Përndiqte prej 3 muajsh vajzën e re/ Arrestohet 42-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Artan Andoni,...
Grabitja e 600 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, e cila u zbulua në vitin 2014, mund të mos jetë e vetmja. Dyshimet se abuzime të tjera mund të jenë kryer nga punonjës të BSH në vitet 2010-2014 lindin nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka nxjerrë në pah një sërë problematikash në lidhje me procedurat e kontrollit mbi paranë, në Departamentin e Emisionit, ose siç njihet ndryshe Thesari i Bankës së Shqipërisë.
KLSH i referohet konstatimeve të auditimit të realizuar me objekt ?Auditimin e përputhshmërisë së administrimit të fondeve logjistike në Departamentin e Emisionit me kuadrin rregullator në fuqi?, për periudhën 01.01.2010 deri më 31.07.2014, si dhe vlerësimit të raportit përfundimtar dhe të dhënave të paraqitura nga shoqëria audituese ?K A? Shpk, e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare të mbylljes së aktivitetit ekonomiko-financiar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2015, shkruan Gazeta “Sot”.
Problematika
Sipas raportit të hartuar nga specialistët e KLSH, në Departamentin e Emisionit mungon një sistem i kompjuterizuar regjistrimi për paratë dhe përdorimi gjerësisht i formateve në Excel, për të mbajtur regjistrime të parave në arkat për veprim dhe stok. Një tjetër problem i konstatuar gjatë auditit, janë dhe kartëmonedhat e emetuara më parë që më pas janë rikthyer në arkë dhe janë paketuar nga punonjësit e Bankës. Sipas KLSH, këto kartëmonedha mbajnë etiketa vetëm me datën e paketimit, por pa një numër serial identifikimi, duke reflektuar një risk të lartë për t?u monitoruar gjatë këtij procesi. Në Departamentin e Emisionit është vënë re gjithashtu se nuk ka praktika të njëjta lidhur me kufirin maksimal për gjendjen e parave të mbajtura në arkën qendrore për veprim, dhe për paratë e mbajtura nga degët. Po ashtu, ka nja nivel të lartë kartëmonedhash të paemetuara, të cilat janë printuar në vitet e mëparshme.
Sipas KLSH-së, përafërsisht 43% të gjendjes aktuale, i takon kartëmonedhave të printuara midis viteve 2007 dhe 2012. Ndërkohë, është evidentuar mungesa e kontrolleve të përshtatshme mbi gjendjen e parasë dhe qarkullimin e saj, si dhe e një metodologjie të mirëpërcaktuar në lidhje me këtë qarkullim, duke reflektuar rrezikun e qarkullimit të ulët të kartëmonedhave dhe duke ekspozuar bankën ndaj një rreziku më të madh të përvetësimit. Kushtet fizike të arkave janë vlerësuar jo të përshtatshme, që mund të dëmtojë aftësinë e personelit për të kryer procedura kontrolli në kohë e të përshtatshme dhe kontrolle të vazhdueshme mbi gjendjen e parave të mbajtura në këto vendndodhje.
Kontrolli i Lartë i Shtetit druhet gjithashtu se mungesa e procedurave të rotacionit të detyrueshëm të personelit përgjegjës për vlerat monetare rrit rrezikun e bashkëpunimit në mashtrim që rrjedh nga një numër i vogël i punonjësve të përfshirë në proces.
Rekomandimet
Nisur nga gjithë problematika e konstatuar në Departamentin e Emisionit, KLSH ka rekomanduar që në iniciativën ligjore të iniciuar të vlerësohet kërkesa për ndryshimeve në plotësimin e nenit 40 të Ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 ?Për Bankën e Shqipërisë?, lidhur me kontrollin mbi paranë, plotësime të cilat duhet të gërshetojnë në mënyrë efektive jo vetëm praktikat bazuar në rregullat që normojnë këtë proces në Bankën Qendrore Evropiane dhe vendeve të Eurozonë por edhe kontekstin, kulturën dhe sistemet mbi të cilën realizohet ky proces në Shqipëri. /Citynews
Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Artan Andoni,...
Studentja Mirela Ruko, e cila sulmoi me bojë ministren e Ars...
Kanidati i së djathtës në zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës,...
Partia më e re në vend, LIBRA, që përfaqësohet në parlament ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pranoi dje në ...
Fitorja e Donal Trump-it mendohet se mund t’i ndihmojë polit...
Studiuesi Kastriot Dervishi del kundër Autoritetit që do të ...
Pas ngjarjes së djeshme ku studentja Mirela Ruko sulmoi me b...
Ndryshon udhëzimi i firmosur nga kreu i ALUIZNI-it Artan Lam...
Marinela Ruko, studentja që sulmoi ministren e Arsimit Lindi...
Në fundin e shekullit 18, British East India Company, në pro...
Gazetari Artan Hoxha ka paralajëmruar ‘çudira’ të tjera nga ...
Një makinë ka rënë mbrëmjen e sotme në lum në afërsi të Bulq...
Kreu i Partisë Demokratike ka folur sot në emisionin Top Sto...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emi...
Deputetja e LIBRA, Mimoza Hafizi ka komentuar incidentin e s...
Një dokument i zbuluar nga Lapsi.al hedh dritë mbi masakrën ...
Duke folur për situatën e kanabisit në vend, ish-presidenti ...
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa fot...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...