Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nuk e ka me median e as me portalistet. Jo. E ka me Markun. Jo me Mark Markun. As me Marko Bellon. E as me Mark Nikollen. Keta nuk i ka dashur kurre.
E ka me Mark Zuckerbergun.
A e dini pse?
Sepse Edi Ramen jeta e ka perkedhelur shume. Ka qene edhe i zoti te arrije te behet cka ka dashur. Kur donte te behej piktor, thoshte se ishte piktor, dinte apo nuk dinte te bente art.
Ne diten qe me punen e tij si piktor nuk bente dot me hajer, iku. U kujtua per te Fatos Nano dhe i thirri per ta bere Minister. Nese piktura po nuk qe art, nuk te jep buke, Ministria edhe po dite ta besh, te ben te pasur e te fuqishem. I doli mbare. Me mire Minister ne Tirane se refugjat ne Paris. Keshtu kuptoi se politika ne Shqiperi eshte si piktura. Me pikturen, po pate nje penel e nje telajo, mund te shitesh per artist e madje te behesh edhe bohem. Sa me pak i talentuar te jesh aq me shume gjestikulacione jashte telajos ben, e te tjeret te shohin si pikture qe flet. Je i cuditshem dhe kalon per modern. Ndersa si Minister, edhe po nuk dite, fiton. Edhe Minister edhe Pikture qe flet, behesh lolo i Partise. Si lolo mund te besh per vete kedo, Kryetarin, Kryeministrin, Sekretarin e Pergjithshem. Si Minister e si Pikture qe flet mund te besh per vete rinine. Te gjitheve ua shket me lezet.
Keshtu fillon te besh plane qe loloja te behet Mbret. Kerkon nje qytet ku te jesh i pari, sepse e di qe askush nuk ndihet i rrezikuar e te gjithe duan te te perdorin e te perfitojne nga cilesite e tua. Behesh Kryetar Bashkie dhe e shpall qytetin tend si zone te pushtuar, si kantier per te ndertuar nje Mbreteri per njeriun qe eshte i pari i qytetit.
Qytetin e betonizon, e plackit dhe e kthen ne thesarin me te cilin do te blesh mediat, mbeshtetesit, strukturat, e gjithcka te nevojitet per marrjen e Mbreterise.
Kur je piktor, nuk ben piktorin por gjestikulacionet jashte telajos. Kur je Minister ben lolon. Kur behesh Kryetar Bashkie ben Kryekantieristin per marrjen e Mbreterise. Asnjehere nuk ben punen te cilen duhet te beje. Por i ecen. Edhe pse syte e mendjen i ka gjithmone diku tjeter, ia del te shitet sikur po punon.
Kjo shitje e con drejt marrjes ss ushtrise, diten qe behet Kryetar i Partise Socialiste. Kurre nuk e ka provuar te jete vete ne krye te ndonje ushtrie politike, ndaj ne vitet e para ben here piktorin, here lolon, here Kryekantieristin, e gjithe c’te mundet. I ben deputetet tu fryjne bilbilave, i shtin socialistet te djegin goma, e nderkohe fillon te behet gati qe te ndahet nga citjanet e kllounizmit.
Kostumin e Kryetarit te Partise e vesh diten qe mberrin ne perfundimin se kete pune se paku duhet ta bente si duhej. E ja ku jemi sot.
Edi Rama ia ka dale mbane dhe eshte Kryeminister i Shqiperise prej 3 vjetesh e gjysem. Nuk di ta beje.
E vetmja pune qe di ta beje mire Edi Rama e per te cilen eshte e dukshme se eshte i talentuar, eshte ajo e Kryetarit te Partise.
Piktorin, Ministrin, Kryetarin e Bashkise, Kryeministrin, i ka bere kot, madje nuk ka ditur kurre ti beje.
Paradoksalisht, njeriu qe prej vitesh e qe sa here i jepet mundesia deklaron se nuk eshte politikan, te vetmin talent qe ka eshte ai i Partiakut.
Si Kryepartiak ben mrekulli. Partise i jep formen, ngjyrat, permbajtjen, njerezit qe do. Kush nuk mendon si ai, katandiset ne nje hic. Kedo qe e kundershton Edi Ramen, ky e largon, shuan, perjashton, sikteris, lincon, poshteron. Ndonje qe i del kocke e forte, e pezullon me Referendum Partie, derisa ai te dale vete nga Partia. Nuk ka marifet e fantazi qe nuk i vjen perdoresh me lehtesine me te madhe Edi Rames ne punen e tij si Kryetar Partie.
