Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
E lexova me vëmendjen e përhershme që kam ndaj atyre që zotërojnë artin e të shprehurit dhe me respektin që ndjej për të gjithë ata që dinë ti shkojnë deri në skaj ideve të veta, një replikë të Agron Gjekmarkajt me mua (lexo poshtë). Fjala është për shkrimin tim që rrekej të analizonte tubimin e Lulzim Bashës në qytetin studenti.
Aty mundohesha të argumentoja pak a shumë se këtë 8 dhjetor, kreu i PD zgjodhi sheshin e gabuar për të promovuar idetë e reja të hapjes së partisë dhe slloganin e tij për një parti të qytetarëve dhe jo të kryetarit. Ky sipas meje nuk ishte vendi i duhur sepse përpos rolit epokal që luajti kjo datë dhe ky shesh në ndryshimin e rregjimeve, prej tyre u poll edhe një parti autoritare, e nënshtruar ndaj liderit, pa pikë rrespekti për mendimin ndryshe dhe tërësisht totalitare në gjykimin e atyre që nuk ndanin ide të njëjta me të.
Prandaj mendoj se rikthimi në vendin ku lindi PD ja e shekullit të kaluar, nuk qe oguri për të startuar një PD të re, më të hapur, më tolerante dhe më të dëgjueshme ndaj shtresave të tjera të shoqërisë.
Por, për këtë pikpamje së cilës i qëndroj deri në fund dhe e cila mund të elaborohet edhe me plot e përplot shembuj të tjerë, mora si kundërpërgjigje shkrimin e Gjekmarkajt, të cilit mendova se duhet ti përgjigjem, jo vetëm për vlerësimin që kam për autorin, por mbi të gjitha, sepse mendoj se ky tip debati i shërben, më shumë se çfarë do lloj gjëje tjetër, partisë më të madhe opozitare të vendit.
Në replikën e Agron Gjekmarkajt gjeta dy tabu që sipas tij nuk duhen prekur dhe një provokim që duhet shpjeguar. Ashtu sikurse e lexova unë ai mëtonte të thoshte se:
1) Miti i tëtë dhjetorit nuk duhet vënë në diskutim.
2) Sado problematike që të ishte, figura e Berishës nuk duhet vënë në diskutim nga pasardhësi, sepse militantët e PD nuk ia njohin për faj Bashës respektin ndaj Berishës.
3) Për të ardhur tek provokimi, Gjekmarkaj mendonte se shkrime si I imi i vijnë për shtat dhe gëzojnë Edi Ramën dhe Erion Velinë.
Le ti marrim me radhë?
Gjekmarkaj është kundër çdo lloj revizionimi të mitit të 8 dhjetorit që na është vizatuar këtë çerek shekulli.
Ai pretendon se historia e tij nuk mund të ndryshohet dhe se ajo natë nuk qe as një natë e Ramiz Alisë dhe as e sigurimit të shtetit.
Në fakt unë e shoh pak më ndryshe. Entuziazmi dhe etja e studentëve për liri, dëshira e tyre deri në vetësakrifikim, për ti ndryshuar gjërat sa më shpejt, nuk mund të fshehin faktin se në dhjetor 90, në Shqipëri nuk pati as rrevolucion, as rebelim spontan. Më shumë sesa një lëvizje nga poshtë, fundi i diktaturës së proletariatit në Shqipëri, ka të ngjarë të ketë qenë një lëvizje e dirigjuar nga lart. Të tmerruar nga ajo që i kishte ndodhur një vit më parë diktatorit rumun Nikolae Causheksu, Ramiz Alia dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë, u përpoqën vetëm për një gjë: të shpëtonin nga gijotina personale duke shmangur gjakderdhjen kolektive. Pikërisht për këtë ata filluan vetë procesin e krijimit të ?opozitarëve? të nesërm.
Dhe për ta mbështetur këtë tezë ka më shumë sesa një pandehmë. Sa nga drejtuesit e rinj të PD-së së krijuar ishin ende anëtarë të PPSH-së, të cilët u katapultuan nga një parti tek tjetra? Sa prej tyre, siç tregoi historia e mëvonshme rezultuan agjentë të sigurimit? Pse nga drejtimi i PD-së së parë u zhdukën pothuajse fare të përndjekurit politikë, apo mos nga fakti se Alia dhe komunistët e tjerë tembeshin vetëm nga një gjë: nga rikthimi i pushtetit në duart e klasave të përmbysura?
Pse Ramiz Alia vajti vetë të takonte mbrëmjen e 8 dhjetorit një grup të vogël studentësh protestues (ngjarje e padëgjuar kjo në një shtet diktatorial) për t?i penguar apo për t?u dhënë vizibilitet?
Po të shikosh edhe njëherë me kujdes pamjet e takimit të studentëve me Ramiz Alinë, që shfaqet pa reshtur çdo fillim dhjetori, vëren me hidhërim se ai flet më shumë dhe më qartë për pluralizmin, sesa të gjithë ata që mendohet se ishin opozitarët e tij të parë.
