web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosen me thikë në dyqanin e tyre/ Arrestohen dy të rinj në Roskovec

13 Nëntor 2016, 10:25, Aktualitet CNA

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:50, në lagjen Nr.2, Roskovec, në dyqanin ushqimor në pronësi të tyre, janë plagosur me thikë për motive të dobëta, shtetasit B.H, 38 vjeç, dhe A.H, 28 vjeç.

Menjëherë u organizua puna dhe u bë e mundur kapja në kohë rekord e dy autorëve:

Enea Dyli, 18 vjeç dhe Kledis Dyli, 22 vjeç, banues në Roskovec, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë Roskovec dhe po kryen veprimet për arrestimin e tyre.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin Fier nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  /Citynews





18:01 Aktualitet

IK! E-DRAMË, IK...!

Ia dole shoku eDramë. I munde të gjithë skeptikët, kritikët,...

Lajmet e fundit nga