Si Kryeminister, nuk di cte beje. E ka telash dhe havale te madhe. Qe diten qe u be Mbret, zbuloi si ai paska dashur shume te jete i tille, por pa Mbreteri per te qeverisur.
Do te kishte qene fantastike sikur te ishte e mundur qe te ishte Mbret dhe vetem me ushtri te bindurish per te komanduar…
Ndoshta kjo ka qene edhe shtysa qe 1 milion votat qe e bene Kryeminister i shpalli si shuplaka per kundershtaret. Kush shuplakon kundershtarin, duartroket Mbretin.
Ndoshta kjo eshte edhe arsyeja pse Edi Rama e ndau kohen e punes si Kryeminister ne oret qe ben Piktorin, oret qe ben Kryetarin e Partise dhe ne oret qe ben Kryeministrin kur del 4 ore ne dite drejtperdrejte ne cdo Televizion, e pasketaj ne 7-8 oreshin qe jep e mer me facebookun dhe twitterin.
Kur Edi Rama shan, mallkon, nem e neperkemb ata qe e kritikojne, i bejne opozite, e kundershtojne, apo mendojne ndryshe nga ai, me shume gjasa ai nuk e ka me ata.
Tani qe i duhet te beje Mbretin, ai nuk ben dot lolon e dikurshem, prandaj ben arrogantin. Eshte e vetmja zgjidhje e zgjedhje qe i ka mbetur. Eshte ne hall. Ndaj te mos ia marim per personale.
Ndersa ne mllefin e zemeraten e tij me mediat e portalistet, mos shihni perseri asgje personle.
Nuk e ka me mediat, as me Portalet.
Aspak.
E ka me Mark zuckerbergun.
Marku i ka dhene nje shteg te ri, nje jete paralele, ku ai gjen paqe sepse ritakon te shkuaren e tij.
Nese ne jeten reale eshte Mbret e i duhet te qeverise, por nuk di, ne facebook ai eshte thjesht nje perdorues ne boten e Markut.
Ai hyn aty dhe ben piktorin, bohemin, lolon, sepse cuditerisht kujton se aty eshte Marku Mbret.
Edi Rama eshte dashuruar aq shume me facebookun, saqe duket se vepron sikur ka nje plan. Shpesh here me oret e gjata qe kalon aty me statuse, postime, komente, pergjigje, duket sikur ka filluar te besoje se edhe ne kete jeten virtuale, mund tia fuse Markut duke bere si lolo njelloj sic i futi Nanos.
Jepini paqe vetes, te nderuar gazetare, te nderuar media dhe ju portaliste. Edhe ne facebookistet bejme mire ti japim paqe vetes.
Edi Rama nuk e ka me asnjerin prej nesh.
Ne facebook ai sapo ka rilindur virtualisht ne rolin e lolos qe bente dikur ne PS.
Lereni te meret me facebook. Por kujdes. Mos e lini me te beje Kryeministrin, sepse nuk ka kohe e aftesi qe ta beje. /Citynews
Në kohën e Partisë së vetme qarkullonte një shprehje që i th...
Shtetasja çeke Hana Demetrova, që u hodh nga kati i gjashtë ...
Një i ri i moshes 25-vjeçare ka mbetur I plagosur në një pre...
Në komunikimin javor përmes Facebook-ut kryeministri Rama, n...
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Social...
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Hotel “Tirana Internat...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrat Eglant...
Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së Jorida Tabaku...
Deklaratën e kryeministrit Edi Rama se është në pritje të ve...
Burime të Citynews nga Policia e Tiranës njoftojnë se, para ...
Pas intervistës së Klement Balilit, ose siç njihet ndryshe “...
Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policis...
Pas postimit të djeshëm, ku njoftonte dorëheqjen e tij si kr...
Vijojnë kërkimet për tre shqiptarët e arratisur nga burgu nd...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Listës ...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka zhvilluar një takim m...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dëgjoi dhe bashk...
Një i ri nga qyteti I Korçës ka tentuar ti jape fund jetës d...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në ...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot drejt Tropojës për të insp...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...