Këta opozitarë të parë e vazhduan misionin e tyre edhe më gjatë. Që në ditën e parë të themelimit të PD-së, Alia u përshëndet si ish komandanti partizan që sot po udhëhiqte proceset demokratizuese. Edhe në ditët në vijim, edhe pas kaosit të rënies së monumentit të Enver Hoxhës, drejtues të lartë të partisë së parë opozitare citonin mësimet e presidentit Alia në fjalimet e tyre.
Natyrisht një gjë e tillë nuk zgjati shumë. Të futurit e braktisën padronin. Si gjithnjë rrjedha e historisë i tejkaloi projektuesit e saj. Endërra e udhëheqësve komunistë për një demokraci të dirigjuar, ku opozita do të drejtohej nga të përzgjedhurit e sigurimit, rezultoi dritëshkurtër dhe e paefektshme. Sepse revolucioni fallco i planifikuar nga lart, përfundoi në një shndërrim radikal dhe të vërtetë.
Por i gjithë ky ?pluralizëm i negociuar? nuk ka vl]lerë të përmendet sot vetëm për të qenë të drejtë me historinë.
Ai ka edhe rëndësi politike.
Sepse mënyra se si u krijua përcaktoi fizionominë e PD-së së nesërme. Përcaktoi elementët neokomunistë që e shoqëruan atë për një kohë të gjatë. Përcaktoi në një farë mënyre autoritarizmin dhe prirjet autokratike të liderit të saj.
Nëse sot, ne dëshërojmë të flasim për një PD të shekulli të ri, ajo duhet të shohë edhe gjenezën prej nga lindën gabimet dhe mëkatet e saj. Prandaj Basha nëse do të jetë i vërtetë, nëse kërkon të reflektojë për të atdhmen nuk duhet të ketë tabu për t?iu shmangur glorifikimit të jo vetëm të mënyrës se si ka qeverisur PD, por edhe të rrethanave se si u ngjiz ajo.
Gjekmarkaj më konsideron mua si një nihilist të gjithçkaje që ka bërë PD-ja e drejtuar nga Berisha dhe e quan një kurth për Bashën idenë time se ai nuk mund të shkojë drejt suksesit pa një ndarje të qartë nga fajet themelore të Berishës.
E para unë nuk kam ndonjë fobi ndaj ish liderit democrat. Nëse mund ti përmend anë të tij positive, nuk e kam të vështirë ti përmend opozitën epike antikorrupsiion në vitet 2000- 2005. Nuk e kam gjithashtu të vështirë ti njoh mundimin prometeian për të kërkuar falje për gabimet e tij para fitores së vitit 2005. Nuk ia mohoj as sukseset e fillim mandatit të dytë, që nga shifrat rekord të rritjes ekonomike, reformës fiskale dhe investimeve në infrastrukturë.
Por thënë këto, jam i bindur se ndarja e fortë e Bashës nga Berisha, kritika e ashpër që ai duhet ti bëjë fajeve monumentale të paraardhësit, vetëm sa e shpejton ardhjen e Bashës në pushtet. Këto akte e shndërrojnë atë nga një lider reaksionar që qëndron me kokën mbrapa për të glorifikuar pushtetin e së shkuarës, në një udhëheqës të së ardhmes që di të reflektojë dhe të ngjallë shpresë.
Unë nuk jam dakord me ?justifikimin brilant? të mbrojtësve të kryetarit se në partitë e djathta nuk ?vritet babai?. E ka bërë Sarkozi me Shirakun në Francë. E bëri tani Fijon me Sarkozinë po ashtu. Nuk nguroi ta bëjë Xhon Mjexher me Theçerin në Angli. Dhe mbi të gjitha, shembulli më sinjifikativ është ai i Anxhela Merkelit me mentorin e saj politik, babain e bashkimit të dy gjermanive, Helmut Kohl. Kancelarja aktuale, ajo provincialja e re nga lindja, nuk nguroi ti fusë thikën pas shpine, këtij kolosi të Europës së re, për të vetmin faj që ai bëri duke financuar në mënyrë okulte partinë e të dyve.
Prandaj tradita e ruajtjes së trashigimisë tek partitë e djathta perendimore është një mit i rremë i gatuar përreth selisë të PD, kur u vu re pamundësa për të bërë ndryshime.
Po kësaj pamundësie i shërben edhe alibia se demokratët e militantët e duan Berishën ndaj ata që i kërkojnë Bashës kritikën për gabimet e parardhësit, thjeshtë duan ta dëmtojnë atë.
