Makina përplaset me trafikndarësen/ Plagoset drejtuesi
Një shtetas 40-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një a...
OSBE u bëri sot thirrje autoriteteve shqiptare që ta zbatojnë pa humbur më tepër kohë ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit famëkeq të Shtetit gjatë diktaturës komuniste.
Kryetari i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha sot se vetëm zbulimi, trajtimi dhe diskutimi i padrejtësive të shkuara, nuk lejon që e shkuara të bëhet barrë për të ardhmen.
Amb. Borchardt i bëri këto komente në konferencën e fondacionit Konrad Adenauer ?Hapja e dosjeve të Sigurimit – Sa më shpejt aq më mirë?.
?Është për të ardhur keq – tha amb. Borchardt – kur sheh që, edhe pse ka kaluar mbi një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit, dhe pavarësisht se parlamenti ka përpara 11 kandidatë për 5 anëtarët e Zyrës së Haphjes së Dosjeve, parlamenti ende nuk ka votuar për ta. OSBE ? tha ambasadori Borchardt – e përshëndeti vrullin e fillimit, për të zbatuar këtë ligj dhe tani personat përgjegjës nevojitet të marrin masat për ta kthyer në rendin e punës së parlamentit, për të zbatuar ligjin dhe hapjen e dosjeve sipas ligjit?.
Në konferencë morën pjesë një numër i madh i përndjekurve politikë, përfaqësues të disa shoqatave, që mbajnë shpresa të vakëta edhe sot pas 25 vjet demokraci se persekutorët e tyre nga Sigurimi famëkeq i Shtetit, ende të paprekur nga asnjë proces ndalimi do të marrin një ndëshkim, ose së paku do të pengohen të përfshihen në administratën publike.
Politikanë dhe zyrtarë, socialistë dhe demokratë morën fjalën për të bërë një mori sqarimesh ligjore dhe procedurash parlamentare, pa mundur të shpjegojnë se si ka ndodhur që pas 25 vjetësh demokraci, përsëri ka mbi një vit që nuk zbatohet as ligji i moderuar i hapjes së dosjeve, që i ofron ato vetëm për studime dhe jo për lustrime.
Mos-hapja e dosjeve të krimeve, vrasjeve dhe përndjekjes së kundërshtarëve politikë nga Sigurimi famëkeq i Shtetit në një Shqipëri tërësisht të izoluar nga bota e qytetëruar vlerësohet nga ekspertët se e ka dëmtuar rëndë shoqërinë shqiptare.
Në dy dekadat e fundit debati publik u përqëndrua më shumë tek pika nëse duhen publikuar apo jo disa emra spiunësh, apo informatorësh, njoftime të qytetarëve kundër njëri-tjetrit.
Por pakkush e ndriçoi terrorin dhe vrasjet që bëri Sigurimi në 45 vjet për të mbajtur në pushtet drejtuesit e tij dhe të partisë komuniste me grushtin e hekurt të diktaturës./VOA
Një shtetas 40-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një a...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-drejtori i Arkivë...
Cili qe thelbi i prezantimit të kryeministrit Edi Rama në Ko...
Në redaksinë e Fiks Fare ka shkuar një ankesë nga banorët e ...
Indrit Karaj është një qytetar i cili ankohet në “Stop” se ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në gjimnazin ...
Në një nga emisionet televizive në Amerikë të quajtur “Littl...
Kryetari i këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Leo...
Kompania kineze China State Construcion ka tërhequr ofertën ...
Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, ndodhet në SHBA ku ësht...
Për gati 6 orë prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje...
Dy kaçakë shqiptarë, që ishin njëherësh dhe dy politikanë pr...
Deputeti Ben Blushi ka vijuar sot prezantimin e projektit të...
Bashkia e Tiranës ka njoftuar devijimin e trafikut të automj...
Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli në deklarat...
Kryetari i shkarkuar i Gjykatës së Rrethit Gjirokastër, Guxi...
Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Komisariatin e Poli...
Gjatë një takimi me fermerët e Kuçovës, kryeministri Edi Ram...
Shtetasi Andi Mustafaraj, 29 vjeç, ka mbetur i plagosur sot ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...