Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Prej disa ditësh lajmet e TV kanë folur për një protestë të teknikëve të labotarorëve spitalorë që i trembeshin privatizimit të tyre. Në shumë raste ajo është asociuar me frikën e protestuesve se mos humbisnin vendin e punës. Në fakt, ajo që po ndodh rrezikon të jetë shumë më e rëndë dhe me pasoja shumë më të mëdha.
Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar të kalojë në duar të privatëve totalin e 18 laboratorëve, ku bëhen analizat e të shtruarve apo urgjencave mjeksore të spitaleve publike. Dhe e gjitha kjo është bërë në një fshehtësi të plotë, duke iu shmangur kushteve më minimale të transparencës.
Ky lajm u mor vesh vetëm kur deputetët panë se në buxhetin e vitit 2017 ishte planifikuar të jepeshin 8 milionë USD, për këtë projekt të futur në të famshmen suazë të PPP (Partneritet Publik Privat) të mjeksisë. Kur në komisionin e Shëndetësisë, në datë 5 dhjetor, deputetët e opozitës e pyetën ministrin Ilir Beqja për këtë çështje, ai e pranoi në parim por tha se raporti i fisibilitetit që qeveria ia ka ngarkuar kompanisë IFC ende nuk ka mbaruar.
Po atëhere si u planifikuan 8 milionë USD në buxhet, ishte pyetja që lindi menjëherë?
Duket qartë se kjo ministri, që ka filluar të lehtësojë xhepat e shqiptarëve përmes koncesioneve, është e bindur për të vazhduar këtë rrugë. Prandaj transparenca është minimale. Prandaj në këtë proces të imagjinuar që në vitin 2007, të cilin qeveria e mëparshme nuk e miratoi për shkak të rreziqeve që përmbante, nuk ka pasur asnjë pikë transparence. Nga diskutimi i tij janë shmangur të gjithë profesorët dhe specialistët e fushës.
Pikërisht, nisur nga fakti se një koncesion më shumë nga ministria e Shëndetësisë po bëhej tinëz, Lapsi.al, vendosi të investigojë. Pavarësisht se nuk ishte e lehtë, sepse nga bunkeri i Beqes nuk del asnjë e dhënë, (përpos një letre që ministri i ka dërguar shoqatës së Teknikëve të mjeteve laboratorike të laboratorëve), ne kontaktuam me shumë specialistë të fushës, mjekë, profesorë dhe punonjës që bëjnë në terren analizat e të sëmurëve.
Alarmi që ata japin për këtë biznes, që me sa duket në emër të shëndetësisë falas Rilindja po e përdor për të mbushur xhepat, nuk është i zakontë. Nëse të 18 laboratorët spitalorë të Shqipërisë do të kalojnë në duar të privatit rreziqet janë të mëdha. Fillimisht për të sëmurët dhe pacientët, pastaj për universitetin mjeksor që zhvillon praktikat në këto laboratorë dhe, së fundi, për vetë buxhetin e shtetit, i cili nga viti në vit do të rëndohet gjithnjë e më shumë ashtu sikurse ndodhi me koncesionin e Check Up.
Nga konkluzionet që Lapsi.al nxorri nga ballafaqimi me mjekët dhe punonjësit e sektorit, rezultoi se një masë të tillë, si ajo e ?privatizimit? total të shërbimit të analizave tek spitalet publike, nuk ka guxuar ta ndërmarrë asnjë vend europian. Në përgjithësi praktikat e PPP në shëndetësi, aq në modë në Shqipëri, nuk kanë rezultuar efikase në asnjë vend perëndimor. Ato zënë vetëm 1% të investimeve në këto vende, me përjashtim të Anglisë dhe Portugalisë. Ndërkohë që këtu tek ne po planifikohet dhënia me një dorë e 18 laboratorëve, që përbëjnë sot 80% të tregut të analizave mjeksore.
Po cili është rreziku?
Ai konsiston në uljen e cilësisë së gjetjes së diagnozës për pacientët. Sepse vendimarrja për këtë do ta kalojë nga mjekët dhe profesorët tek një kompani private, e cila është e nisur nga fitimi dhe jo nga cilësia e analizës së pacientit. ?Shpesh herë mua më ndodh t’ua kthej dy- tre herë analizat teknikëve të mij, për të marrë një rezultat sa më të saktë, që i shërben diagnostifikimit të sëmundjes, por me një privat, që do të rimbursohet vetëm një herë për analizat e një të sëmuri, kjo ka rrezik të mos të ndodhë?, thotë një mjeke e QSUT për Lapsi.al. Prandaj mjekët e laboratorëve i tremben kësaj nisme të qeverisë duke pasur frikë se kalimi në duar private i komandës së laboratorëve spitalorë do të cënojë pavarësinë e vendimmarrjes mjekësore dhe do shfuqizojë autonominë e mjekëve.
Një tjetër aspekt që cënohet është edhe fakti se këto laboratorë janë qendra arsimore për studentët e universitetit të mjeksisë. Po në rast se ata fillojnë e komandohen nga privatë, ku do të paraktikojnë 800 studentët e mjeksisë që kalojnë çdo vit nga këto laboratorë? Ku do të kryhet puna kërkimore shkencore? Ku do të specializohen mjekët laborantë?
