Lidhje e paligjshme e energjisë elektrike/Arrestohet 32-vjeçari në Korçë
Vijojnë kontrollet e përbashkëta Polici-OSHEE, për të parand...
Projekt-buxheti 2017 është përgatitur e dorëzuar për debat. Ai, në ngjashmëri me buxhetet e mëparshme të rilindjes është i mbushur me jo pak harxhime të kota, por dhe projektime diku të paqarta e abuzive, diku të pa arritshme. Ndërkohë që borxhi publik planifikohet në vlera afro 70% të PBB-së, sërish janë të dukshme financimet e konsiderueshme për partneritete publike e koncesione në shëndetësi, që nuk kanë pasur as transparencën më minimale në përdorimin e fondeve. Siç është konstatuar deri më sot, për to janë shpërdoruar mjaft fonde afrofe pa më të voglin justifikim, madje jo rrallë dhe në mënyrë e forma abuzive, deri duke pranuar e justifikuar shpenzime të shtuara e shtrirje në bazën e përdoruesve, pikërisht për të mbuluar disi dështimin e vjedhjen. Sërisht do të kemi shpenzime për fasada por dhe për zyra e kolltukë të kapardisjes rilindase këtë herë thjeshtë në masën 25 milion euro. Po ashtu, ndeshen dhe rritje të shpenzimeve para elektorale, sidomos në institucione arsimore, bujqësi e shpenzime publike. Këto të fundit janë rritur me 3.8% nga viti që po lemë pas, duke i çuar ato në një vlerë faktike rënduese sa 30% të PBB-së. Por, vetë investimet publike vazhdojnë larg kufirit të 5% të PBB-së, me një financim prej afro 87% të tij për projekte të papërfunduara. Pra, dhe ky buxhet, nuk do të sjellë ndonjë përmirësim substancial në infrastrukturë, përkundrazi. Natyrisht, do të vazhdojnë subvencionet në sistemin e energjisë, ku sërish shpenzimet janë futur në një spirale kritikash të pafundme për tenderë të fituar me 99.99% të vlerës e procedura shpërdoruese dhe abuzive. Parashikohen rritje të shpenzimeve të personelit me 4.4%, ku një ?fajtore? është reforma administrative që, në të vërtetë, në letër pritej që të ulte këto shpenzime. Por, të ndjeshme janë dhe rritjet e projektuara të rrogave nga muaji mars 2017, që ngjajnë si një ?ngjyrosje elektorale? për rreth 110,000 rrogëtarë buxhetorë.
Qeveria pret një rritje me ritëm më të ulët në mbledhjen e të ardhurave tatimore e doganore ku pavarsisht pritet rritje me 10%(por vetëm për muajin tetor që lamë pas ishin në nivelin katastrofik të 88% të realizimit kundrejt planit) dhe, nga ana tjetër, ajo parashikon një skenar teje optimist për një rritje ekonomike prej afro 3.8%. Mbase në këtë rritje për 2017 qeveria pretendon të inkuadrojë dhe të ardhurat në rritje nga hashashizimi nacional që progres reporti për vitin 2016 i kishte përllogaritur në nivelet e 2.4% të PBB. Nga ana tjetër, gati një e treta e 23 miliardë lekëve, që përbëjnë të ardhurat shtesë në buxhetin e ri, pritet që të grumbullohen nga ndryshimet në paketën e re fiskale, që godet kryesisht shtresat më në nevojë. Këto të fundit e bazojnë mbijetesën e funksionimin e tyre tek gazi i lëngët, një alternativë kjo me më pak kosto për ngrohje, gatim e transport. Gati 1.8 miliardë lekë priten që të merren nga një rritje prej 13 lekë/litër të akcizës së gazit të lëngët, por dhe nga heqja e subvencionimit të akcizës së naftës për sektorin e peshkimit, një nga sektorët me rënie të dukshme gjatë tre vjetëve të fundit, që do të ketë gjithashtu efektet e veta negative në raportet e import/export-it por dhe në shportën e cmimeve. Një efekt rritës tjetër në të ardhura janë fal TAP por dhe dëshirohen rreth 4.6 miliardë lekë, me ndryshimet e rradhës eksperimentale ligjore, që qeveria pret ta ketë tek e ashtuquajtura ?amnisti? por, edhe pse ende nuk ka gati një bazë ligjore, ajo ka projektuar në buxhet efekte të pritshme tejet optimiste të këtij ?operacioni?; sidomos atij për faljen e një pjese të gjobave të periudhës së luftës të dështuar kundër informalitetit.
Nëse bëhet një bilanc i dy viteve të fundit, ku u shtri dhe aksioni anti-informalitet, peshorja anon më shumë nga pësimet sesa përfitimet. Jo vetëm që nuk u realizua përralla fiskale e Canit për ?300 milion euro të vjela në vetëm 3 muajt e parë? të ?luftës?, por të ardhurat buxhetore u rritën me ritme tepër të ulëta prej 3.4%, shumë larg vlerës prej 14%, që ishte para kësaj reforme. Edhe indekset e klimës së biznesit shënuan gjatë asaj periudhe pikën më të ulët, duke e futur vendin në listën problematike, ndërkohë që borxhi tatimor prej gjobave të tejfryra, padrejta e të nxituara u rrit vetëm, më 2015, me 100 milionë dollarë dhe afro 90,000 biznese falimentuan apo kaluan në status pasiv.
Nga ana tjetër, për shkak se aksioni u konceptua si shantazh, deri dhe burgosje e syrgjynosje, kryesisht ndaj bizneseve të vogla, pikërisht në një periudhë delikate kur ekonomia po lëngonte nga kriza, por dhe rënia e ndjeshme e konsumit, përvec falimenteve presioni psikologjik goditi dhe biznesin e madh vendas e të huaj, në atë masë sa do të duhen vite që të rikuperohet një tronditje e tillë. Investimet e huaja u trembën dhe bizneset e mbijetuara, sidomos ato të mëdha u shitën, ose tentuan, ose i ngrinë planet e tyre të investimeve deri në largimin e mundshëm të rilindjes duke krijuar një ushtrim deflacionar në ekonomi. U minimizua natyrisht edhe kërkesa e tyre për kredi, duke prekur, kështu, edhe sistemin bankar.
Ndërsa ?lufta kundër informalitetit? u turr me egërsi në dyert e biznesit të vogël, porta e doganave u shqye për të lejuar kontrabandën. Të ardhurat nga akciza ranë për dy vitet pasonjëse, teksa zhdoganimet e cigareve prekën fundin, duke pësuar rënie vjetore me mbi 20%. Por, po të shohim projekt-buxhetin e ri ministria e financave ka parashikuar një skenar tejet optimist rritjeje të të ardhurave nga akciza sidomos për cigaret apo karburantet, ku dhe shpresa bazohet tek rritja e çmimit global. Mbase kjo dhe si pasojë e ndonjë projekt ekspozite apo letër-kërkesë që ministri apo kryeministri do i kenë dërguar OPEC. Ndërkohë mbase si rrjedhojë e një rritje të konsumit vendas për cigaret, është programuar që të zhdoganohen qindra ton më shumë cigare krahasuar me realizimin e pritshëm të vitit 2016 apo 3000 tonë më shumë se në vitin 2015. S?ka nevojë të analizojmë me thellë se çfarë ka ndodhur këto dy vite, sidomos në vitin 2015, se asnjë nuk beson se, këto dy vite, shqiptarët kanë pirë më pak duhan (mbase më shumë hashash) e për rrjedhojë ka hyrë dhe është zhdoganuar më pak; madje më pak se parashikimi në 2017, ku numri i duhanpirësve dhe sasive, që ata do të tymosin do të shumëfishohet sipas ministrisë tonë e ?prognozës? së saj qesharake! Vlen të përmëndet se akciza e duhanit të grirë që konsumojnë shtresat më në nevojë por dhe prodhohet në vend është më e lartë se dhe e purove që konsumojnë deputetët e të pasurit tanë dhe kjo akcizë po rritet edhe më në 2017 të paktën së bashku me atë të purove këtë herë por jo ajo e cigareve ama.
Po të shohim mbledhjen e të ardhurave për 2016, në ndihmë të realizimit të planit ka qenë (me mbi 20% mbi planin) mbledhja e tatimfitimit, të ardhura të cilat në projekt-buxhetin e vitit 2017 qeveria e ka parashikuar që të rriten akoma me 6%. Por, nëse analizohet me kujdes se çfarë ka ndodhur me këtë zë gjatë periudhës së kaluar, shihet se ka pasur një rritje artificiale të këtij zëri si pasojë e këstit mujor, që derdhte Bankers Petroleum (që nuk do ta paguajë më, pasi auditori i dha të drejtë kompanisë në konfliktin me tatimet). Po ashtu, siç theksohet tek Revista Monitor, kontabilistet që bëjnë bilancet e kompanive po deklarojnë se që, prej qershorit e në vazhdim, të gjithë bizneset janë tepër të dëshpëruar nga trysnia e pretendimet e administratës tatimore për parapagim të tatimfitimit, por dhe të kërkesave më të fryra përkundrejt deklarimeve të kësteve, që ata kanë parashikuar. Një gjë e tillë ka krijuar shqetësime serioze deri mos përballim të këtyre kërkesave tepër të fryra e larg realitetit, duke nxitur sërisht falimentin ose ikjen të sipërmarrjes nga Shqipëria. Kjo gjendje problematike këtë vit vjen si pasojë e ndryshimeve në ligjin e procedurave ku u sanksionua një gjobë prej 15% në rast se ai nuk parapaguhet brenda afatit. Është absurd dhe tejet arrogant pretendimi i financave për parashikim të niveleve të fitimit që gjeneron një biznes kur ka një mori faktorësh që ndikojnë në çdo kohë si: klima e biznesit, ecuria e shitjeve, shpenzimet e papritura apo të pazbritura, etj. Nga ana tjetër, problematike është dhe ?pritshmëria optimiste? nga administrata tatimore, tejet ?bujare? në projektimin e niveleve të fitimit. Ndërkohë, nëse pretendimi i tyre has në refuzim nga ana sipërmarrjes se në bilance ka një realitet tjetër inspektorët godasin me gjoba. Por, nëse kur të dorëzohet bilanci vjetor në fund të marsit, rezulton i vërtetë pretendimi i sipërmarrjes a do i rimbursohen sërish paratë? Dihen vështirësitë që hasin bizneset në rimbursime nga ana e shtetit, madje është gati e pamundur që t?i marrësh ato në kohë apo t?i marrësh në tërësi, sepse në shumicën e rasteve propozohet që rimbursime të tilla të zbriten nga detyrimet tatimore të ardhshme duke krijuar dhe një rreth vicioz. Në krizën e sotme, dihen vështirësitë që has një biznes në likuiditet, prandaj kjo taktikë anti-biznes e trysni tatimore shkatërruese thjesht për realizimin e planit tatimor (që rrjedh gjetkë) rrit artificialisht barrën fiskale dhe heq nga duart e sipërmarrjes likuiditetin e nevojshëm për të paguar shpenzimet e investimet e planifikuara, duke e mbytur atë në borxhe, apo që të mos realizojë në kohë pagesat e nevojshme. Kjo ndikon negativisht dhe tek sipërmarrjet e tjera të lidhura me veprimtarinë dhe operimin e sipërmarrjes në ngërç.
Ndërkohë, argumenti kryesor që jep Ministria e Financave për rritjen e mbledhjes së tatimfitimit, si për vitin 2016, ashtu dhe në përllogaritjen e pritshmërisë në vitin 2017, është ?rritja e deklarimeve në import dhe te zinxhiri i shitjeve të biznesit?. Por kjo nuk qëndron dhe bie ndesh me analizën e bërë nga Monitor në mbledhjen e TVSH-së, që është në vetvete taksa primare, që tregon konsumin, qarkullimin e shitjet në ekonomi. Ajo ka një mosrealizim mbi 4%, që korrespondon me mbi 40 milionë dollarë mangut krahasuar me planin.
Pra, ajo që rilindja po ofron në këtë projekt-buxhet, është vetëm një kërkesë për besim se ekonomia do të rritet si asnjëherë, se çmimi i naftës e mineraleve do të rritet që të mblidhet më shumë rentë, pavarësisht ndikimit negativ në ekonomi, se do të rriten të ardhurat nga zhdoganimi i cigareve dhe nga rritja e tymosjes, dhe se biznesi do të tatohet më shumë pavarësisht ecurisë, realitetit dhe gjendjes kritike ku ndodhet ai. Por, mesa duket, pusi i besimit është shteruar e tharë këta 3 vjet e ca dhe qeverisja është sa e paafte, po aq arrogante dhe e korruptuar për ta kuptuar këtë, për ta ?frymëzuar? këtë ekonomi të dobët, në asfiksimin e së cilës ajo ka dhe kontributin e saj të drejtpërdrejtë…/Citynews
Vijojnë kontrollet e përbashkëta Polici-OSHEE, për të parand...
Kreu i PD-së Lulzim Basha është njeriu i cili sot pas 3 vite...
Disa minuta më parë u raportua për një trup të pajetë që u g...
PD dhe opozita sot ndoshta po kalojnë një periudhë të fortë ...
Gjendet një trup i pajetë në Kashar, i seksit mashkull, ndër...
Lëvizjet e fundit të Ilir Metës si dhe llogaritë e numrave p...
Specialistët e Seksionit Për Krimin Ekonomiko-Financiar të T...
Ka një keqkuptim me aktin e bujshëm të vajzës që la një shen...
Banorën e fshatit Mbrostar të Fierit, po vijojnë edhe sot pr...
Policia greke ka sekuestruar 63 kg marijuanë në kufirin grek...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka analizuar sot bux...
Një gazetare me inicialet E.B,e cila rezulton të jetë dhe va...
Ministri i Jashtëm i vendit Ditmir Bushati pas një takimi me...
Policia Rrugore e qytetit të Fierit ka arrestuar dy persona ...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i del në krah koleges së ...
Policia e Fierit ka proceduar penalisht 6 persona, pasi akuz...
Në një deklaratë për mediat Ministri i Drejtësisë Ylli Manja...
Grabitja e 600 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, e cila...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Artan Andoni,...
Studentja Mirela Ruko, e cila sulmoi me bojë ministren e Ars...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...