web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO - 7,2 kg kanabis në Portin e Vlorës/ Ja ku ishte fshehur lënda narkotike

29 Tetor 2016, 18:07, Aktualitet CNA

Në Portin e Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë është konstatuar një automjet i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin tip ?Peugeot? me targë AA254PA, drejtuar nga shtetasi i mësipërm, Policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 7 kg (kilogram) e 200 gr (gram), e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 6 pako, mbështjellë me letër alumini dhe plasmas të tejdukshëm, fshehur në pjesën e poshtme të tranversave të dyerve të mjetit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, Erjon Mamushit, për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve?. /Citynews


Vlorë, 30-vjeçari me 7 kg hashash by e-d21





Lajmet e fundit nga