Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës, mbetet në burg
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-...
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-...
Dekorimi nga presideti Bujar Nishani, i ballistëve të vrarë nga Mehmet Shehu në tetor 1943 në Lushnje, vijon të krijojë acarim e debat në media e rrjete sociale.
Por veç tezave politike dhe faktit se çfarë fshihet pas këtij vendimi të Presidentit, dy dokumente dëshmojnë përmasat e vërteta të kësaj ngjarjeje të luftës dhe faktojnë pozitën reale të secilit kamp (Frontit nacional çlirimtar dhe Ballit Kombëtar) në luftën civile që u zhvillua në Shqipëri në vjeshtën e 1943.
Dokumenti i parë është një letër me shkrim dore e Mehmet Shehut e datës 30 tetor 1943, i cili i raporton Shtabit të Përgjithshëm detaje te ngjarjes makabër, për të cilën duket se është penduar edhe vetë.
Ai e vlerëson të tepruar ekzekutimin e 65 ballistëve dhe mendon se duhej të kishte pushkatuar të paktën 15-20 prej tyre (ata me më shumë përgjegjësi).
Dokumenti i dytë është një letër e Enver Hoxhës ku e kritikon Mehmet Shehun për këtë ngjarje të rëndë, që sipas Hoxhës dëmton imazhin e komunistëve dhe iu ul pikë në popull.
Sipas tij, këto veprime do ta bënin popullin të zhytej në urrejtje për partizanët.
Fakt është se në këto dokumente dëshmohet se këta 65 ballistë janë ekzekutuar pas një gjyqi të padrejtë (e pohon vetë Shehu). Po ashtu, fakt është se ngjarja ka qenë një betejë me tregues të qartë të luftës civile.
Më poshtë sjellim të plota dy dokumentet e përmendura më sipër, të publikuara nga Shqiptarja.com
Letra e Mehmet Shehut, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare
Kur ishim në Dumre, unë u nisa me 2 batalione të Brigatës dhe me 3 mortaja për të përballuar bashibozukët e Isa Manastirlliut, Hamit Matjanit, Tofik Cfirit e Hajdar Cakranit. Kur shkova pranë Lushjes ballistat ishin në Myzeqe. Këshu bëmë pregatitjet për t?i rënë Lushjes.Porse para se t?i binim Lushjes me forcat e Brigatës dhe të Lushjes, Isa Manastirliu na dolli befas nga krahu i djathtë për të marrë krahët neve ndërsa Hamit Matjani mejtonte të na merrte krahun e majtë nga Kosova. Isa Manastirlliu shtiu në forcat t?ona aty afër. Neve u detyruam t?u përgjigjemi me një herë. U ramë befas dhe i shpartalluamë të 400 bashibozukët ballista: 172 robër, 10-15 të vrarë.Robërit i gjykuamë. Gjyqi përbëhesh prej meje, nën komisarit të Komandës Vëndit Lushjes dhe një partizani të Bat. I. Brigatës.
Neve (gjyqi) vendosëm ekzekutimin e 65 ballistavet. Të tjerët, 29 vullnetarë për Brigatë dhe batalione të vëndit, të tjerët u liruan të çarmatosur.Me të vërtetë që Ballit i u dha një grusht i fortë me ekzekutimin e 65 ushtarve të tij (çerdhe të Hamit Matjanit dhe luftëtarë kundër nesh, me armë, kusarë, kriminelë e grabitës të popullit), porse, mua më duket se kemi qënë gabuar, kemi ekzazheruar, kemi qënë shum të rreptë.Do të mjaftonte pushkatimi i 15-20 ballistave nga më përgjegjësit.
Porse këtë radhë gabimi, faji kryesor është imi personalisht, mbasi gjyqi kryesohesh prej meje dhe, der diku, të 2 antarët e tjerë kanë qënë influencuarë prej meje.Unë, i dehur relativisht nga urrejtja kundër ballistavet trathëtarë, i revoltuar nga krimet dhe trathëtit e tyre, i rrëmbyer nga temperamenti mikro-borgjes i çastevet, qesh i mejtimit për këtë masë të pa masë! Reflektoj dhe bindem se masa ka qënë tepër e rreptë dhe se terrori i përdorur ka qënë pjesërisht i pa vënd!
Kjo ka rrjedhur edhe nga shkaku se unë ishja vetëm dhe shokët e tjerë të Shtabit Brigatës ishin larg, s?munda të këshillohesha me ?ta sepse s?premtonte koha. Sikur Shtabi i Brigatës të qe i gjithë pranë gjyqit, sigurisht që nuk do mbrinim n?ato përfundime.Gjurmat e këtij terrori duhen çdukur dhe shpresojm se do t?a shdukim në t?ardhëshmen. Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalisht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem m?i matur e të mos lë të tërhiqem nga sentimentet dhe buçitjet e çastevet që në mua çfaqen akoma si konsekuencë e një origjine mikro-borgjeze, patriarkale, prapanike, mesjetare.
