Beteja për PS/ Veliaj-Tahiri, sorosianet kundër socialistëve
Në PS ka filluar beteja për trashëgimtarin e Edi Ramës dhe m...
Edi Rama ka lënë të kuptohet, nga një foto e postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, me rastin e promovimit të një hoteli në Tiranë, se ai mund të mbështesë kandidaturën e Fatos Nanos për President të Republikës vitin e ardhshëm.
Kur Nano është prej vitesh një pensionist politik luksi në Vienë, shumëkush e ka të vështirë të kuptojë se përse i shërben Ramës hedhja në tryezën e lojës politike të kartës me figurën e Nanos. Por në një llogari të caktuar i shërben shumë. Nano është 64 vjeç dhe nga natyra është njeri i plogët, të cilit i pëlqen më tepër të vegjetojë në një jetë luksoze, se të jetë i okupuar me beteja politike të përhershme. Këtë të fundit e ka bërë gjithmonë vetëm kur ka qenë e nevojshme për mbijetesën e tij politike, dhe për një kohë të shkurtër, pastaj është akomoduar në vegjetacionin luksoz, sa më shpejt që ka qenë e mundur.
Prandaj Nano do të kënaqej me presidencën, duke pasur mundësi të nxirrte dhe disa të ardhura shtesë, dhe nuk do ta sfidonte Ramën për t? i marrë partinë dhe qeverinë. Optimale për Nanon do të kishte qenë që të merrte dy mandate si president.
Një Nano në Presidencë do t? i shërbente Ramës për të dalë nga rrethi vicioz që ka krijuar në marrëdhëniet me Greqinë, e cila zotëron instrumente për ta bllokuar Ramën në Bruksel, jo vetëm për hapjen e negociatave për anëtarësim, por edhe për financimet e BE për Shqipërinë, gjë që e ka aluduar ministri grek i Punëve të Jashtme para pak kohësh. Nano ka qenë gjithmonë politikani i parapëlqyer i Greqisë në Tiranë dhe Rama do t? ia dorëzonte atij me dëshirë rolin e protagonistit për marrëdhëniet me Greqinë, duke ruajtur për vete rolin e parapëlqyer të protagonistit të marrëdhënieve me Serbinë.
Nano do ta çlironte Ramën nga disa cështje të bezdisshme në marrëdhëniet dypalëshe, si marrëveshja për kufijtë detarë, për të cilën Greqia nuk do të tolerojë më argumentin e rrëzimit me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, Nano në presidencë mund të shërbejë si kundërpeshë ndaj pranisë së partisë came në koalicionin qeveritar, duke zbutur zemërimin e Greqisë. Dhe në përgjithësi Nano President do të ketë efekt zbutës për klimën e ftohtë të krijuar mes dy vendeve, për shkak të veprimeve dhe retorikës së Ramës. Në këtë rol Nano nuk ka frikë se mos kompromentohet si shtetar shqiptar grekofil. Nano nuk do ta kishte aspak problem të merrte përgjegjësinë për inicimin e një marrëveshjeje të re për kufijtë detarë me Greqinë, me ndonjë ndreqje sa për sy e faqe.
Por Nano mund të jetë i dobishëm për Ramën edhe në politikën e brendshme. Djajtë që Rama nxorri nga shishja dhe që e ka të vështirë t? i kontrollojë, pasi i futi në koalicionin qeveritar si nacionalistë kampionë të çështjes çame, apo si përfaqësues të katolikëve, Nano i njeh shumë më mirë se Rama dhe të dy mund t? i mbajnë më lehtë nën kontroll.
Aleanca e re Rama-Nano do të ishte rikthim në vitin 1998, kur Nano, atëherë kryeministër, e solli Ramën nga Parisi për ta përdorur kundër kundërshtarëve të vet në parti dhe së pari kundër grupit që kërkonte të përdorte Metën si rival të Nanos. Një aleancë Rama-Nano do të thotë se Rama e ka ndarë mendjen që ta eliminojë politikisht Metën.
Aleanca Rama-Nano mbështetet në premisën se opozita është e paaftë që të vijë në pushtet në Shqipëri edhe për 10-12 vjet. Duke pasur parasysh gjendjen në të cilën është opozita sot, dhe që nuk ka gjasa të ndryshojë në të ardhmen e mesme, jo më atë të afërt, kjo nuk duket të jetë një llogari e gabuar.
Prandaj, aleanca Rama-Nano, në terma afatgjatë maksimalë do të jetë një pakt, sipas të cilit Nano do të marrë dy mandate si president, pra të jetë në presidencë deri në 2028, ndërsa Rama të marrë edhe dy mandate si kryeministër, pra deri në 2029. Meqënëse Merkeli kërkon mandat të katërt, thotë Rama, pse të mos e kërkoj edhe unë?
Që Rama të realizojë këtë, i duhet që ta bindë rivalin e tij politik në parti, Erion Veliaj, që të kënaqet me tre mandate në bashkinë e Tiranës, duke pritur largimin e Ramës nga politika, ndryshe ai do ta eliminojë, gjë për të cilën i duhet ndihma e Nanos, për t? i pasur vetë duart e pastra.
Perspektiva e një aleance politike Rama-Nano e ka kapur krejt në befasi opozitën dhe as Basha, as Berisha nuk dinë çfarë të thonë për të. Deri më sot ata e kanë quajtur si një fakt të mirëqenë armiqësinë Rama-Nano.
Nëse në Shqipëri nuk dalin forca të reja politike, që jo domosdoshmërisht janë zgjedhore në metodat e tyre, aleanca Rama-Nano ka shumë mundësi të jetë në pushtet deri afër fundit të dekadës së ardhshme. Ndonëse pushteti i saj do të dalë nga zgjedhjet, ai nuk do të jetë demokratik, por më tepër një perversion i demokracisë./Kastriot Myftaraj
Në PS ka filluar beteja për trashëgimtarin e Edi Ramës dhe m...
Policia e Korçës ka dhënë detaje të reja nga aksidenti i ndo...
Një nga themeluesit e “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasni, shprehet se një minis...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në a...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në a...
Policia italiane ka arritur të arrestojë shtetasin Kleto Bic...
Nga Alban DaciNuk dua te flas per veten, sepse nuk kam kerku...
Megjithëse linja e intekonjeksionit (ndërlidhjes) për energj...
Bashkia e Korçës nuk mbetet mbrapa për sa i përket strategji...
Vazhdojnë skandalet e tenderave në institucionet shqiptare. ...
Policia e Dibrës ka sekuestruar 507 kilogramë kafe kontraba...
Prokuroria e Shkodrës ka zbardhur skemën e korrupsionit të d...
Në një takim me bluzat e bardha, Kryeministri i vendit Edi R...
Skandal në Bashkinë e Korçës, fiton tenderin firma me 99.99%...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në n...
27 persona kanë vdekur ndërsa 35 të tjerë janë plagosur nga ...
Zgjedhjet në Kolonjë u mbyllën: pa risi dhe pa surpriza. E m...
Më datë 30 nëntor nis emisioni më i ri në T|HD në Digitalb. ...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy pedagogë të lëndës s...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në në malin...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...