Drejton mjetin në gjendje të dehur/ Arrestohet 56-vjeçari në Fier
Policia Rrugore në Komisariatin e Policisë Fier ka arrestuar...
Viti i ardhshëm zgjedhor është mbrapa portës. Ilir Meta ka tre rrugë të dukshme politike përpara vetes. Njera më e sikleteshme se tjetra, sepse Rama kryeministër është rritur shumë, në peshë, në veprim në terren dhe në kreditet ndërkombëtare, që janë pak të themi shumë efikase për pushtetin e tij.
Rruga e parë dhe më e thjeshta, për të zgjedhur për ballafaqimin e vitit 2017, është ripërtëritja e Koalicionit politik me PS, me lista të mbyllur dhe me këtë kod elektoral të favorshëm si edhe në vitin 2013. Mjaft nga ata që rrinë afër Metës dhe u shkojnë ?punët mirë? në pushtet apo sipërmarrje, anojnë nga kjo rrugë.
Koalicion, rritje dhe luftë për rritje të LSI nën Çadrën e Koalicionit PS-LSI-PDIU dhe të tjerë.
Rruga e dytë është baraz me një pothuajse tërheqje nga politika, duke shkuar drejt Presidencës. Një relaks i gjatë 5 vjecar, Yoga, palestër, meditim, udhëtime dhe të shijuarit e familjes. Është kjo rrugë padyshim një tundim jo i vogël dhe joshësit ndaj kësaj rruge që meta duhet sipas tyre të përzgjedhë, janë të shumtë. Edhe ata, këshillonjësit e kësaj rrugë presdiencialiste, i kanë pak të themi punët mirë e bukur, në pushtet dhe me pushtetin.
Rruga e tretë, është rruga që ka si më kryesoren të Panjohurën, rrezikun dhe një harxhim të pamasaë nervash, energjish dhe mjaft enigma të tjera. Kjo rrugë e tretë, që sigurisht Meta, shqyrton ndërkohë me të dy rrugët e tjera, është dalja vetëm në Zgjedhje të Përgjithshme, duke udhëhequr një grup partish të vogla, që kërkojnë orientim në xhunglën politike shqiptare.
Në këtë rrugë të tretë, Ilir Meta, do tu kërkojë shqiptarëve votën për kryeministër, me përgjegjësi të plota drejtuese, në drejtimin e vendit, si një rikthim i plotë në vijën e parë të politikës, nga ana e tij. Dhe këtu nuk mund të ketë vecse betejë ballore me kryetarin e PS dhe aleatin e sotëm bashkëqeverisës.
Kush e njeh Metën nga afër, ndoshta do të mendonte se rruga e parë, ajo e ripërtëritjes së Koalicionit, do të ishte më afër gjykimit të tij pozitiv, që është pak të themi racional deri në shterrje të plotë të cdo mundësie për të shmangur ?luftën?.
Mirëpo ky 4 vjeçar bashkëqeverisjese me Ramën, ka qenë gjithashtu tronditës për Ilir Metën. Ai u bë dëshmimtar, se si kryeministri, produkt i votave të tija themelore, nuk e shijonte dot pushtetin e tij, duke thither pranë e pranë, të njejtin ajër me Ilir Metën, që me sa duket dhe mënyrë pothujase misterioze, nuk i harron dot sherret e hapura publike të kohrave të kaluara dhe ka për aleatin e vet, një urrejtje të thellë dhe bindshëm të pashërueshme.
Askush nuk mund të thotë se Meta, ka ndonjë grimcë afeksioni për Ramën dhe edhe ai, Meta pra, është ambicioz dhe si cdokush në politikë, do të dontë ta mundëte Ramën të blinduar në PS, në një betejë të hapur politike. Por deri në një provë të dytë, deri tani askush nuk mund të dëshmojë se Meta, ka një mendje konspirative të ngjashme me mendjen kaq pjellore konspirative të Ramës. Dhe pra, nëse do të prodhontë edhe njëherë një kryeministër Rama 2, Meta do të ishte, përtej fantazive, politikisht shumë i rrezikuar.
