Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Lulzim Basha ka folur sot për një Parti Demokratike tjetër. Në studion e emisionit ?Të paekspozuarit? të gazetarit Ylli Rakipi në News24, Basha përballë analistëve Fatos Lubonja dhe Andi Bushati është përgjigjurpër të gjitha çështjet e aktualitetit, deklaratat e tij për hapjen e PD-së, zgjedhjet e 2017-ës, procesin e integrimit dhe për koalicione parazgjedhore.
Por biseda ka nisur me një temë të ditës, siç ishte letra e kryebashkiakut të Durrësit drejtuar gjykatës për Lulzim Berishën.
Basha tha se kjo është prova më e qartë që krimi ka kapur shtetin. Ai shtroi pyetjen: A do të mbledhë kanaçe Lul Berisha në plazhin e Durrësit?
Kreu i PD-së kujtoi edhe ?rivalin? e tij në garën për kryetar, të ndjerin Sokol Olldashi. Ai tha se gara mes tyre ka qenë një garë e vërtetë e paprecedentë.
Basha tha se ai vetë është produkt i hapjes së PD. ?Kam qenë 7 vjeç kur u themelua PD dhe 19 vjeç kur u largova nga Shqipëria. Sot jam kreu i PD?, tha ai. Basha deklaroi se në PD ofrohet mundësia që të ecësh përmes votës. ?Dy aspekte ka partia; drejtuesit dhe funksionet publike. Kjo ka gjallëruar dhe debate?, tha ai.
Ylli Rakipi: Zoti Basha ju sot keni shkuar personalisht vetë për të bërë një kallëzim tek Prokurori i Përgjithshëm, një koment?
Lulzim Basha: Nuk mendoj se ka shumë vend për koment. PD dhe unë kemi afro 2-3 vite që prej fillimit të kësaj qeverie që kemi denoncuar si problem kryesor të kësaj qeverisje lidhjen me krimin. Kjo është prova më e qartë se si krimi ka kapur shtetin. Nëqoftëse ka një risi këtu është se ka dalë haptas. Është edhe përdorimi i automjetit të ministrit nga banda e Habilajve dhe ky është rasti i dytë, ku kryetari i bashkisë ofron punë si një kusht për lirimin e Lulzim Berishës. Nuk është rasti i vetëm. Kemi rastin e Klemend Balilit dy ditë më parë; rastin e Armando Prengës.
Për të qenë të vërtetë, ky njeri, Lul Berisha i liruar tani ka qenë edhe pjesë e PD.
Asnjeherë.
Vite më parë ka rrahur Servet Pëllumbin.
Ky njeri është arrestuar në vitin 2006.
Por ka rrahur edhe Servet Pëllumbin?
Sepse ky njeri bënte ligjin. Është arrestuar në Maqedoni, që tregon se shteti shqiptar ka bërë një përpjekje ekstra për arrestimin e një prej kokave të krimit. Është dënuar me burg të përjetshëm nga gjykatat e vendit. Çështja qëndron këtu. Ky thotë, e tha edhe Kryeministri sot në parlament që një qytetari t?i jepet mundësia të bëjë punë vullnetare në bashki. Çfarë do të thotë kjo që Lul Berisha do mbledhë kanaçe në plazhet e Durrësit?! Ka njeri që e beson këtë që Lul Berisha do bëjë punë publike për Vangjush Dakon.
Andi Bushati: Zhurma që po bën PD rreth këtij fakti, të krijon përshtypjen sikur po bëjmë një shtrembërim të realitetit. Letra e Dakos është vetëm një pikë në puzzl-in gjyqësor. Kemi një sërë procesesh gjyqësore që tregon për një trupë gjyqësore të kapur nga krimi. U duk sikur PD do të fokusohej tek aspekti politik.
Nuk është ky rasti për të diskutuar qëndrimin e PD-së. PD ka qenë e qartë në qeverisjen e mëparshme kur ka arrestuar këtë dhe shumë të tjerë dhe sot ka mbajtur një qëndrim. Cili është ndryshimi mes një trupe gjyqësore që e ka dënuar më parë. Patën guximin që pasi policia e arrestoi të bënin një proces gjyqësor dhe tani e lirojnë me një letër të kryebashkiakut, që njihet si një njeri shumë i afërt me Ramën. Këtu ndahen dy pikëpamje. Drejtësia e korruptuar produkt i një politike të kapur.
Dako kërkon t?i përgjigjet live akuzave në një studioo paralele nga Durrësi, Basha kundërshton.
