Propozimi i parë i LIBRA-s/ Asnjë shqiptar të mos përfitojë më pak të ardhura se sa minimumi jetik
Partia më e re në vend, LIBRA, që përfaqësohet në parlament ...
Kanidati i së djathtës në zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës, Dritan Hajro, ka zhvilluar aktivitetin përmbyllës të fushatës së tij.
Në këtë aktivitet merrte pjesë edhe kreu I Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka dhe deputeti I Partisë Demokratike Ridvan Bode.
Në fjalën e tij Duka foli për varfërinë në këtë zonë të vendit dhe u shpreh I bindur se Hajro do ti jape fund kësaj maskarade, siç e quajti ai.
?Unë kam qënë prezent në disa takime, pothuajse në të gjithë zonën e Kolonjës, dhë të them të drejtën kudo kam vërejtur varfëri, kam vërejtur skamje, kam vërejtur prapambetje si në bujqësi dhe blegtori, infrastukturë shumë të dobët, por një natyrë të mrekullueshme që i ka falur Zoti. Prandaj ne na takon t’i kthejmë dinjitetin Kolonjës, natyrës së Kolonjës, kolonjarëve, të cilët në historikun e tyre kanë qënë popull që kanë nxjerrë njerëz shumë të ditur. Pra një natyrë e bukur me njerëz kaq intelektualë me një zhvillim të tillë është një paradoks i madh. Unë mendoj se kjo ndoshta ka ardhur ai pasojë e votimit jo ndoshta të gabuar nga ana juaj, por nga prerja në besë e qeverive të ndryshme. Duke qënë që është menduar gjithmonë si bastion i të majtës, është votuar përgjithësisht majtas, duke ju pasur në xhep atëherë përgjithësisht nuk ka pasur vemendjen e qeverive të majta të investojnë në këtë zonë. Ç?është më e keqja, ajo sarkazma, ajo që të bën të rëvoltohesh besoj edhe juve, janë ato investimet elektorale që mundohen të bëjnë në këto momente. Turpi më i madh është kur thuhet se ka 25 vjet që nuk është bërë asgjë nga qeveritë e ndryshme, ndërkohë që tre vjet e ka rilindja qeverinë dhe këto tre vjet ata thonë se nuk është bërë asgjë, në fakt ata bëjnë një autogol. Dhe hedhin ato pullat e asfaltit kur vjen nga Kolonja, apo disa makina zhavorr. Vijnë e ikin ministrat sikur janë të përmalluar dhe i preu bretku për Kolonjën, ndërkohë që gjatë gjithë kohës kanë qënë inekzistent. Zv/kryeministrin ka vënë setrën këtu dhe duket sikur me qënë ky kryetari i Bashkisë së Kolonjës, sikur nuk ka nevojë për zgjedhje, në një kohë që këtu ka qënë afër, rreth 50 km, por sa ka patur mundësi i ka çuar gjithmonë në Korçë. Kështu që unë mendoj se ju duhet të dini të zgjidhni dhe t?i tregoni vendin këtyre lloj maskaradave, e them me plot gojën, sepse nuk besoj se populli do të vazhdojë të gënjehet në këtë mënyrë?, tha gjatë fjalës së tij kreu I PAA-së Agron Duka.
Ndërsa kandidati për kryetar bashkie, Dritan Hajro, premtoi se do të punoj fort për popullin kolonjar dhe duke u shprehur se, bashkia do të jetë institucioni që do t?i japë zgjidhje çështjeve dhe problemeve të së përditshmes.
?Do të punoj instensivisht për mirëmbajtjen dhe hapjen e kanaleve të ujitjes dhe kullimit të tokave bujqësore. Do të hartojmë studime për bioenergjinë. Do të hartojmë politika çertifiikimi duke u mbështetur tek fermerët dhe prodhimi i produkteve bujqësore cilësore dhe konkurente në treg. Ky program shumë profesional mbi të gjitha është shumë i mundshëm për t?u zbatuar. Është një program konkret veprimesh që mundëson transformimin e territorit të bashkisë ku jetojmë e punojmë. Për të vënë në zbatim këtë program dhe projektzhvillim kërkoj mbështetjen tuaj më datë 20 nëntor për të qënë në krye të bashkisë dhe ku i gjithë stafi do të jetë një partner i juaji. Bashkia do të jetë institucioni që do t?i japë zgjidhje çështjeve dhe problemeve të së përditshmes?, tha Hajro.
Deputeti demokrat Ridvan Bode ftoi qytetarët e Kolonjës që votojnë kandidatin e opozitës në zgjedhjet e së dielës.
?Kam kënaqësi të veçantë që jam sot këtu mes jush dhe tju sjell përshëndetje në emër të Partisë Demokratike, në emër të kryetarit të PD, zotit Basha dhe t?ju ftoj ju dhe të gjithë votuesit e Bashkisë Kolonjë që ditën e dielë të mbështesin kandidaturën e zotit Dritan Hajro e cila është kandidatura e partive opozitare. Këto nuk janë zgjedhje politike të përgjitshme që mllefet, inatet apo le të themi dashuritë e mëdha të siglave që mund të na çojnë drejt zgjedhjeve të tilla që nuk marrin në konsideratë individin. Këto janë zgjedhje lokale, për kryetarin e Bashkisë, pra për qytetarin e parë, për administratorin e Bashkisë Kolonjë, dhe në këtë këndvështrim, çdo qytetar, cdo votues e ka për detyrë që në mënyrë jo subjektive, por në mënyrë sa më racionale, objektive të mund të bëjë përzgjedhjen e kandidaturave. Dhe unë mendoj se kandidatura e Dritani është më e mira. I takon banorëve të kësaj zone që të mbështesin Dritanin edhe për faktin që është një zonë tërësisht bujqësore dhe si e tillë mendoj që Partia Agrare Ambientaliste që na ofroi kandidaturën e Dritanit ne partive të Koalicionit Opozitar e ka në qendër të vemendjes këtë bashki. Të themi si xhevahirin e saj rreth të cilës do të përqëndrohet për të testuar dhe për të prezantuar më gjëtë suksesin e saj, zhvilimin e bashkisë Kolonjë, përmes politikave të zhvillimit agrar, përmes politikave të zhvillimit të integruar të këtij terreni. Dhe unë jam i bindur se qoftë edhe përkushtimi personal i zotit Duka, që unë e njoh si një njeri që mban fjalën njëlloj si Dritani, për njerëz të punës, kokë ulur që i qëndrojnë përballë njerzve dhe i shohin ata në sy, unë jam i bindur që bëni një zgjidhje të mirë. Bëni një aleancë jo thjeshtë me opozitën, por edhe me Partinë Agrare, edhe me Dritanin, edhe me Dukën për tju ndihmuar në ato që marrin përsipër publikisht”, tha në fjalën e tij Bode.
Zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës zhvillohen këtë të dielë. /Citynews
Partia më e re në vend, LIBRA, që përfaqësohet në parlament ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pranoi dje në ...
Fitorja e Donal Trump-it mendohet se mund t’i ndihmojë polit...
Studiuesi Kastriot Dervishi del kundër Autoritetit që do të ...
Pas ngjarjes së djeshme ku studentja Mirela Ruko sulmoi me b...
Ndryshon udhëzimi i firmosur nga kreu i ALUIZNI-it Artan Lam...
Marinela Ruko, studentja që sulmoi ministren e Arsimit Lindi...
Në fundin e shekullit 18, British East India Company, në pro...
Gazetari Artan Hoxha ka paralajëmruar ‘çudira’ të tjera nga ...
Një makinë ka rënë mbrëmjen e sotme në lum në afërsi të Bulq...
Kreu i Partisë Demokratike ka folur sot në emisionin Top Sto...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emi...
Deputetja e LIBRA, Mimoza Hafizi ka komentuar incidentin e s...
Një dokument i zbuluar nga Lapsi.al hedh dritë mbi masakrën ...
Duke folur për situatën e kanabisit në vend, ish-presidenti ...
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa fot...
Çlirim Hajdarmataj, ish-drejtori i Fondit të Kujdesit Shënde...
Pas fitores së Donald Trump në garën për Presidentin e SHBA-...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...