Muskujt që Rama rrëfeu në mes të Korrikut të shkuar, duke rrëmbyer apo blerë edhe deputetë nga LSI dhe duke vënë në veprim mekanizma të Tregut të Zi, financiar të politikës, ishte mbresëlënëse, ekselente, e shpejtë, e befasishme, e padëgjuar më parë, e talentuar dhe e denjë për një roman policiesk. Duke kaluar në mes të vapës numurin 71 të deputetëve të duhur për një qeverisje emergjence pa LSI.
Përveç rrezikut të vet politik, Meta, sheh dhe prek edhe ai, atë që shohin dhe prekin shumica e shqiptarëve. Kryeministri shqiptar, flet dhe vishet bukur, është i hijshëm dhe flet mirë disa gjuhë të huaja, por po shkon nga njeri dështim ekonomik në tjetrin dhe po sëmurret përditë e më shumë nga arrogance dhe reagon me shtetin si gjitholog, që pyet shumë pak ose aspak, këshilltarët dhe specialistët.
Duke e bërë buxhetin e shtetit rrush e kumbulla, për kiqtë e vet dhe për tekat e veta estetike. E pra, Rama dhe popullariteti i tij fillestar, rrezikon të gremiset dhe të mbytet, nëse i vijon kësaj rruge arrogance dhe vetëpëlqimi gjithmonë e më pakufij.
Ndonëse i tunduar, rruga drejt Presidencës për Ilir Metën, duket një rrugë e mbyllur, prej rrezikut real të humbjes reale të pasurisë së tij më të madhe, nga dhe buron forca e tij e mirëfilltë: LSI.
Meta e ka të qartë, se do të ishte përmbushja e një ëndre të gëzueshme për Ramën, largimi i tij drejt presidencës, që do të mund të sillte rrënimin e partisë së vet, të krijuar dhe të mbajtur me sakrifica personale, duke luftar shpesh në mënyrë vetmitare, kundër
Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, në të njejtën kohë, në vitet e rrezikshme 2008-2009.
Mirëpo Rruga e Tretë, që rastësisht, por jo krejt rastësisht, përputhet me ?Third Way?, si doktrinë politike, e detyron më së shumti Metën, të mbajë veshur uniformën dhe helmetën e partisë së tij, më së shumti i gatshëm, për një betejë të re politike.
Ku shanset anojnë sot, më shumë se dje, një betejë politike kundër Edi Ramës. /360gradë/
Policia Rrugore në Komisariatin e Policisë Fier ka arrestuar...
Analisti nga Kosova, Halil Matoshi, shprehet se deklaratat r...
Italia Qendrore është tronditur mëngjesin e sotëm nga një tj...
Mediat italiane kanë publikuar hartën e rreziqeve nga tërmet...
Publikohen pamjet e para gjatë tërmetit të sotëm në Italinë ...
Citynews sjell foto nga në një kënd lojërash në njësinë nr.5...
“Nëse e bëjmë dallimin mes etnisë dhe kombit, e me komb nënk...
Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë i shkallës Rihter është re...
Një tjetër tërmet me magnitudë 6.1 ballë e shkallës Rihter k...
Përgjatë viteve tek kontrolloja mediat e huaja dhe ndërkohë ...
“Bomba” e FBI-së për rihapjen e hetimit ndaj Clinton për për...
Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen e një super skaf...
Në Portin e Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e ...
Gjatë kohës që emisioni Stop transmetonte audio-përgjimin ku...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Çorovodë ku bashkëbisedoi...
38-vjeçarja Rudina I., e cila denoncoi kreun e gjykatës së G...
Sa herë në këtë vend ka ndonjë përpjekje për të nderuar vikt...
Duket se problemet e reperit me drejtësinë këtë herë kanë sh...
Që nga miratimi i Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, ...
Ish deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi vijon takimet m...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...