Ftohtë) ose në pista në pronësi të aeroklabeve britanike. Besohet se ndër pistat e përdorura nga grupet e strukturuara kriminale shqiptare janë edhe ato të Tibenham-it, ajo e Seething-ut, ndoshta edhe ajo e Little Snoring-ut.
Nisjet kryhen nga mikro aeroporte gjermane apo edhe nga pista ajrore gjermane të mbetura, që nga koha e Luftës së Ftohtë. Kryesisht janë përdorur aeroporte të vegjël për avionë të lehtë, glajdera apo për stërbitje parashutistësh në Landin e Vestfalisë dhe Rinit Verior. Këtu mund të përmendim mikro aeroporte si Stadlon-Vreden apo dhe Aeroporti Dinslaken. Për të tilla trafiqe përdoren avionë ultra të lehtë të tipeve Piper, Cessna apo edhe Beechcraft. Njëlloj si në rastin e avio-drogave në vektorin Shqipëri-Itali përgjithsisht përdoren pilotë shtetas të vendeve të BE-së (kryesisht nga vendet ish komuniste) në moshë mbi 50 vjec, që kanë nevojë të ngutshme për para të lehta.
Ndërsa ?Rilindja Ridge? dhe diplomatja kroate e BE-së vazhdojnë t?i bienë në të njejtën brimë kavallit (keep harping on the same string), atë të reformës së drejtësisë, avio-droga shqiptare po bën kërdinë duke kërcënuar sigurinë kombëtare edhe të Anglisë së brex-itur sipas parimit ujku, ujku (gjykatës e prokurorë), por cakalli (kriminelë dhe politikanë) po bëjnë kërdinë!!!!!
Nga GJERGJ THANASI
Diciturat
Fotoja e parë tregon një avion me helikë të tipit S-208, ndërsa po interceptohet (kapet) nga njeri prej dy avionëve ultra modrenë Typhoon tip 2 F 2000 të përdorur në këtë stërvitje ushtarake.
Fotoja e dytë tregon një helikopter tip AB 412 Hp të Rojes së Financës, në momentin, kur po mbikqyr nga lart autopatrullat e finacierëve në terren, ndërsa po bllokojnë avionin ultra të lehtë me pilotin, pasagjerin dhe ngarkesën e tij me mall.
Ndërsa shoku i tij Henri Talo ishte akuzuar edhe më herët pë...
“Heroizëm i shkruar me gjak atdhedashurie” është libri më i ...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, i shpreh ngushëllimet më ...
Djegia e mbeturinave në qytetin e Shkodrës është kthyer në n...
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 të rinj pasi gjatë kontroll...
Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinio...
Kokaina? Heroina? Cannabis? Kush është droga më e rrezikshme...
Ditën e djeshme një shtetase 22-vjeçare është rrëmbyer në nj...
Disa nga femrat më hot të Instagramit kanë pozuar ditën e dj...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi sot s...
Dy të rinj nga Laci kanë tentuar të përdhunojnë një shtetase...
Vijon fushata sensibilizuese për të kontribuuar në ndihmë të...
Për Lirimin e parakohshëm nga burgu i ish-kreut të bandës së...
Pesë muaj pasi tentoi të rrëmbejë tre persona nën thirrjet A...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest ...
Taksisti Niko Dinko ka dëshmuar për mediat se si e rrahën tr...
Enkelejd Alibeaj denoncon faktin që prokurori i Tiranës shpa...
Hartimi i planit rregullues është një premtim i kahershëm el...
Pasi një draft paraprak i faljes fiskale, i hartuar në korri...
Një burrë në moshë është shpallur në kërkim nga policia sep...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...