“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Nga Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI
Pas njohjes me rezultatet e ?PISA-s? ose Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Studentëve (Programme for International Student Assesment) të OECD ose “Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim” (The Organisation for Economic Co-operation and Development) për periudhën 2009-2015, kishte plotë kompetentë dhe njerëz të tjerë duke përfshirë plot pisa që folën për PISA-n, por pak persona dhe fare pak folën për pisat dhe pisat e Shqipërisë. Madje për çudi shumica që folën për PISA-n ishin në thelb pisa të paaftë, pseudoanalistë dhe sharlatanë që ushqejnë shoqërinë vetëm me cinizëm, përçarje, retorikë boshe dhe ide populiste të servirura nga armiqtë e shqiptarëve.
Në fakt, ndonëse rezultatet janë premtuese për Shqipërinë, në thelb jemi larg mundësive që kanë studentët shqiptarë dhe situata ndonëse ka trend përmirësimi përsëri nuk justifikon rënien drastike në cilësi krahasuar me cilësinë para viteve 90 dhe rënien që ka shoqëruar tranzicionin pa fund që po kalojmë. Është fakt që prej shumë vitesh, shumë pisa e kanë shkatërruar arsimin në Shqipëri dhe nga këto pisat më të mëdhenj janë ato brenda sistemit arsimor. Këto janë profesorucët që kanë shitur notat prej vitesh, ata që kanë ngatërruar profesionin e profesorit me profesionin e tregtarit ordiner apo më keq mashtruesit, janë ata profesorët kopjacë që më shumë kanë përkthyer sesa kanë shkruar, janë ata “profesorët” që janë bërë profesorë ndonëse mezi kanë kaluar klasën jashtë shtetit, janë ata që janë bërë profesorë me tituj jashtë çdo afati ligjor dhe në shkelje flagrante të ligjit, sepse janë këto që menjëherë pas doktoraturës dhe brenda pak muajve, kanë marrë titujt prof. Asoc dhe Prof. Dr. etj, janë pedagogët që janë punësuar si të tillë ndonëse s?kanë asnjë lidhje me punën që duhet të bëjnë dhe janë tërësisht anonim në fushën përkatëse apo shpesh edhe tërësisht të paditur sa edhe pyetjeve të studentëve u japin përgjigje pasi i mësojnë vetë disa ditë më vonë. Në thelb, këto janë pisat që e kanë bërë vërtet pis arsimin dhe janë përgjegjësit kryesor të shkatërrimit të cilësisë së tij në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, kësaj liste i duhen shtuar edhe pisat që arsimin e kanë kthyer në biznes, apo pisat që janë aq injorantë dhe pisa vetë, sa të gjithë të tjerët i quajnë budallenj dhe vetë shpallen si zotët e se vërtetës. Këta pisa, kanë bërë pis së fundmi edhe të vetmen pjesë që i pati rezistuar kohës dhe kjo ishte pjesa e gradave shkencore dhe e titujve akademik, ku prej kohësh bëhen doktorë por kanë mesataren 5 apo pak mbi 5-së dhe së fundmi po bëhen edhe profesorë të asociuar. Më pas, vijnë pisat e tjerë edhe më të rrezikshmit, këto janë pisat që me vendimmarrjen e tyre klienteliste, korruptive dhe idiote, kanë denigruar cilësinë në arsim dhe kanë shpërfytyruar çdo gjë me vlerë në vendin tonë.
Pa dyshim edhe studentët nuk janë aq të zellshëm sa të shkëlqejnë, por tek e fundit, për këto ka zgjidhje, profesorët e vërtetë do u thoshin këtyre ndal, ti s’mund të marrësh diplomë pa meritë dhe këtu mbaron historia. Personalisht jam pjesë e profesoratit universitar që në 2004, por unë dhe shumë pak kolegë e kemi të pamundur të ndryshojmë gjendjen, kur masa vë nota kot më kot dhe ajo që është më e keqja, u mohojnë vlerësimin e drejtë pikërisht atyre më meritorëve. Në këto kushte, nevoja për një reformim tërësor të arsimit duke filluar nga verifikimi dhe sigurimi i cilësisë së profesoratit, sigurimi i një vlerësimi korrekt, ndëshkimi i kthimit të arsimit në biznes, janë vetëm parakushte për ringritjen ku duhet të cilësisë në arsim. Kjo pasi të gjithë të dhënat e provuara, tregojnë që inteligjenca midis studentëve shqiptarë është dukshëm shumë më e lartë sesa ajo e vendeve që kanë rezultate më të larta se ne, përfshi ato në krye. Megjithatë, kjo inteligjencë duhet të ushqehet, mentorohet dhe ndihmohet nga një sistem arsimor i cili ngrihet mbi bazën e meritës dhe trajtimit dinjitoz të figurës së mësimdhënies. Të gjithë kanë të drejtë të studiojnë madje edhe ato me mesatare 5-së sepse kjo është një e drejtë kushtetuese, e cila në këtë vit akademik u është mohuar pa të drejtë shumë maturantëve, por ama të drejtë të diplomohen kanë vetëm ata që përmbushin kërkesat sipas ligjit dhe që arrijnë rezultatet minimale me meritë. Jam i bindur që edhe ky shkrim shumë pisave nuk do u pëlqejë dhe do u duket pis, por kjo nuk paraqet rëndësi, pasi shumë këta janë në thelb analfabet funksional që interneti u ka dhënë zë.
Përfundimisht, nëpërmjet PISA-s shikohet që arsimi është bërë shumë pis sikurse gjithë Shqipëria dhe së kombi ynë, kërcënohet nga pisat më pis që ka prodhuar njerëzimi.
Prof. Skënder GjoniSi një kafshatë që të ngelet në fyt e që ...
Për ne shqiptarët imazhi i Izraeit është përgjithsisht në sf...
Në zgjedhjet e ardhshme kërkojnë të blejnë kryefamiljarin se...
Nepermjet nje statusi nje rrjetet sociale Ministri i Brendsh...
Prononcimi për media i ministrit të Punëve të Brendshme Saim...
Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim edhe ...
Lulzim Basha për mediat, nga Brukseli Pyetje: Ju sot keni ma...
Fatos Lubonja i është rikthyer sërish polemikës me Kadarenë,...
Kryetari i PD Lulzim Basha ka postuar ne rrjetet sociale fot...
Në përfundim të vizitës se tij në Bruksel, Kryetari i Kuvend...
Vrasja e dy fëmijëve nga babai i tyre në Korçë sjell në vëme...
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bën...
Partia Demokratike publikoi sot fakte që tregojnë se qeveria...
Lista e shpallur e Komitetit Kombëtar Drejtues të LSI është ...
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë arritur t...
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan...
Qeveria shqiptare ka miratuar amnistinë për të burgosurit. S...
Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të njohur e thotë...
Tre zjarrfikës spanjollë mund të përballen me deri në dhjetë...
Itali, ka braktisur burrin dhe fëmijët e vet, pasi u dashuru...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...