web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takimi i Bashës me mediat dhe historia e punëtorit të Fazlliç

5 Nëntor 2016, 08:55, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, dje zhvilloi një takim me mediat, kryesisht ato që dikur ishin kundër Berishës apo sot janë instrumenta në duar të Edi Ramës, për të vënë ndonjë gjobë apo reklamë, shpesh herë bëjnë sikur janë kundër.

Një takim i gjatë me shumë përfaqësues edhe të shoqërisë civile, por nuk mungonin edhe përfaqësues edhe të ish-sigurimit të shtetit, pra gazetarë apo artistë. Në sallë nuk mungonte as përfaqësuesi i Damir Fazlliç.

Nuk po merremi aspak me elitën e pranishme në sallë dhe frytet që mund ti japin Lulzim Bashës antiberishistët e tërbuar, por do kujtojmë pak përfaqësuesin e personazhit të famshëm të djeshëm, Fazlliç. Ortakun apo mikun e familjes në biznese të kreut të PD, Lulzim Basha.

Dje, në aktivitet, ishte i pranishëm një ish-kandidat për deputet i PD-së, bashkuar me këtë forcë politike dhe kot në vitin 2005, në zgjedhjet e atij viti ai dha një rezultat merite maksimale dhe ishte pjesë e kabinetit të Berishës. Në atë kohë në koridorët kryeministrisë, ndoshta ishte i vetmi personazh që la këtë institucion dhe shkoi të punonte për Fazlliç në Amerikë. Në atë kohë, ai u ?zhduk? pa lënë gjurmë. Më pas, Berisha e gjeti gjatë vizitës së tij në SHBA, dhe i çuditur i tha stafit të tij se personazhi në fjalë punonte për të në kryeministri, apo ishte larguar.

Më pas, ky personazh ishte një nga të pakënaqurit ndaj Berishës, u bë i pakënaqur edhe ndaj Bashës. Ishte në krah të djathtë të Gjergj Bojaxhi në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Shkruan në një portal periferik, të mbajtur vetëm në qarkullim me bindjen se miqësia e tij me Fazlliç mund ta ndihmojë tek Lulzim Basha. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që nuk u pa në prezantimin e partisë ?Sfida për Shqipërinë?, por u shfaq dje në një sallë në krah të Lulzim Bashës.

Me sa duket, rruga e Bashës për koalicionin e madh opozitar dhe aleanca me shoqërinë civile nuk kalon thjesht dhe vetëm nga njerëzit e ndershëm, por edhe nga personazhe me akuza të forta politike dhe të përdorur kundër Partisë Demokratike në kohë të ndryshme./citynews





Lajmet e fundit nga