Një tjetër problem qëndron edhe në faktin se duke qenë se të 18 laboratorët e spitaleve publike përbëjnë 80% të totalit të analizave që kryhen në vend, kalimi i tyre tek një kompani e vetme private do të krijonte një situatë monopol.
Dhe kjo do të sillte dy pasoja. E para, shërbimi diagnostifikues do të ulej sepse privati do të merrte aparaturat laboratorike dhe kitet tek një furnitor i vetëm me të cilin do të lidhte kontratë e si pasojë nuk do lejohej shumëllojshmëria e disa firmave, kur dihet se për disa analiza ka kompani që japin rezultate më të mira dhe për disa analiza, janë firma të tjera që japin garanci.
Por kjo situatë monopol do ta bëjë atë që do të marrë dritën jeshile nga Ilir Beqja të pakontrollueshëm si për cilësinë, si për sigurinë po ashtu edhe për koston (ato do të paguhen me para publike) të analizave që do të kryehen.
Nisur nga këto arsye- ne këtu për të mos ngarkuar lexuesin kemi dhënë vetëm majën e ajzbergut- specialistët e shëndetësisë që konsultoi Lapsi.al sugjerojnë disa zgjidhje të tjera. Ata pretendojnë se nëse qeveria ka parashikuar një trefishim të buxhetit për këtë sektor (8 milionë USD) do të qe më mirë që ajo ta jepte një pjesë të këtyre parave për përmirësimin e laboratorvë universitarë në vend. Dhe pjesën tjetër ta shpenzonte për projekte pilot PPP me spitalet rajonalë. Kështu edhe do të ruhej sektori publik, edhe ne nuk do të bëheshim i vetmi vend perëndimor që e ka zhdukur këtë sektor.
Për më tepër, dhënia me koncesion e këtij shërbimi bie dhe ndesh me filozofinë e qeverisë Rama, e cila deri më tani ka thënë se e ka përdorur PPP vetëm për të financuar projekte për të cilat buxheti i shtetit nuk ka para. Ndërkohë që projekti i laboratorëve të analizave mjeksore nuk është i kushtueshëm sepse kompanitë e bëjnë vetë investimin më të madh, ato i sjellin vetë aparaturat moderne mjafton që laboratorët të furnizohen me kite dhe paisje të së njëjtës firmë (njësoj si kompanitë e kafeve që të sjellin ekspresin, në mënyrë të të marrësh bustinat tek ato).
Pra duke qenë se argumenti i kostos të madhe bie, duke qenë se ky koncesionim krijon një situatë monopol, duke qenë se ky sektor është nga më fitimprurësit e botës mjeksore (ndryshe nga kardiologjia apo onkologjikuu që nuk kanë kurrë fitim) dyshimet janë se me këtë nismë po bëhet pazari i radhës.
Për fitime personale, po i jepet një grusht tjetër sistemit shëndetësor.
Aq më tepër që eksperiencat botërore po flasin gjithnjë e më shumë për dështimit e formave PPP në shëndetësi. Kështu pasi eksperienca të ngjashme janë provuar në Kanada, Unioni i Profesionistëve të Shëndetit të këtij vendi arriti në përfundimin se: ?Për mos riaplikimin e Partneritetit Publik Privat, i cili shërben për të rritur fitimet e korporatave por ul kontrollin e shërbimit laboratorik dhe shton riskun financiar?.
Pas këtij citimi, debatet janë të kota. E vetmja enigmë që mbetet tani është: Cila do të jetë kompania që do të përfitojë dhuratën monopol që po i përgatit Ilir Beqja. /lapsi.al/
Nga Avokati Altin Goxhaj Kur u emerua Bernd Borchardt para 4...
Policia e Shtetit ka arrestuar dy të rinj pasi dyshohet se k...
2014 remains a vintage year for separate web films based on ...
Venecia dha sot opinionin për ligjin e “vettingut”, por duke...
Komiteti Drejtues i LSI ka zgjedhur sot Kryesinë e re të saj...
Që në fillim dua të them se me fjalën “deve” nuk dua t’ i fy...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Mullet, ku një kam...
Kryetari i Komisionit hetimor për çështjen e CEZ, Taulant Ba...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha sot pas përfund...
Maqedonia nuk mund të shërbejë për askënd si model. Sepse ës...
Dy forcat politike të mazhorancës PS dhe LSI kanë gjetur kon...
Një mjet tip Benz ka marë flakë pak më parë afër “21 dhjetor...
Aksionet e zhvilluara për arrestimin e Kelmend Balilit dysho...
11 mijë persona janë drejtuar gjatë një jave tek mjeku me si...
Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me vendimin që pritet t...
Në bazë të votave nga 99 për qind të rezultateve të përpunua...
Fushatë DIGITALBtëdua ka filluar të bëhet virale në rrjetet ...
Nga Bardhyl Mahmuti Me shqetësim të madh lexoj analizat dhe ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është paraqitur në komisionin ...
Kim Kardashian kete here ja ka dale te terheqe vemendjen pa ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...