Rakipi: Dako kërkon të hyjë në linjë telefonike.
Basha: Merre në emision dhe të flas.
Rakipi: Ai kërkon të hy në linjë . Nuk është kriminel.
Basha: Ia kam thënë ballas; ti je kryekrimineli i Durrësit. Si trembem një kryebanditi si Dako.
Rakipi: Ai është njeri i rëndësishëm në PS.
Basha: Sill Ramën më mirë këtu të bëj debat.
Rakipi: Është një njeri i rëndësishëm në PS.
Basha: Atëherë vazhdo emisionin më Dakon. S?duhet të më kishe thirrur mua.
Rakipi: Ju jeni kreu i PD. Por nuk jeni Zeusi.
Basha: Nuk e përcakton ti se kush është raundi i Dakos. Ose ti merr vendimin tënd dhe unë timin.
Rakipi: Jo mos ka gjë, se ti do jesh i ftuari i emisionit.
Basha: Vazhdo emisionin.
Rakipi: do ishte korrekte nga ana juaj që për atë që akuzoni ta lini të fliste se e keni akuzuar që është kryebanditi i Durrësit.
Basha: Thirreni këtu më mirë. Se kam problem ynë të përballem me një model të krimit, por nuk të takon ty që të bësh këtë gjë. Nuk ke thirrur Berishën, por pengun e Lul Berishës.
Rakipi: Asi nuk vjen në studio, si ty është.
Basha: Unë vij në studio.
Rakipi: Ja do e shohim nëse do vish kur të zgjidhesh.
Basha: (Qesh) Do vij. Do e provosh.
Rakipi: Një moment interesant ishte PD në vitet 90?, çmendoni për PD në vitet 90? dhe për PD sot?
Basha: Mendoj se kjo përmbledhje ishte pikëpamje opinionesh. Duhet pranuar se pas largimit të Berishës, PD u përball me një sfidë, pasi ai u identifikua me të. Nuk duhen mohuar meritat. Hapja e PD që unë po flas sot ka nisur prej 3 vitesh. Kryesia e re e PD përbehet 50% nga zonja. Dua të them se transformimi ka nisur.
Rakipi: Si i mendoni ju figurat e PD të viteve 90? me ata sot?
Basha: Po te marrësh figura historike si Pjetur Arbnori, Azem Hajdari, Genc Ruli, Arben Imami janë figura që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm. Këta që përmenda nuk janë kaq të njohur, por nga aftësitë janë me mendësi të ndryshme?
Basha: Cili është qëllimi i politikës? Ta bëjë jetën e qytetarëve më të mirë, ose më të lehtë. Ekipi i PD-së është një ekip i zgjedhur, jo i emëruar. Disa prej tyre çanë vetë, dolën në krye, disa pastaj u ndanë, pati hapje, mbyllje. Ekipi i ri PD-së është i votuar, është një risi. Kjo ishte një garë e vërtetë mes meje dhe të ndjerit Sokol Olldashi. 18 ditë e kanë transmetuar mediat. Një garë e vërtetë, e paprecedentë. PD është përfshirë në një proces. Pyetja kryesore, është a është kjo frymë e votimit diçka që i shërben interesit publik apo jo.
Lubonja: Unë kam problem me këtë lloj diskutimit. Problemi më i madh janë ato figura historike, duke nisur që nga Sali Berisha, Gramoz Pashko e me radhë. Një institucion funksionon mirë, kur themeluesit e kanë ngritur mirë.
Gramoz Pashko nxori çekun e bardhë. S?po flasim për Berishën, se Berisha ka mëkatin që vazhdoi. Por këto figura që i quajtët historike kanë pasur ndikim historik.
Unë nuk fola për këtë Lul Berishën, por problemi i këtij dhe vajtjes së krimit deri në parlament, nuk e shikoj që ka vajtur me Edi Ramën kështu befas.
Për PD-në, dera është e hapur, problemi është kush po hyn aty. Kush hynë, sa hynë? Derën mund ta hap po nuk më vjen njëri. Këta të rinjtë vërtetë janë kështu, keni dëgjuar një nga këta të rinjtë të bëjnë një kritikë për Sali Berishën e me radhë? Po qe se nuk del me personalitet, profilin duhet ta mbash të ulur se kështu ta duan.
Bushati: Unë jam dakord me atë që ma parashtroi zoti Basha, që ka një fluks në PD-në, unë nuk i di CV-të i tyre dhe që publiku nuk i di CV-të e tyre është problemi kryesor në PD.
Po të bësh një sondazh se me çfarë karakterizohet PD-ja me fjalimet e Berishës në parlament apo këta njerëz që vijnë nga UET-ja? Hapja e dyerve nuk është një proces i futjes së njerëzve por këta njerëz të rinj janë bërë rrymë dominante në PD? A e kanë ndryshuar frymën e opozitës?
Basha: E para kjo është një opozitë me produkt thelbësor. Nuk më takon mua ta them, por është opozita më e mirë. Pa rolin ton aktiv nuk mund të ishin këto lëvizje. Jo vetëm kaq, ne kemi qenë propozues për dy amendamente.
Bushati: Ju keni frikë të hapjes..
Basha: Cili është procesi? Kjo është e rëndësishme. NË PD ofrohet mundësia që të ecësh përmes votës. Më të mirin, më të aftin. Dy aspekte ka partia; drejtuesit dhe funksionet publike. Kjo ka gjallëruar dhe debate. Lubonja tha se nuk flet kush keq për kryetarin, për Berishën. Jam unë kryetari, jo Berisha. Nuk ka ndonjë magji të madhe, kështu funksionojnë partitë.
Bushati: Ju flisni për burokraci..Ju flisni për Berishën.
Basha: Jo nuk është ashtu. Berisha ka një profil të lartë publik. Trafikanti, hajduti, po bëhet drejtor.
Rakipi: Ne po përpiqemi që të mbajmë ndonjë shënim, por s?po nxjerr gjë.
Basha: Mos paragjykoni. Doni që të sillem si autokrat? Që ky të ik ai të vij?
Lubonja: Ok, u tha se si është pjesa e brendshme se si funksionon partia. Unë jam qytetar dhe kam pritshëmri nga opozita dhe politika. E para gjë pozitive që mund të them është se ju keni ngritur probleme, si droga e dekriminalizimi. Pyetja e madhe që ngrihet është se ndërrohet partia vijnë të rinj etj. Unë do doja një opozitë që njerëzit ta ndiqnin në rrugë. Pse kjo opozitë nuk më jep mua këtë forcë?
Basha: Po diskutohen kërkesat e publikut ndaj opozitës. Askush nuk ka besim tek kjo qeveri, lajm i mirë është se ka pritshmëri tek opozita. Lajmi mirë është se ju keni kërkesa ndaj opozitës. Kjo është një shenjë që shqiptaret duan ndryshim. Të shkatërrosh besimin tek politika do të thotë të shkatërrosh besimin tek e ardhmja. Padyshim që opozita përdor dhe protestat, por është një koncept i vjetëruar, pasi protesta nuk është qëllim në vetvete. Qëllim është t?i shërbesh qytetarëve.
Lubonja: e ke parë ça bëhet në SHBA?Vritet një zezak e shih ç?bëhet?
Basha: PD ka detyrën të frymëzojë. Kjo është një detyrë e vështirë. Kjo është detyrë e imja si opozitë, e juaja. Të ndihmoni këtë përpjekje. Kjo opozitë ka produkt si asnjë opozitë tjetër.
Bushati: Zoti Basha, ju dëgjova me vëmendje se kur folët për hapjen e PD do ishte në një proces 3 vjeç.
Basha: Unë jam një produkt i hapjes së PD. Kam qenë 7 vjeç kur u themelua PD dhe 19 vjeç kur u largova nga Shqipëria. Sot jam kreu i PD.
Bushati: Unë do thosha se do ishte më efikase që të flisnit për një proces 1vjeç për hapjen e PD. Nuk e shoh si Lubonja sesa është e aftë që të frymëzoj PD. Ju dështuat në 2015.
Basha: Në 2015 OSBE-ODIHR zbuloi fakte abuzimi. Ne kemi të bëjmë me deformim të vullnetit të qytetarëve. Në ato raste kur kanë ekzistuar unë kam dalë dhe kam thënë se ?kemi bërë gabimet tona. I pranojmë gabimet tona, fajet tona?. Të pranosh është proces unik. Ne si shoqëri duhet ti referohemi fakteve. Ne kemi pranuar gabimet tona, me zë të lartë i kam pranuar unë. Mosmbajten e disa premtimeve tona. Të pranosh, do të thotë që të korrigjosh dhe të ecësh para. Ka nevojë për besim.
