Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Festa e Krishtlindjeve shoqërohet gjithmonë me një atmosferë të veçantë, pemë të zbukuruara, drita gjithkund, këngë karakteristike. Por skena e Krishtlindjeve para 2000 vjetësh ka qenë ndryshe.
“46% e njerëzve të lindur nuk e mbijetonin vitin e parë të jetës. Mosha mesatare e jetës në pjesën lindore të Perandorisë Romake ishte 35-40 vjeç.” Sipas studiuesit që drejton Institutin Biblik-Arkeologjik në Vupertal dhe Institutin Evangjelist për Antikitetin në Aman, raprezaljet e pushtuesve romakë ishin shtuar. Edhe mbledhja e taksave ishte një barrë e vazhdueshme për njerëzit atë kohë.
Fshat i mbipopulluar, çift jotipik
Jezu Krishti lindi në Betlehem, sepse Jozefi, i supozuari baba – duhej të regjistrohej në një listë taksash në Betlehem, shkruan Lukas në ?historinë e Krishtlindjeve.” Betlehemi ishte një fshat, që në atë kohë dukej se vizitohej nga shumë të ardhur nga zona të tjera. Megjithatë profesori Vieweger kufizon. ?Dy të tretat e hebrejve jetonin atë kohë jashtë Palestinës. Vendasit ishin mësuar me mysafirë. Nuk ishte e panjohur që mysafirët të mund të flinin një natë në stallë me kafshët, kur nuk kishte vende të tjera. Për njerëzit e thjeshtë kjo ishte e zakonshme.”
Prandaj nuk të habit fakti që Maria dhe Jozefi nuk gjetën strehë. Një grua e re shtatzënë, dhe një burrë më i vjetër, i pamartuar, ndoshta kjo nuk i përkiste normave shoqërore të kohës, e mund të ketë qenë arsye për mosdhënien e strehës. ?Nuk ishte e vërtetuar se Jozefi ishte babai. Të dy ishin vetëm të fejuar. Pra ishte e pandershme për një femër, që dukej me sy që kishte pasur jetë seksuale, para martesës?, arsyeton arkeologu.
Por edhe pse ata fjetën në një stallë, nuk mund të na japë garanci se edhe Jezusi lindi në stallë. Në Palestinë ishte e zakonshme që njerëzit flinin me kafshët nën një çati. Ajo që duhet kuptuar nga kjo kohë është se krishtërimi nuk lindi në një pallat mbretëror, thotë studiuesi.
Lindja e Jezu Krishtit
Vendlindja e shpëtimtarit të dëshiruar për hebrejtë, sipas Lukas, u kthye në një pikëpjekje për njerëz nga më të ndryshmit. Këtu bënin pjesë edhe barinjtë. Siç dihet sot, mëditësit vendoseshin në rangun e ulët të shoqërisë. Sipas profesorit Vieweger: ?Më të varfrit e të varfërve, janë ata që e shohin e mësojnë së pari për lajmin e gëzuar.” Pastori evangjelist, Burkhard Weber thekson se në ungjill, Luka ? e paraqet Jezusin të tillë që ai qëndron në anën e të varfërve, të grave, të mënjanuarve, të sëmurëve.” Këto gjenden edhe në testamentin e vjetër”, thekson teologu.
Lajmëtarë të qiellit
Gjuha e ungjillit sipas Lukës nga ana stilistikore është në trendin e një kohe tjetër, thotë arkeologu Vieweger. Këtu bëjnë pjesë edhe imazhet zbukuruese, si përmendja e një morie lajmëtarësh qiellore, engjëj nga një botë e padukshme. ?Për të bërë edhe më të qartë, se sa i rëndësishëm është ky fëmi i porsalindur, të krishterët e parë i kanë vënë ngjarjes gjithë këto zbukurime, një nderim që bëhej për perandorin. Jezusi lidhet me hyjnoren përmes përmendjes së shfaqjes së engjëjve, dhe për të theksuar plotfuqishmërinë e tij dhe sundimin e përjetshëm.” Sipas studiuesit mes qiellit dhe tokës ka ndodhi që nuk shpjegohen dot me arsye, që as nuk vërtetohen dhe as nuk hidhen dot poshtë. ?Ndoshta këta ishin engjëj prezentë të shikueshëm, engjëj të Zotit”, thotë studiuesi.
