web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/Ja si janë taksitë e të ardhmes

3 Nëntor 2016, 15:15, Tech CNA

Kompania Airbus ka prezantuar një projekt shumë ambicioz për të shmangur orët e gjata të pritjes në trafik. Me shpresën për të lehtësuar sadopak trafikun urban kompania është duke punuar për një taksi fluturuese e cila ka vend vetëm për një person dhe drejtohet nga një pilot automatik i cili shmang të gjitha pengesat dhe mjetet e tjera fluturuese. Ky projekt është quajtur ?Vahana?   dhe është dizajnuar të funksionojë si një helikopterë.

?Jemi tepër të apasionuar pas fluturimeve personale. Ky mjet fluturues që po ndërtojmë nuk ka nevojë për një pistë, pilotohet vetë dhe mund të detektojë dhe të shmangë automatikisht pengesat dhe mjetet e tjera fluturuese?, shkruhet në faqen zyrtare të kompanisë. Projekti ?Vahana? nisi në fillim të këtij viti dhe është një nga më të avancuarit të kompanisë ?Airbus?, me bazë në Silicon Valey. Pritet që prototipi të jetë gati në fund të 2017 dhe në vitin 2020  kjo taksi  të jetë në treg./Citynews.al





Lajmet e fundit nga