Teza serbe e “Mercenarëve të UÇK-së” dhe marrëzitë e zëdhënësve të saj në Tiranë
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...
Shqipëria rezulton që ka kompanitë më të vogla në rajon, të matura relativisht me madhësinë e ekonomisë. Ndryshe nga vendi ynë që mbetet i varur nga tregtimi i naftës e retail, vendet e rajonit po diversifikohen drejt industrisë automotive, që u siguron atyre të ardhura dhe eksporte të qëndrueshme.
Kompanitë e energjisë, telekomunikacionit, tregtimit e përpunimit të naftës dhe gazit, tregtisë me shumicë e pakicë, përgjithësisht mbizotërojnë në renditjen e më të mëdhave në të gjithë rajonin.
Ndërkaq, ndryshe nga Shqipëria që mbetet e varur nga tregtimi i naftës retail, vendet e rajonit po diversifikohen drejt industrisë automotive, që u siguron atyre të ardhura dhe eksporte të qëndrueshme.
Në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit, industria e rëndë tradicionale ? kompanitë e tregtimit të naftës, gazit dhe energjisë ? po humbin dalëngadalë terren, megjithëse ato ende dominojnë renditjen e më të mëdhave. Këtë vit, ecuria e tyre është ndikuar negativisht nga çmimet e ulëta në tregjet globale, luhatshmëria e shpeshtë dhe gjithnjë e më shumë kushtet e pafavorshme të motit.
Prodhimi i makinave dhe pjesëve të makinave ndërkohë po fiton terren në listën e 100 më të mëdhave të Europës Juglindore (EJL), me rritjen që po nxitet nga rimëkëmbja e shpejtë në tregjet më të mëdha të eksporteve. Ato po shfrytëzojnë avantazhet konkurruese më të mira të rajonit ? kosto e lirë e fuqisë punëtore, taksat e ulëta, pozicionin strategjik dhe infrastrukturën e përmirësuar, shpesh, por jo gjithmonë, duke u mbështetur në ekspertizën e kaluar në industrinë lokale. Priten lajme më të mira për industrinë e automjeteve, duke konsideruar normën e ulët të zotërimit të makinave në rajon dhe të dhënat për shitjen e veturave të reja, si në Bashkimin Europian, ashtu dhe në Europën Juglindore.
Disa kompani ndërkombëtare janë të shtrira në rajon, si Arcelor Mittal, prodhuesi lider global i çelikut dhe minierave, që ka aktivitet në Maqedoni dhe Bosnjë, apo zinxhiri slloven i supermarketeve Mercator, me degë në Mal të Zi e Serbi.
Shqipëria, kompanitë më ?të pafuqishme? në rajon
Shqipëria rezulton që ka kompanitë më të vogla në rajon, të matura relativisht me madhësinë e ekonomisë. Qarkullimi vjetor i 10 sipërmarrjeve më të mëdha sipas xhiros në vendin tonë është sa 18.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Më i ulët pas Shqipërisë, ky tregues është për Bosnjë-Hercegovinën, me 24.2%. Më i lartë është për Maqedoninë, si rrjedhojë e fuqizimit të kompanisë Johnson Matthey DOOEL, që ka një qarkullim vjetor sa rreth 10% e PBB-së së vendit.
Tregtimi dhe prodhimi i naftës është aktiviteti që dominon absolutisht listën e më të mëdhenjve në Shqipëri. Më pas renditen energjia dhe telekomunikacioni (shih listën e 10 kompanive në fund dhe linkun për 200 sipërmarrjet më të mëdha në vend http://www.monitor.al/200-vip-e-2015-s-ekonomia-ne-udhekryq/).
Shembujt e Maqedonisë e Serbisë
Në Maqedoni, Johnson Matthey DOOEL, kompania amerikane që prodhon katalizatorë, ka raportuar një qarkullim vjetor prej 1.2 miliardë eurosh në 2015-n, me një rritje prej 28% me bazë vjetore, një xhiro kjo, tre herë më e lartë se e kompanisë më të madhe shqiptare. Johnson Matthey DOOEL është eksportuesi më i madh në Maqedoni. Në total, shteti fqinjë, me popullsi më të vogël se të Shqipërisë dhe me ekonomi më të vogël (Prodhimi i Brendshëm Bruto yni është rreth 14 miliardë dollarë dhe i Maqedonisë 11 miliardë dollarë) kishte eksporte prej 4.5 miliardë dollarësh në 2015-n, ndërsa në vendin tonë, eksportet në të njëjtën periudhë nuk i kaluan 1.9 miliardë dollarët.
Johnson Matthey DOOEL, një ndër më të mëdhatë në botë për prodhimin e pjesëve të katalizatorëve të automjeteve, ka parë me interes edhe tregun shqiptar, por nuk ka hyrë deri tani në të, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe mungesës së incentivave nga shteti, por edhe shqetësimit për luhatshmërinë e politikave fiskale, ndërsa në Maqedoni filloi investimet në 2007 dhe tashmë ka hapur dy fabrika, duke u konsoliduar si ndërmarrja më e madhe në vend dhe eksportuesi më i madh gjithashtu.
Në Serbi, Fiat Serbija është operatori i katërt më i madh, me një qarkullim vjetor prej 1.2 miliardë eurosh. Më 28 korrik 2008, Fiat nënshkroi një marrëveshje për kontrollin e ndërmarrjes serbe Zastava, duke investuar 700 milionë euro në këmbim të 67% të aksioneve. Fiat ka kryer investime për një kapacitet prodhues prej 330 mijë njësish në vit.
Industria e retail, në rajon lulëzon, në Shqipëri lëngon
Një tjetër industri që po shkon drejt rritjes në rajon, pasi është e lidhur më shumë se të gjitha me shpenzimet konsumatore është tregtia me shumicë dhe pakicë. Mercator, Delhaize, Konzum janë zinxhirë të mëdhenj rajonalë supermarketesh që figurojnë në listën e rajonit.
Sllovenia Mercator dhe serbja Delhaize kanë hyrë të dyja në tregun shqiptar por kanë dalë nga ai brenda një periudhe të shkurtër kohe, duke rezultuar të pasuksesshme. Informaliteti i lartë në tregun e pakicës, shpenzimet e mëdha operative (sistemet kompjuterike shumë të shtrenjta që nuk janë të nevojshme të aplikohen për momentin në Shqipëri, programe shumë të shtrenjtë të lidhura me qendrën) dhe mosnjohja e tregut vlerësohen disa nga arsyet kryesore që rrjetet rajonale të supermarketeve nuk arrijnë të çajnë në Shqipëri.
Maqedonia
Shteti fqinjë, që ka qenë agresiv në tërheqjen e investimeve të huaja vitin e fundit, ka kompani të mirëdiversifikuara në listën e më të mëdhenjve dhe të përqendruara në fushën e industrisë. Përveç Johnson Matthey, në listë janë dhe prodhuesi farmaceutik Alkaloid AD dhe Arcelormittal Skopje (CRM) në fushën e industrisë së metaleve.
Mali i Zi
Ekonomia e Malit të Zi, e përqendruar më së shumti te shërbimet, reflektohet dhe në numrin e lartë të shoqërive të tregtimit me shumicë e pakicë e transportit, që janë në listën e 10 më të mëdhave. Mali i Zi është i vetmi që ka në listë një operator ajror, Montenegro Airlines A.D., duke reflektuar peshën e lartë që zë turizmi në këtë vend.
Bosnjë-Hercegovina
Në Bosnjë dominon tregtia, nafta dhe industria e metaleve. Dy kompani nga industria e metaleve janë në listë Arcelormittal d.o.o. Zenica dhe Aluminij d.d.
Serbia
Kompanitë e energjisë dhe naftës dominojnë në listën e Serbisë, me nga tre të tilla përkatësisht. Industria automative dhe tregtia me shumicë e pakicë janë gjithashtu në listën e më të mëdhenjve.
Shqipëria
Tregtimi dhe prodhimi i naftës është aktiviteti që dominon absolutisht listën e më të mëdhenjve në Shqipëri. Më pas renditen energjia dhe telekomunikacioni./monitor.al
Partia Demokratike po shkon drejt bojkotit parlamentar, por ...
Policia e Fierit ka nisur procedimin penal për 12 persona, p...
Dekreti i Presidentit Bujar Nishani, për ligjin e mbetjeve, ...
Një shtetas 41-vjeçar ka shkuar në spital i djegur në pjesë ...
Policia e Lushnjes ka sekuestruar 13 doza heroinë dhe 25 doz...
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka k...
Në prill ajo priste drejtësinë! Gjithçka që ishte pjesë e nj...
Gazeta “Sot” hapet me një shkrim për koalicionin qeverisës d...
Ish-kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjirokastr, Guximtar Boçi...
Gjykata Kushtetuese i ka dërguar Komisionit të Venecias doku...
OSBE u bëri sot thirrje autoriteteve shqiptare që ta zbatojn...
Një shtetas 40-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një a...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-drejtori i Arkivë...
Cili qe thelbi i prezantimit të kryeministrit Edi Rama në Ko...
Në redaksinë e Fiks Fare ka shkuar një ankesë nga banorët e ...
Indrit Karaj është një qytetar i cili ankohet në “Stop” se ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në gjimnazin ...
Në një nga emisionet televizive në Amerikë të quajtur “Littl...
Kryetari i këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Leo...
Kompania kineze China State Construcion ka tërhequr ofertën ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...