web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mero Baze sulmon Kokëdhimën/Çmendja e Koços një delirant dhe mitoman

24 Dhjetor 2016, 20:32, Aktualitet CNA

Nga Mero Baze

Për shumëkënd ka qenë e pabesueshme ajo që ndodhi me Koço Kokëdhimën. Si një rast flagrant i katapultimit klientelist në politikë, për shkak të miqësisë me kryetarin e Partisë Socialiste, Kokëdhima shikohej si rast i pashpresë për t?u përballur me të.

Të mësuar nga praktikat politike të Shqipërisë, ku lideri vendos gjithçka, sidomos për ata që ngrihen dhe flaken nga politika, dhe duke parë superpushtetin që ai po merrte, përballja e Koço Kokëdhimës me drejtësinë dhe pastaj me partinë, shikohej me plot dyshime dhe pasiguri, për të qenë një betejë përfundimtare.

Duke qenë kritikë ndaj tij qysh në ditën e parë që shpalli kandidaturën për deputet, ikja e tij më ka lënë shije të mirë jo, për atë që i ndodhi personalisht, por  për atë që socialistët bënë ndaj tij, pa përfillur lidhjen klienteliste me Edi Ramën.

Mënyra se si socialistët përballuan një betejë, me një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, është një leksion demokracie për partitë e tjera politike në Shqipëri dhe një shembull, se si partitë ideologjike, janë më të vështira për t?u privatizuar dhe për t?u përdorur për llogari personale.

Mënyra se si Edi Rama përfshiu në politikë në Partinë Socialiste, Koço Kokëdhimën, ishte arrogante, dhe imponuese në çdo detaj. Ai e përfshiu atë menjëherë në një vend prestigjoz në listën e kandidatëve, i dha pushtet të plotë mbi listën e Qarkut, dhe më pas ia imponoi partisë edhe duke shkelur statutin, që ta zgjidhte anëtar të Asamblesë, jo për shkak të mandatit si deputet, por si i zgjedhur i saj nga baza.

Ajo që binte në sy nga ana tjetër, ishte, se kupola socialiste në kor pothuajse gjithë deputetët dhe të zgjedhurit e Partisë Socialiste, ishin në kor kundër tij edhe pse të kujdesshëm në debatin publik.

Konflikti u bë i hapur, kur Kokëdhima filloi në Kongres të impononte dhe listat e të zgjedhurve, të bënte grupime kundër disa drejtuesve tradicionalë të PS dhe deputetëve aktivë, si Braçe, apo Balla. Përfshirja e tij në Asamble u quajt jo statuore si i zgjedhur nga baza e partisë, përderisa atij i takonte si deputet dhe të paktën Balla dhe Braçe bënë betejë kundër Ramës për këtë çështje.

Më tej ata i hapën rrugë pa asnjë hezitim Gjykatës Kushtetuese të interpretonte mandatin e tij.

Edi Rama ka qenë njeriu më i pafuqishëm për të ndalur dhe vetë Edi Ramën të përfshihej në ngritjen e dorës për ta çuar mandatin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë që procedura po punonte kundër Kokëdhimës, pushteti i tij në Jug, po bëhej agresiv duke anashkaluar Partinë Socilaiste dhe duke krijuar një stukturë paralele me të. Ai tentoi të ngrinte një ?konsorcium biznesi?, tërësisht antiligjor, në partneritet me 11 bashkitë e Jugut, ku të kotnrollonte investimet publike në Jug. Ai po ashtu arriti të përdorë pushtetin duke hapur një degë të Fondit të Zhvillimit Rural në Vlorë, dhe për të kanalizuar tenderat për bashkitë e Jugut në një zyrë që e drejtonte vetë. Kështu Bashkia e Vlorës, Memaliajt, Sarandës, dhe disa të tjera që morën disa investime modeste, u përjashtuan nga prokurimi dhe u kaluan përmes tij. Një ekip prej 15 vajzash e djemsh të rinj, që shfaqeshin si sekretarë të tij, ishin kthyer si komisarë të ?FASHIOS? mbi të zgjedhurit e popullit në Jug. Kokëdhima krekosej se paguehsin personalisht prej tij, por në fakt janë në borderotë e ?Albpetrolit?, jashtë çdo rregulli dhe ligji të këtij vendi, ku besoj paguhen akoma.

Përpjekja për të koncentruar pushtetin publik në duart e një zyre private deputeti dhe ideja, se duke kontrolluar paratë dhe pushtetin, do të nënshtronte socialistët, ishte e vetmja strategji dhe ?reformë e Kokëdhimës? në Partinë Socialiste.