V.F.L.P. 30-X-43
Të fala shoqërore, Komandanti i Brigatës, Mehmet Shehu
Letra e Enver Hoxhës, më 5 nëntor 1943
I dashuri shok Mehmet,
Veçanërisht jemi të gëzuar për sukseset e Brigadës s?onë Nacional-Çlirimtare. Brigada e jonë e Irë, dita ditës po shkon në rrugën e vërtetë që i ka caktuar Shtabi i Përgjithshëm. Komunikatat e juaja i presim me pa durim pse e dimë që Brigada e Irë gjatë udhëtimit të saj, i jep grushte të forta okupatorit Gjerman dhe tradhtarëve të vendit t?onë. Si kurdoherë dhe kësaj radhe sukseset e Brigadës kundër Gjermanëve kanë qenë të dukshme dhe shokët gjatë përpjekjeve kanë fituar eksperiencën e duhur dhe ashpërsinë e urrejtjen kundër armikut.Rruga e saj do të jetë pa tjetër e lavdishme për nderin e madh të ushtëris s?onë Nacional Çlirimtare dhe për triumfin e çështjes s?onë të shenjtë.
Përmes teje, u shprehim gjithë shokëve të Partis në Brigadë përgëzimet t?ona dhe ju urojmë që në të ardhmen ata të bëjnë dhe më shumë, ata të jenë kurdoherë në radhën e parë të luftës, të jenë shëmbëlla e heroizmës, e pjekunis politike, e gjaftohtësis, të jenë ushtarët e denjë të çështjes së madhe dhe të Partis s?onë të dashur.Në përpjekjen që bëri brigada me forcat e reaksionit, si kundër që thoni në raportin që i çoni Shtabit të Përgjithshëm, kini zënë mjaft robër dhe passi i keni gjykuar kini egzekutuar 65 prej tyre.Ky xhest e errëson tablonë.
Ky egzekutim, shoku Mehmet si kundër që e njeh dhe vetë në letrën që i çon shtabit, është i tepëruar dhe pa vend dhe shumë i gabueshmë pse në vend që të na sjedhij fitime, na dëmton.Duhet të kemi parasysh se katundarët që ndodhen në çetat e Ballit janë elementa të pa fajshëm, të pa sqaruar dhe viktima. Me këta duhet të sillemi më ndryshe, është detyra e jonë, si ushtarë të drejtësis që jemi, duhet t?ju flasim këtyre njerzve t?i këshillojmë të gjejnë rrugën e drejtë, të dezertojnë radhët e okupatorit e të tradhëtarëve. Por jo t?i egzekutojmë në masë.Egzekutimi të rezervohet vetëm për ata që me konshiencë të plotë bëjnë lodrën e armikut dhe të gjith ata që grabisin e gjakosin popullin. S?duhet të armiqësohemi me Katundarët pse ata janë shtyllat e partis s?onë, dhe një sjedhje karshi tyre si ajo e juaja sigurisht ka reperkusione nër shtresat katundare.
Në as një mënyrë s?duhet t?i japim shkak armikut të na akuzojë për asisoj që nuk jemi.Letra e jote që i çon Shtabit të Përgjithshëm për këtë çështje, na siguron se do t?i moderoç ndjenjat e inspiruara nga momenti dhe nuk do të përsëritet më gjë punë e tillë, dhe herë tjetër nuk do të të mungojë gjakftohtësija. Kemi bindje se do të veproç këtej e tutje në kët mënyrë, dhe këto veprime do të jenë të matura, pa humbur ashpërsin e duhur, dhe këtë do ta bësh, pse si komunist që je, nuk do të permetoç kurrë që me të tilla akte të preket emëri i pastër i Partis s?onë të dashur.
Të fala ty dhe gjithë shokëve
Për Komitetin Qendror të Partis Komuniste Shqip.
(Shpati)
Një person është arrestuar në Vlorë, ndërsa një tjetër është...
Dalin detaje të reja nga kryetari I Gjykatës së Shkallës së ...
Policia e Lushnjës ka goditur një tjetër rast të shpërndarje...
Prej kohësh, ndoshta që ditën e parë kur mori drejtimin e PS...
Policia e Shkodrës në vijim të operacionit anti-drogë ka sek...
Shqetësimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj ndikimit ...
Kryeministri, Edi Rama, është kritikuar disa herë për takime...
Edhe pse në ditët e sotme të jetosh një jetë të gjatë dhe të...
Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, do t’u n...
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi sot skandalin e kryeta...
Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar për skandalin e gjyqtarit Gux...
Profesori Artan Fuga, duke folur për lirinë e fjalës tha sot...
Gazetari Saimir Kodra ka treguar sot në emisionin “Opinion” ...
Shoqata e Avokatëve Penalistë, e drejtuar nga avokati Saimir...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar në lidhje me...
Për herë të parë pas shumë shekujsh, shkencëtarët kanë zbulu...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka votuar kundër emë...
Emisioni investigativ “Stop” ka publikuar sot përgjimin e kr...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë me dije se ka nisur he...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar menjëherë pa...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...