web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Replika në Parlament/ Blushi: Do paguaj 60 mijë lekë në muaj që Balla të flasë pas meje

10 Nëntor 2016, 13:51, Aktualitet CNA

?Deklarata e kryeministrit Edi Rama kundër presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve Donald Trump u sponsorizua?.

Kështu u shpreh nga foltorja e Parlamentit deputeti Ben Blushi, i cili e quajti kreun e qeverisë ?një trompist i sponsorizuar në fushatën e presidencialeve të Amerikës?, ndërsa e krahasoi si imami i xhamisë së lagjes që ka marrë përsipër të mbrojë interesat e muslimanëve.

Por pas fjalimit të Blushit reagoi deputeti socialist Taulant Balla.

?Ne kemi miratuar prej shumë kohësh një ligj për ruajtjen e të drejtave të autorit. Mundohem që fjalën e Sali Berishës ta risjellin në këtë foltore të deformuar. Saliu foli, edhe Aldo, edhe parafolësi foli për këtë çështje. Minimalisht secili duhet të jetë i sinqertë. Zotëria parafolës edhe vetë ka qenë si shumë shqiptarë të tjerë në një zgjedhje që nëse do e bënim, do zgjidhnim Clintonin?, tha Balla.

Por menjëherë erdhi reagimi i Ben Blushit, i cili tha: “Kjo që ndodhi këtu sot, ka ndodhur edhe në Elbasan. Shumë njerëz më thonë pse nuk i përgjigjesh Taulantit? Deri kur isha anëtar i PS paguanim 6 mijë lekë të reja kuotë anëtarësie. Mund të vazhdojë ta paguajë atë kuotë që Taulanti të çohet dhe të flasë gjithmonë pas meje, sepse më shtohen simpatizantët. Mos përto, çohu gjithmonë pas meje, kuotën e anëtarësisë, do ta jap ty çdo muaj”. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga