web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri Rama në Tropojë/ Premton 4 milionë euro investime

31 Tetor 2016, 13:59, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrat Eglantina Gjermeni, Lindita Nikolla e Ilir Beqaj ndodhet për një vize pune në qytetin e Tropojës.

Kreu i qeverisë ka premtuar mbi 4 milionë euro fonde për zhvillimin e Tropojës për të ndërhyrë në hyrjen e qytetit, infrastrukturë, përfundimin e Unazës për stadiumin, fasadat e pallateve, rikonstruksionin e gjimnazit. Premtimi u bë gjatë prezantimit të planit urbanistik të qytetit verior.

Gjithashtu Rama premtoi edhe fonde për zgjatimin i Ujësjellësit të Valbonës.

Rama në Tropojë zhvilloi takim me mësuesit dhe më pas me strukturat e PS si dhe me kryebashkiakun demokrat të qyteti, Besnik Dushaj. /Citynews





Lajmet e fundit nga