web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO - Komisioneri Hahn i tregon detyrat Shqipërisë/ Luftë korrupsionit, zgjedhje me standarte dhe reforma në drejtësi

10 Nëntor 2016, 12:57, Aktualitet CNA

Në një intervistë për TVSH-në, komisioneri për Fqinjësinë të mirë dhe zgjerim në Bashkimin Europian, Johanes Hahn, ka shpjeguar përfitimet dhe detyrimet e Shqipërisë pas hapjes së negociatave për anëtarësim.

Sipas tij, vendi duhet të luftojë korrupsionin, duhet të mbajë zgjedhje sipas standarteve dhe duhet të tregojë prova të qarta të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

?Së pari ne duhet të pranojmë, madje unë do të thoja se duhet ta lavdërojmë Shqipërinë për punën e jashtëzakonshme që ka bërë, duke miratuar reformën e drejtësisë me unanimitet në parlament. Mendoj se Reforma e Drejtësisë pati një fund të paprecedentë e mund të shërbejë si model edhe për vendet e tjera të rajonit. Por duhet thënë se miratimi i ligjeve është diçka, por zbatimi i tyre është gjë tjetër. Kjo është arsyeja pse ne duam të shohim hapat fillestare në këtë drejtim, përsa i takon zbatimit, që ka një karakter të pakthyeshëm. Prandaj ne vendosëm për të dhënë një lloj shpërblimi për objektivat e arritur, me rekomandimin. Por tani, duke njohur dhe humorin e disa prej vendeve tona anëtare, na duhen së pari ca hapa konkrete, sinjale përsa i takon zbatimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për proçesin vetting, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk mund të pritet deri sa i gjithë procesi të kryhet, pasi mund të marrë deri në dy vjetë. Kështu që disa hapa konkrete fillestare është ajo që ne kërkojmë dhe ky ishte kompromisi. Është një kompromis i mirë e mund të jetë ?karrota?, por edhe ?druri?.

 

Nëse me kujtohet mirë, 2 javë pas referendumit në Britaninë e Madhe, ishte samiti vjetor me vendet e Ballkanit në Paris, me praninë e udhëheqësve të ndryshëm europian. Presidenti Holland ishte atje, kancelarja Merkel, Përfaqësuesja e Lartë Mogherini, unë po ashtu, dhe të gjithë në shprehëm mbëshetjen tonë, por dhe u zotuam për zgjerim të mëtejshëm me Ballkanin Perëndimor. Jemi plotësisht të vetdijshëm se bëhet fjalë për një proces, që nuk mbyllet nesër, apo pasnesër. Ka një qëllim të qartë aty dhe askush nuk e ka ndryshuar atë. Ajo që ne duhet të shpjegojmë dhe diskutojmë me qytetarët tanë, madje ndonjëherë edhe me disa prej politikanëve tanë, është pikërisht se ky objektiv i kontribuon gjithashtu stabilitetit tonë, zhvillimit e prosperitetit tonë. Ballkani Perendimor ka tregje në zhvillim, por ajo që duhet t?u shpjegojmë sot qytetarëve tanë është se vendet e reja anetare janë një pasuri dhe nuk duhet perceptuar si një barrë. Për këtë arsye unë jam dhe kaq i fokusuar mbi zhvillimet ekonomike të të gjitha vendeve kandidate dhe besoj se ka shumë mundësira, ka një potencial të madh. Prandaj, duhet të jetë e mundshme për ta menaxhuar atë?, shprehet zyrtari i lartë i BE-së.

 

I pyetur se çfarë pret nga Shqipëria për zgjedhjet e përgjithshme të radhës, luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë e krimit të organizuar, përfshirë luftën kundër drogës?, Johannes Hahn përgjigjet:

?Pikësëpari dhe më e rëndësishmja, pritshmëritë e mia nga zgjedhjet janë që ato të përbëjnë një tjetër dëshmi të pjekurisë demokratike në vend, që ato të mbahen në mënyrë të ndershme e transparente, përfshirë këtu që të mos ketë fyerje publike, sulme personale, pasi askush nuk duhet të harrojë ditën pas zgjedhjeve dhe duhet të bashkëpunojë,  në një mënyrë ose tjetrën. Kur bëhet fjalë për perspektivën europiane, siç kemi parë në këto vitet e fundit, pavarësisht se kush është në qeveri e kush në opozitë,  bashkèpunimi është i nevojshëm dhe sigurisht, është me e lehtë për të dhënë mbi këtë, nëse nuk ka shpesh lëndime e sulme personale.

 

Së dyti, lufta kundër korrupsionit është në krye të agendes sonë dhe jo  vetëm për të patur legjislacionin, por sërish për ta zbatuar atë. Nëse shoh përmbajtjen në thelb, apo cilësinë e vendimeve, e më pas kqyr detajet, vëren lehtë se më shumë kapen peshqit e vegjël, ca të mesëm, por jo ata të mëdhenjtë. Dhe besueshmëria e serioziteti për këtë zbatim lidhet gjithashtu me faktin se gjithësecili mund të preket, kur ndodh diçka, mund të dëmtohet e jo të përjashtohet?. /Citynews





Lajmet e fundit nga