Lubonja: Unë do t?i shkoj pak të kaluarës. Do ndaloj tek hapja, pasi nuk është përvoja e parë e hapjes. Unë dua të bëj një krahasim si gazetar që e kam ndjekur të asaj që e quaj hapje-aksion i PD kur mori pushtetin. Ka qenë një problem që ka mbetur ende, pra oligarkia mbrapa. Kur kujtoj një nga pikat e forta që ka pasur Berisha ishte premtimi se do shkatërronte këtë sistem, që ishte sistemi i konflikteve të interesave. Sali Berisha përmendte dhe emra, dhe njerëzit besuan duke i dhënë votën. Jam dakord që me hapjen e PD po vijnë njerëzit e mirë, por mua më duket se është e zbehtë opozita. Emrat kanë shumë rëndësi.
Basha: Nuk jam dakord, ne kemi denoncuar me emra dhe fakte.
Lubonja: Na i thoni emrat
Basha: Unë ju sfidoj, po lexoj emrat e kompanive
Lubonja: Nuk dua kompani, dua emra
Basha: Kreu i PD nuk është në nivel polici. Kemi denoncuar çdo aferë me emër dhe mbiemër. Lulzim Basha nuk do të vijë në pushtet me oligarkët. Kemi pasur dhe ne probleme, e pranoj. Ne u kemi borxh vetëm qytetarëve shqiptarë.
Lubonja: E para desha të them këtë. Fjalët nuk kanë më asnjë vlerë. Ka rëndësi veprat tash e mbrapa për shqiptarët. Në kohën kur Berisha bënte ato heqjen e konfliktit të interesit, ishte një veprim që nuk mbajtën. Njerëzit besuan. Imagjino kur kemi vetëm fjalë dhe jo vepra.
Basha: Kaq ka opozita në dorë tani.
Lubonja; Ju jeni më të fortë se ne gazetarët, se keni bodygard.
Basha: kjo është një opozitë e dhunuar nga krimi në parlament.
Lubonja: Thash mirë që ka opozitë. Por problemi i aferave që mund të përmenden, por s?dua të jem selektiv. Ka një numër oligarkësh që ka qenë me ju dhe tani. Si me Lul Berishën.
Basha: Nuk është ashtu.
Rakipi: Ashtu është.
Basha: Nuk e di që PD e arrestoi.
Lubonja: Vjen një moment që bëhesh baraz nga publiku dhe ai kërkon një shpëtim tjetër.
Basha: A je dakord ti që hapja e PD i shërben interesit publik?
Lubonja: Ky është parim.
Basha: Je dakord që të jetë një parti e hapur, që vendos votën tek qytetari?
Lubonja: Kjo është kulturë në interes të qytetarit. Nëse është e sinqertë.
Bushati: Mbaj mend që socialistët çfarë refreni na këndonin PS; skandal me lotarinë kombëtare, skandal me këtë?Ju kërkuat ndjesë për importin e plehrave. Por kur kërkuat ndjesë?
Basha: Ky është paragjykimi yt. Ke fakte për këtë që thua?
Bushati: Po kam. Dikush që reflekton thotë se; kemi gabuar me plehrat dhe jo kur shihet një grup njerëzit në rrugë dhe ti mblidhte dhe tha kemi gabuar.
Basha: Ku është pyetja?
Bushati: A të heq besimi i dhe a ta shton kjo frikën se kjo është hipokrizi e opozitës? pse duhet t?ju besojmë juve?
Basha: Ke shumë pasaktësi. Ka koncesione që janë koncesione që sollën vende pune.
Bushati: Jeni për hidrocentralet në Valbonë?
Basha: Jam për hidrocentralet që ndërtohen pro proceduarve të BE. Jam kundër Vjosës, pasi dëmton një sistem ekologji. Jam pro koncesioneve që sjellin para për qytetarët. Për importin e mbetjeve nuk folëm më pasi dëgjuam mbi 65 për qind të qytetarëve që ishin kundër.
Bushati: Shqiptarët janë djegur 10 herë
Basha: Rama ka shkatërruar besimin tek politika, ju po bëni avokatin e Ramës
Bushati: Nuk shantazhohem me këtë
Basha: Ju i bini fyellit me një vrimë. PD po ndryshon
Bushati: Ndryshimin po e shihni vetëm ju
Basha: Ndryshimi sot është një realitet, është gabim t?i japësh besim të verbër politikës.
