Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ishte viti 1991 kur Adriano Celentano e shkroi kengen e tij per Edi Ramen. Ne shqiptaret asokohe nuk kishim kohe as ta degjonim kengen e as ta kuptonim se ajo i dedikohej nje njeriu qe do ta drejtonte Shqiperine pas gati 22 vitesh, nga dalja e saj. Ne ishim ngritur ne kembe per te permbysur komunizmin. Te gjithe ne, perfshire ketu edhe ata qe ishin komuniste edhe ata qe ishin persekutuar e masakruar nga komunizmi, ishim ne kembe. Disa madje u cuan ne kembe per te dhene kontributin e tyre ne kete lufte per permbysjen e komunizmit, me bustet dhe fotot e Enver Hoxhes e duke u veteshpallur vullnetaret e tij. Ajo periudhe meriton nje studim antropologjik te plote e te detajuar.
Ne dhjetorin e vitit 1990 u fitua pluralizmi politik. Ne marsin e vitit 1991 u be prova e pare per te bere zgjedhje me shume parti politike. Keto dy fitore te befta hapen siparin e nje skene ku demokracia u vu ne skene si nje reklame prezantuese e filmit qe do te shihnim kur ajo te vinte prej verteti. Komunistet u ndjene te lire e nen detyrim moral e historik te mbronin Partine e Punes dhe Enverin. Te persekutuarit dhe pronaret bene shoqata. Komunistet e nderruan emrin e tyre dhe te partise e u bene socialiste. Te persekutuarit dhe pronaret, u bene ish. Sigurimsat dhe djemte e bashkimit te rinise se partise punes u bene biznesmene. Udheheqesit e deriatehershem u bene Mentore. Femijet e Kuadrove te Partise u bene boheme. Spiunet u bene sindikaliste dhe i hyne rruges se klerit ne te gjitha besimet e mundshme tradicionale, globale dhe te gjithefaresojshme. Te vuajturit mbushen sheshet. Te paracaktuarit kryen rolet kryesore. Intelektualet mbeten tipike intelektuale gramshiane. Si i kishte mesuar nena parti per 45 vite, ashtu vazhduan edhe pas vitit 1990. Deri ne dhjetor 1990 i sherbenin Partise se Punes.
Pas dhjetorit 90, pluralizuan sherbimet e u mbeten besnike Partive dhe parave. Keshtu qe kur Celentano kendonte per Edi Ramen, ne gjithe kete babel parademokratik qe jetonim ne, nuk kishim as mendje, as veshe, e as nge ta degjonim. Ne dt 22 mars 1992, filloi filmi prej verteti i demokracise. Nuk ishte me reklame. Pluralizmit politik dhe zgjdhjeve shumepartiake duhej ti shtoheshin Shteti i se Drejtes, Drejtesia, Integrimi Europian, Lirite te Drejtat dhe Dinjiteti Njerezor, etj, etj, etj. Ishin shume gjera prej verteti qe duhej te beheshin, te cilat nuk mund te kryheshin nga aktore, por kerkonin autore. Mirepo ne shqiptaret e pamesuar, cuditerisht u dashuruam pas aktoreve dhe rrezonim nga skena cdo autor te mundshem.
Shume aktore erdhen ne pushtet para Edi Rames zgjedhje pas zgjedhjesh dhe filmi i demokracise luhatej duke u zhvilluar here komik, here tragjik, here fantastikoshkencor dhe here te tjera triller. Demokracine prej verteti nuk e pame asnjehere. Aktoret vune ne skene role qe duhej ti interpretonin edhe kur donin edhe kur nuk donin, edhe kur u duhej, edhe kur nuk u duhej, sidomos kur ua kerkonin te tjere. Kenga e Celentanos per Edi Ramen, mbeti e pa vene re, e shperfillur, e padegjuar, e harruar. Ne vitin 2013, Edi Rama u be aktori i fundit i skenes reklamuese te vitit 1991, qe u be Kryeministri i vendit. Si aktor i paracaktuar qe ishte, ai e dinte qe filmi i demokracise ishte realizuar keq dhe ishte vene ne skene pa autore, vetem nga aktore. Prej kesaj dijenie, do i kete ardhur ndermend ideja qe ardhjen e tij ne krye te puneve te pushtetit, ta paketonte nen premtimin e Rilindjes, pra nen premtimin e riberjes se filmit te demokracise. 1 milion shqiptare qe e kishin paguar shtrenjte me zhgenjime, vuajtje, sakrifica e pashpresesi bileten e filmit 25 vjecar te demokracise te realizuar nga aktore te keqinj, harruan qe edhe Rilindasi i Vonuar, nuk ishte autor, por thjeshte dhe vetem njeri prej aktoreve te paracaktuar.