Nuk jam dakord as me këtë tezë, jo vetëm për faktin se një parti që synon pushtetin nuk duhet të mbetet peng i emocioneve të bërthamës së militantëve të saj, Jo vetëm për faktin se ajo duhet të rezonojë me sa më shumë pjesë të shoqërisë, por edhe për një arsye prakktike. Pse nuk u dashka që ne të pretendojmë nga Basha, atë që Berisha arriti vetë ta bëjë me vetveten. Shefi i opozitës në 2005, uli kokën dhe kërkoi falje disa herë. Për mënyrën si kish larguar bashkëpunëtorët, për mënyrën si ish sjellë me grekët, për mënyrën si kish burgosur gazetarët, për faktin se kish lejuar piramidat, për dhunën ndaj demostruesve e kështu me radhë?Vetëm pas këtyre Berisha arriti të kthehet në pushtet.
Por, kur ai arriti të ngrihet mbi veten, pse pasardhësin e tij duhet ta zhveshim nga ky privilegj.
Pse Berishën duhet ti njohim të drejtën për të pranuar se ka gabuar dhe Bashës t?ia mohojmë kët mundësi dhe ta detyrojmë të thotë se në 2013 gabuan votuesit shqiptarë të gënjyer nga mashtrimet e Ramës?
A nuk na shpie kjo logjikë në të parin e liderit aktual të PD-së, si një politikan inferior, si një lojtar të dorës së dytë, që nuk ngrihet dot në nivelin e lëvizjeve të udhëheqësit të pakrahasueshëm?
Unë mendoj se nëse Basha ka shance për ta shpejtuar rikthimin e tij në pushtet, këtë mund ta arrijë duke qenë sa më i sinqertë dhe i besueshëm. Dhe kjo rrugë kalon detyrimisht përmes konfiktit me trashëgiminë e paraardhësit.
Sa më shumë ai do të ngurojë ta nisë këtë proces aq më shumë do të vuajë besueshmëria e tij publike. Dhe për pasojë, aq më shumë do të zgjatet pushteti arrogant dhe kleptokrat i Edi Ramës.
Dhe meqë mbërritën tek Edi Rama. Gjekmarkaj pretendon se qëndrime si ky imi, për të revizionuar të shkuarën e PD-së, i shkojnë për shtat Edi Ramës.
Përsëri nuk mendoj si ai. Sepse duke kritikuar anët më të errëta të historisë së PD-së në këto 26 vjet, për shumë nga të cilat unë dhe Agroni mund të biem dakord, ne fshikullojmë fenomene ngjitëse që po prekin përditë e më shumë trupat e të gjitha partive tona.
Sot partia e Ramës, fatkeqësisht, po rilind tiparet më të zeza të PD-së së Berishës. Jo vetëm për faktin se ajo po vjedh klientët e qeverisë së vjetër. Jo vetëm për faktin se ajo po riblen të njëjtat media. Jo sepse po zhvat të njëjtat koncesione. Por për më shumë se kaq. Sot si Berisha dikur, kryelilidasi po bëhet gjithnjë e më shumë autoritar, gjithnjë e mospërfillës me kritikët, gjithjë e më i ashpër me kundërshtarët, dhe gjithnjë e më i pa vëmendshëm ndaj interesit publik.
Prandaj të luftosh kundër këtyre dukurive që i tashëguam nga partia që lindi në tetor ?90 do të thotë të bësh betejë me të gjithë mbërtësit e tyre.
Qëndrime të tilla nuk e gëzojnë dot, as Ramën dhe as nxënësin e tij të bindur Veliajn. Ata preferojnë më mirë të përballen me kundërshtarë që janë të gatshëm të mbrojnë mëkatet e PD-së, sesa me njerëz të lirë që i gjykojnë të gjithë me të njëjtën pasë dhe më të njëjtën peshë.
Prandaj e ftoj Agron Gjekmarkajn të afrohet më paranë këtij klubi që numërohet me gishtat e dorës, se ashtu i shërbejmë më mirë të gjithëve, madje edhe vetë Lulzim Bashës. (Lapsi.al)
Shqipëria, Greqia dhe Turqia janë përfshirë nga tensione pol...
Deputeti socialist, në një postim në rrjetet sociale, ngre s...
Stafi i emisionit investigativ “STOP”, në Televizionin Klan...
Ne kuader te Dites Nderkombetare Kunder Korrupsionit, sot Le...
Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, ka i...
Maia Gough është vetëm 12 vjeç dhe ka një vokal të mrekullue...
Janë përzgjedhur sot në mbrëmje 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedh...
Alesio Aliaj, modeli nga Tropoja, është një nga personazhet ...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Financës, ka ...
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për ndërprerjen e m...
Nata e Vitit të Ri në TV Klan do të jetë e veçantë, ku shqip...
Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritete...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka reaguar sot për herë...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Grupi i famshem mbare boteror i cyber-movement Anonymous ka ...
Prokuroia e Krimeve të Rënda regjistron dy procedime penale ...
Koalicioni po funksionon dhe marrëdhëniet janë ë kënaqshme. ...
Një i ri, ka postuar në Facebook disa foto me armën e Polic...
Policia greke ka goditur 3 raste të trafikut ndërkombëtar të...
Teatri “La Scala” në Milano ka zhvilluar dy ditë më parë eve...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...