Bushati:Kaq sa thoni ju është fasadë
Basha: PD do ndryshojë pavarësisht se nuk do ti
Lubonja: Më pyet çfarë dua unë që te vi tek ty. Po them një provë. Ke dëgjuar ti se në Shkodër ka një ndryshim meqë po qeveriset nga PD?
Basha: Rama i tha Voltana Ademit se ka 0 fonde.
Bushati: Model për zgjedhjen e kryetarit ka LSI
Basha: Merre LSI haje për drekë. Interesi im është se kam kufizuar pushtetin tim. Pse e kam propozuar 2 vjet mandatin e kreut të PD? Sepse 2 vjet pas ardhjes në pushtet kreu i PD do testohet.
Bushati: Një person është ka 25 vite
Basha: Është çështje konceptesh.
Rakipi: Koncepti im ndryshon nga ai politikanit.
Basha: Mundohu të më kuptosh. Unë i kam dhënë mundësinë çdokujt në PD të konkurrojë dhe vota ka vendosur.
Rakipi: Ju keni kryesi, elitën. Ju mendoni se jeni të kënaqur me dy nënkryetar partie që i ke marrë nga bashkia?
Basha: Nuk kam sjell asnjë nga bashkia. Aty u vendos me votë të fshehtë se kush do ishte sekretar. Nuk kam sjell njeri nga bashkia. A gabon vota? A kam unë të njëjtat bindje? Jo. Unë i bindem votës.
Lubonja: Shqetësimi im është se kemi një problem. S?dua ti kundërvihem opozitës, por po si thamë ca të vërteta nuk ka kuptim. Po marr rastin e Dibrës. Kemi të dhëna, i keni thënë dhe ju që një votues shqiptar preferon më mirë të marr 20 mijë lekë sesa të ketë besim tek një ndryshim i jetës së tij. Në momentin që ai ka një votë, ka aq pak besim tek opozita, sa preferon që të marr këto 20-30 mijë lekë. Pasi nuk mund të thuash se dibranët kanë qenë të pakënaqur nga PD. Çfarë ka ndodhur me këtë njeri që ta shes veten për 20 mijë lekë, pasi s?ka besim. Ky ekipi është ai që duhet të ngjalli shpresën.
Basha: 4400 votues nuk zgjodhën lekët dhe miellin. Por një pjesë tjetër iu nënshtrua krimin dhe parave. Çfarë duhet bërë që mos të ndodh? Ata të mjerë që e shitën votën, pasi oferta u bë për të gjithë, atyre mesa duket nuk u ka shkuar mirë mesazhi. Mesazhi se shitja e votës është skllavërimi, ?ti je një copë mishi me dy sy. Një derr i varur?.
Lubonja: Ky nuk është çështje mesazhi, por bindje.
Basha: Ka të bëjë dhe me alternativën dhe programin. Ajo që unë propozoj, mënyra moderne europiane që ta bëjmë këtë, nuk është që ne kemi një zgjidhje sekrete që e mbajnë nën tavolinë dhe e nxjerrim në çastin e fundit, por ta flasim bashkë.
Bushati: Ju ku i keni deputetët. Ju nuk jeni në funksion të një publiku
Basha: Jemi kundër buxhetit
Këtë javë Europa dhe raporti ynë me të ishte i rëndësishëm p...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ndroq, ku tre makina janë...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot në mbrëmje me 80 vota b...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e shtetit për viti...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “...
Materniteti i Burrelit, i cili mbulon nevojat e rreth 50 mij...
I ftuar në studion e “Opinion” gazetari Artan Hoxha ka thënë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është sot i ft...
Nga Alban DaciMendoj se Laprakën politikisht e njoh më mirë ...
Gazetari i “News24”, Artan Hoxha ka theksuar në lidhje me ar...
Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, tha sot në emisionin T...
Po flasim për një hua në sektorin e prodhimit të energjisë e...
Lëvizja AntiSorosjane e drejtuar nga avokati Altin Goxhaj, k...
Në fshatin Gjonomadh vjen rasti i një raporti seksual me kus...
Lulzim Basha është sot i ftuar në emisionin “Të paekspozuari...
Policia e Sarandës ka sekuestruar sot në mbrëmje 1 ton kanab...
Zëri i Amerikës dhe Birn publikoi dje një lajm ku thuhej se ...
Sofia, Matilda dhe Antonela Zaçellari jetojnë mes mjerimit m...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti në takim kryetarin ...
Në një shkrim të saj, Gazeta Tema ka akuzuar Shkëlzen Berish...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...