web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentoi 33-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja/ Arrestohet 40-vjeçari nga Pogradeci

3 Nëntor 2016, 08:42, Aktualitet CNA

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për aksidentimin e një personi. Në pranga ka rënë Ilir Hoxhallari, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi dje në fshatin Leshnicë-Pogradec, duke drejtuar mjetin tip?Volvo?, me targë AA 459 GH, ka aksidentuar shtetasin G.O, 33 vjeç, banues në Leshnicë.

Ky i fundit mësohet se ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit, Ilir Hoxhallari,  është larguar nga vendi i aksidentit dhe është kapur disa momente më vonë, nga shërbimet e Policisë. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga