web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja disa nga "bëmat" dhe "gjëmat" e Edmond Kosenit

17 Nëntor 2016, 12:23, Aktualitet CNA

I vetëquajtur ?komisari i hekurt?, Edmond Koseni është rikthyer në skenën mediatike duke kërkuar të drejtën e tij për të filluar punë sërish në Policinë e Shtetit.

Koseni pretendon se ka fituar në të gjitha shkallët e gjyqësorit të drejtën e tij për të filluar punë, por kjo është një çështje midis tij dhe shtetit.

Ne si media po sjellim disa nga ?bëmat? e komisarit që u kthye në tmerrin dhe makthin e qytetarëve të Elbasanit.

Koseni u shpall si njeriu që luftonte krimin, por në fakt gjatë kohës që ai drejtoi policinë në këtë qytet kishte vetëm ankth dhe terror, dhunë dhe rrahje, masakrim qytetarësh, gjoba dhe presione. Këto të gjitha nuk bëheshin nga banda dhe krimi por sipas raportit të atëhershëm të Amnesty International, ishte policia që ushtronte dhunë mbi qytetarët.

Më poshtë po përmendim disa nga ?bëmat? dhe ?gjëmat? e ish-komisarit Edmond Koseni:

Një nga rastet më flagrante, që nga media dhe opozita e asaj kohe u quajt skandal, ishte sasia e heroinës që u asgjësua jo sipas rregullave, pa praninë e prokurorëve, Koseni i vetëm, me thikë në dorë, çau disa pako dhe i hodhi në lumin Shkumbin. Në shumë media u përfol se kishte hedhur miell në lumë dhe jo heroinë.

Rrahje dhe dhunë ndaj tifozëve të Elbasanit gjatë ndeshjeve së kësaj skuadre. Stadiumi u vu në qetësi përmes terrorit. Jo sikur ishte stadium, por opera. Kjo pasi shumë tifozë merreshin dhe rriheshin në polici.

Ndalimi dhe dhunimi nga policia i disa mjekëve. Në atë kohë u pretendua se ndaj tyre ishte ushtruar dhunë nga policia me urdhër të Edmond Kosenit.

Dhunimi i Irakli Koçollarit, ish nëndrejtor i Përgjithshëm i SHISH në atë kohë, i cili deklaroi se kishte patur një debat me Kosenin dhe më pas ishte dhunuar.

Një ngjarje tjetër e asaj kohe, e raportuar në media, ishte skandali se një shef rendi i Elbasanit ishte rrahur në sytë të punonjësve të policisë nga vetë Edmond Koseni në ambjentet e policisë pasi kishte rreshtuar të gjithë trupën policore.

Në atë kohë bizneset e Elbasanit detyroheshin të paguanin shuma parash për policinë e qytetit, e cila gjoja quhej si ndihmë, por nuk ishte gjë tjetër veçse gjoba të paligjshme ndaj tyre.

Një nga rastet që është përfolur si bëmë e komisar Kosenit ka qenë një përplasje me Pjerin Ndreun, sot deputet i PS në atë kohë drejtues i lartë i Policisë së Shtetit. Në qarqet gazetareske u fol për një incident mes Ndreut dhe kosenit dhe ky i fundit i kishte nxjerrë armën kolegut të tij në prani të ministrit të brendshëm.

Këto janë disa nga rastet për të cilat shpesh është folur apo akuzuar ?komisari i hekurt? që sot i ka hedhur poshtë duke nxjerrë një vendim gjykate me pretendimin ai do duhet kthyer në detyrë.

Ndoshta vendimet e gjykatës nuk duhen diskutuar por edhe incidentet, gjëmat dhe bëmat e Kosenit të raportuara në media nuk duhen harruar. Edmond Koseni i përket kohës me dhunë, rrahje dhe terror mbi qytetarët si mjet për rendin dhe sigurinë në vend.

Ashtu si krimi është problem për shtetin dhe qytetarët dhe dhuna e terrori i elementëve të caktuar në Policinë e Shtetit është njësoj krim dhe nuk ka asnjë ndryshim. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga