web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Audio-përgjimi/ KLD shkarkon gjyqtarin Guximtar Boçi

28 Tetor 2016, 12:28, Aktualitet CNA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar me 14 vota pro dhe asnjë kundër kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Vendimi për shkarkimin e tij erdhi pas publikimit të një audio-regjistrimi mbrëmjen e shkuar ku ai i kërkonte një qytetareje favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor në favor të saj.

Mbledhja urgjente e KLD-së është bërë me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

?Ky kryetar gjykate nuk mund të jetë më. Nuk mund të jetë as gjyqtar. Do kërkoj të pezullohet derisa të plotësohen procedurat për shkarkimin e tij?, ishte shprehur më herët ministri Manjani. /Citynews





Lajmet e fundit nga