Helmimi i kursantëve në Akademinë e Sigurisë/ "Zgjohet" AKU
Pas nisjes së hetimeve nga Policia dhe Prokuroria, është z...
Pas nisjes së hetimeve nga Policia dhe Prokuroria, është z...
Dekreti i Presidentit Bujar Nishani, për ligjin e mbetjeve, nuk parashikohet të futet për votim në seancat e afërta parlamentare. Burime nga Partia Socialiste kanë konfirmuar se të paktën në dy-tre seancat e ardhshme, dekreti i Nishanit nuk do të futet në rend për votim, shkruan “Sot”. Ligji i kundërshtuar nga opozita, shoqëria civile dhe ambientalistët pritet të zvarritet deri sa situata të qetësohet. Është mësuar se gjatë kësaj kohe socialistët do të zhvillojnë disa takime për të bindur ambientalistët dhe qytetarët, se ligji në fjalë nuk do të kthejë Shqipërinë në kosh plehrash të Europës. Po ashtu dhe tani janë duke u zhvilluar negociata të fshehta. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste edhe më parë kanë theksuar se ligji që parashikon import mbetjesh nga jashtë ndalon mbetjet e rrezikshme, ndërsa në vend do të sillen vetëm lëndë e parë për kompanitë e riciklimit, që siç edhe vetë kanë deklaruar, janë në prag falimenti. Ndërkohë, paralelisht, Partia Socialiste do të negociojë edhe me aleaten e saj, Lëvizjen Socialiste për Integrim, pa votat e së cilës është e pamundur që dekreti i Presidentit Nishani të rrëzohet.
Ligji ?Për menaxhimin e integruar të mbetjeve? u votua me 63 vota të PS dhe LSI, ndërsa për të rrëzuar dekretin e Presidentit duhen të paktën 71 vota. Ky numër i domosdoshëm votash por edhe reagimi qytetar, bënë që mazhoranca të presë deri në një moment kur situata do të jetë më e qetë për të votuar dekretin e kreut të shtetit, që në argumentet e tij theksonte se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për të importuar mbetje. Gjatë javës së fundit ka patur disa negociata mes PS dhe LSI, në mënyrë që të sigurohen votat e domosdoshme. Partia Socialiste ndërkohë ka pranuar tre propozime të LSI në mënyrë që ligji të kalojë. Aleati tjetër i PS, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk e ka votuar ligjin në shenjë kundërshtimi, ndërsa kreu i saj, Shpëtim Idrizi dhe deputetët janë shprehur për referendum, pra të jenë qytetarët ata që duhet të vendosin nëse duhet apo nuk duhet të importohen plehra.
Negociatat me ambientalistët
Gjatë kësaj jave, përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve kanë zhvilluar tre takime, me të tria grupet kryesore parlamentare. Përfaqësuesit e AKIP kanë zhvilluar një takim pa media me iniciatorin e ligjit, Eduard Shalsi dhe nënkryetarin e grupit parlamentar, Taulant Balla. Është mësuar se këto takime do të vijojnë dhe socialistët do të përpiqen të bindin ambientalistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, se importi i mbetjeve nuk paraqet rrezik për Shqipërinë. Këto takime do të jenë pa prezencën e medieve. Njëkohësisht, përfaqësues të PS do të kenë komunikime me mediat për të informuar opinionin publik, se ligji në fjalë ndalon mbetjet e rrezikshme dhe njëkohësisht do të pastrojë edhe vendin. Sipas argumenteve të Partisë Socialiste, ligji ?Për menaxhimin e integruar të mbetjeve? është hartuar pas kërkesave të kompanive të riciklimit. Sipas qeverisë, kompanitë e riciklimit nuk duhet të largohen nga vendi, duku u zhvendosur në një vend ku mund të kenë sasi më të mëdha mbetjesh për riciklim.
Një shtetas 41-vjeçar ka shkuar në spital i djegur në pjesë ...
Policia e Lushnjes ka sekuestruar 13 doza heroinë dhe 25 doz...
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka k...
Në prill ajo priste drejtësinë! Gjithçka që ishte pjesë e nj...
Gazeta “Sot” hapet me një shkrim për koalicionin qeverisës d...
Ish-kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjirokastr, Guximtar Boçi...
Gjykata Kushtetuese i ka dërguar Komisionit të Venecias doku...
OSBE u bëri sot thirrje autoriteteve shqiptare që ta zbatojn...
Një shtetas 40-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një a...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-drejtori i Arkivë...
Cili qe thelbi i prezantimit të kryeministrit Edi Rama në Ko...
Në redaksinë e Fiks Fare ka shkuar një ankesë nga banorët e ...
Indrit Karaj është një qytetar i cili ankohet në “Stop” se ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në gjimnazin ...
Në një nga emisionet televizive në Amerikë të quajtur “Littl...
Kryetari i këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Leo...
Kompania kineze China State Construcion ka tërhequr ofertën ...
Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, ndodhet në SHBA ku ësht...
Për gati 6 orë prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje...
Dy kaçakë shqiptarë, që ishin njëherësh dhe dy politikanë pr...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...