Kundërvënia ndaj tij ishte epike.

Edhe pse Edi Rama, ishte një ndihmës dhe përforcues i pushtetit të tij, duke u tërhequr veshin bashkiakëve që ?nuk i dëgjonin fjalën Kokëdhimës?, thuajse të gjithë e refuzuan. Fillimisht Këshili bashkiak i Sarandës, pastaj Gjirokastrës e Tepelenës, hodhën poshtë propozimet e tij për konsorciumin. Këlcyra nuk ia pranoi fare ta shqyrtonte, ndërsa Vlora e futi në procedurë, pa bërë hapa para. Më tej akoma në zgjedhjet brenda partisë, gara për të humbur kandidati i Kokëdhimës, u kthye në betejë brenda PS. Përçarja dhe pakënaqësia që krijoi Kokëdhima brenda PS në Jug, është i vetmi kapital politik i tij. Kundërvënia ndaj tij, ndërkohë që ai ishte në zenitin e pushtetit, është fytyra reale e të majtës në Jug, dhe demonstrimi i një integriteti politik dhe ideologjik, që tejkalon fuqinë dhe autoritetin e kryetarit të PS dhe Kryeministrit, i cili ishte në anën e Kokëdhimës.

Edi Rama ishte në anën e Kokëdhimës edhe kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi atë dhe ia hoqi mandatin. Të tjerë ishin ata që lobuan dhe duartrokitën vendimin. Mes tyre dhe unë.

Por Edi Rama nuk ishte i lumtur për këtë. Nuk ishte i lumtur, as kur Kokëdhima, i dorëzuar tek një nga kundërshtarët e tij më të mëdhenj, së paku vitin e fundit, Ilir Meta, filloi të ndërtojë paranojën e tij, se e kishin hequr nga deputet ?amerikanët? dhe Edi Rama, se u prishte imazhin si politikan i korruptuar. Kokëdhima ka ikur nga deputet, se konflikti me Kushtetutën është i pastër dhe nuk ka nevojë për interpretim, por ata që kanë trimëruar Gjykatën Kushtetuese, kanë qenë padyshim kundërshtarët e Kokëdhimës brenda koalicionit, sidomos partnerët që e shikonin fuqizimin e tij në Jug si një rivalitet

Çmendja e Kokëdhimës dhe shpikja prej tij e një paranoje që tenton ti japë atij portretin e një viktime, dëshmon thjeshtë degradimin e tij dhe portretin real, se si një delirant dhe mitoman, mund të bëjë dëm në politikë, kur hyn aty, jo për shkak të vlerave, por shkak të lidhjeve klienteliste personale.

Më keq akoma, reagimi i tij ndaj Gjykatës Kushtetuese, tregon mentalitetin e tij si politikan i korruptuar, i cili mendon se pavarësisht ligjit Gjykata mund të vendoste ndryshe po t?i telefonte Edi Rama. Vetëm për kaq ia vlen që ky njeri të përjashtohej nga jeta politike.

Reagimi i socialistëve pas kësaj, është një shembull, se si një parti, duhet të ndahet nga një fenomen parapolitik që dëmton frymën dhe ideologjinë e saj. Edi Rama ndjehet i keqardhur realisht që Kokëdhima nuk është më në krah të tij dhe pse jo xheloz, kur e shikon të rrijë me Ilir Metën apo Tom Doshin, pasi njeh fuqinë manipuluese të tij dhe i trembet një alence me ta. Por socialistët ndjehen mirë që nuk kanë më punë me të.

Përfytyroni tani, që në Partinë Demokratike të ketë një kryengritje të tillë kundër njerëzve të katapultuar të Berishës siç ishte Lulzim Basha më 2005, si mik i vajzës së tij, që u kthye në një lloj ?Kokëdhime? për gjithë pushtetet që Berisha i dorëzoi. PD jo vetëm që e pranoi si vullnet të Berishës, por dhe iu dorzua dhe emërimit të tij si pasardhës, duke dëshmuar veten, si një parti e nënshtruar dhe e dorëzuar para autoritarizmit të Berishës. Ndryshe nga ata, socialistët e kthyen betejën kundër Kokëdhimës, në një leksion demokracie për Edi Ramën, duke i ?ngrënë? atij, bashkëpunëtorin më të afërt dhe njeriun me të cilin ai mendonte të punonte në pushtetin e tij.

Ky është i vetmi fakt që te jep një ndjesi pozitive për fenomenin ?Kokëdhima? në Partinë Socialiste. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm një parti, që sillet si e tillë, edhe kur problemi është në krahun e djathtë të kryetarit./TemA

 





Lajmet e fundit nga