?Por pas kësaj vijnë të mençurit, që kanë ndjekur yjësinë në firmament”, shton Dieter Vieweger. Një përmendje e tillë ka rëndësi, sepse kështu mund të përcaktohet në kohë ngjarja. Në vitet 7 dhe 6 para lindjes së Krishtit, planetët Jupiter dhe Saturn janë takuar tri herë në shenjën e peshqve. ?Kjo është një e dhënë. Për njerëzit atë kohë ishte e qartë: Jupiteri, që është simbol për sunduesin botëror takon Saturnin, që nënkupton popullin hebre. Kjo e gjitha ndodh në yjësinë e peshqve, shenja për Palestinën.” Pra sipas këtij interpretimi, sunduesi botëror lind tek hebrejtë dhe në Palestinë.
Studiuesi Burkhard Weber shkon edhe më tej: Shfaqja e të urtëve, që përmendet në ungjillin e Mateut, thekson karakterin universal të ngjarjes, sipas tij. Lindja e Jezu Krishtit nuk është një ngjarje e karakterit lokal, e lidhur me Palestinën dhe popullin hebre, por me një rëndësi botërore. ?Shfaqja e të urtëve nga rajone të largëta, të tjera dhe ylli që qëndron mbi botën, janë shenja se lindja e Jezu Krishtit
është një ngjarje për njerëzimin.”
Me rëndësi aktuale
Përmbajtja e Testamentit të Ri në bibël e thekson në shumë pjesë të saj rëndësinë e kësaj ngjarjeje për të ardhmen. Ndoshta edhe për këtë krishtërimi u bë fe botërore. Për studiuesin Dieter Vieweger nuk ka fe tjetër që e vë kaq shumë në plan të parë dashurinë – dashuria për tjetrin, dashuria edhe për armikun, falja janë norma morale ndërkohë. Më e rëndësishme sipas tij është ?që përmes Krishtlindjeve merret mesazhi i një Zoti, që të udhëheq, që të qëndron pranë, që fal. “Kjo është diçka e jashtëzakonshme që nuk e shoh diku në fe tjetër”, thotë Vieweger. Ndërsa teologu Burkhard Weber thotë se me Krishtlindjet vjen mesazhi se ?me lindjen e Jezu Krishtit Zoti iu afrua njerëzve në formën këtij fëmije, pra u bë i kësaj bote.”
Natë e qetë, natë e shenjtë?
Gjatë festës së Krishtlindjeve në të gjithë botën dëgjohet kënga e njohur ?Natë e qetë, natë e shenjtë”. Pas asaj që dëgjuam, duket se kjo këngë nuk reflekton atmosferën dhe vështirësitë e njerëzve para 2000 vjetësh. Por sa e qetë ishte ajo natë? Për profesorin Dieter Vieweger ?kur bëjmë gërmime arkeologjike në botën orientale, dëgjojmë natë për natë zhurma të ndryshme kafshësh. Qetësi të plotë nuk ke asnjëherë. Nata e qetë është një gjetje poetike e poetit Joseph Mohr në shekullin e 19-të në Salzburg”, thotë ai. Ndërsa Burkhard Weber shton se kënga ?Natë e qetë, natë e shenjtë”, është një këngë që mund të këndohet shumë mirë për Krishtlindje, por që nuk e reflekton frymën e asaj kohe./DW
Pastori, teologu dhe gazetari Burkhard Weber ndërroi jetë më 12 dhjetor 2016 pas një sëmundjeje të rëndë. Më shumë se 21 vjet ai drejtoi seminarin teologjik të shkollës evangjeliste, Johanneum në Vupertal.
Sipas një studimi, lesbiket përjetojnë më shumë orgazma se f...
Me emrin e Navarros Presidenti Trump ushtron presion ndaj Ki...
3.3 milionë euro për të parkuar; 5 milionë euro për zënien e...
Këngëtarja Bleona Qereti vazhdon të tregojë përkrahje të vaz...
Sipas një studimi, lesbiket përjetojnë më shumë orgazma se f...
Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane pasi u...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, me zh...
Kryetari i ri i partisë së vllehëve uron nga ky post për her...
Njoftohet se një avion i tipit Tu-154 i Ministrisë Ruse të M...
Fahri Balliu ka filluar një sulm sharjesh dhe fyerjesh, ndaj...
Puna e Autoritetit për zbulimin e bashkëpunëtorëve do të nis...
Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare ...
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, specialis...
Faqet e para te disa gazetave kryesore ne vend. ...
Konfigurimi i mrekullueshëm i yjeve do zgjidhe çdo problem q...
Mentori i tij, Fransua Miterrand, ka shkruar dikur se “vetëm...
Ndoshta nuk kemi dëgjuar shpesh për të, por çaji i mollës ës...
Vendndodhja… Sinjali i WiFi-së varet më së shumti nga vendnd...
Deputeti i Libra, Ben Blushi ka reaguar pas dhunes qe ushtro...
Partia Demokratike dënon me forcë dhunimin e qytetarit Niko ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...