Ne qershorin e 2013, ia dhane fuqine te plote Edi Rames, me besimin se ky do tu bente nje film krejt tjeter. Keta 1 milion shqiptare qe e votuan Edi Ramen para 3 vitesh e gjysem, ashtu si edhe te gjithe ne te tjeret, nuk e kishin degjuar kengen qe Adriano Celentano kishte shkruar e kenduar per Rilindasin e Vonuar, ne vitin 1991. Sepse nese do ta kishin degjuar kengen, do ta kishin ndjere paralajmerimin qe ajo shpallte. Dhe ja ku erdhi kjo dite kur ne te gjithe cdo dite degjojme ne cdo ekran nga 3 a 4 ore drejtperdrejte Edi Ramen. Me pas lexojme se cfare shkruan Edi Rama ne twitter dhe facebook, per 8 ore rresht.
Cdo te diele kemi videomesazhin e Edi Rames. Ai eshte kudo e ngado. Qindra mijera shqiptare rendin drejt llotarise amerikane. Dhjetramijera te tjere rendin drejt Europes pasi kane shitur shtepi e katandi ketu. Mijera futen neper maune e hapesira gomash, per tu transportuar ilegalisht ne Britani. Ndersa Edi Rama i gezohet Reformes se rripit te sigurimit. Nuk ka rendesi sa ikin. Rendesi kane rregullat e qarkullimit. Nuk po them ketu se jane te keqija rregullat e qarkullimit. Kam parasysh vetem faktin se te permiresosh sigurine rrugore eshte shkelqyeshem, por qe Shqiperia te mbetet pa shqiptare, kjo eshte e tmerrshme. Qyteza e fshatra te tera jane mplakur e zbrazur. Nuk kane me jete, ekonomi, njerez. Ndersa Edi Rama mburret me Reformen Territoriale. A duhej kjo Reforme? Po, patjeter. Ishte domosdoshmeri. Shume mire qe u be, ndonese mund te behej me mire e me drejte. Pyetja shtrohet, si tia bejme me gjithe keto qyteza, fshatra e komunitete qe po mplaken, mpaken, zbrazen dhe vdesin? Sepse shqiptaret po ikin. Reforma energjitike rilindi menaxhimin e suksesshem nen thundren e dhunes dhe burgosjeve. Mijera shqiptare te arrestuar e ndeshkuar qe te mberrinim tek menaxhimi qe e nxjerr ndermarrjen me fitim. Packa baterdise qe u be ne njerez. Rendesi ka qe ndermarrja doli me fitim. E shqiptaret ikin ose cdo dite kujtohen se duhet te mendojne per te ikur nga ky vend. Reforma ne Arsim ka degjeneruar ne nje subjekt dykampesh, mes atyre qe bejne propagande te financuar per te thene se jane te kenaqur dhe atyre qe protestojne e kundershtojne sepse jane kritike, mospranues, te pakenaqur apo te cenuar drejtperdrejte ose parimisht prej saj. Keta te dytet, si rezultat i Reformes ne Arsim, duhet te paguajne shtrenjte pasojat e Reformes, te shkaktuara per perfitimin e atyre qe mirepaguajne propaganden e kenaqesise per Reformen. Edhe ketu shtohen arsyet pse shqiptaret zgjedhin te ikin nga ky vend. Reforma ne Shendetesi, nepermjet 3 P-ve pra Partneritetit Publik Privat ose sic e quajne qytetaret, Pakicat Politike Plackitese, po permireson sherbimet private te paguara shtrenjte nga shteti dhe qytetari, e po perkeqesojne sherbimet publike qe duhet te ishin falas, por qe paguahen sa frengu pulen nen dore. Me ilacet po aplikohet mbi qytetaret efekti placebo, dmth, kujtojne se kurohen me barna, nders ne fakt nje Zot e di fare pine…
Perseri nje shkak me teper per shqiptaret qe te ikin nga syte kembet, prej ketij vendi qe u reciton cdo mengjes Poemen e Mjerimit, te Migjenit. Zhvillimi ekonomik eshte perqendruar ne dy Sektore strategjike, Agrikultura e Kanabisit dhe Turizmi i Plehrave. Jo me larg se sot degjoja nje rrites bletesh nga Tomorrica e Skraparit qe ankohej se po i ngordhnin bletet nga kanabisi i mbjelle kudo perreth. Shqiptaret qe nuk duan as kanabis e as plehra, ndihen te pafuqishem dhe zgjedhin te ikin. Zgjedhjet e lira dhe te ndershme, jane njelloj si kanace Coca Cola, qe e gjenim para vitit 1990 neper rranishte buze detit, e pasi e lanim dhe pastronim mire e mire, e vendosnim si zbukuruese ne bufete e dhomave te pritjes. Askush nuk beson me, se ne do pijme dot Coca Cola. E dime qe ata matane detit, mund te pijne Coca Cola sa e si te duan. Ne mund te mburremi vetem me kanacen bosh e te lare e pastruar e vendosur per ekspozim si send te cmuar. Me kujtohet batuta e nje mikut tim vlonjat ne ato fillime te viteve ’90. Ai shpesh thoshte: Mos prit shume nga ne shqiptaret, se jemi popull qe kemi pire per here te pare Coca Cola, ne moshen 40 vjec. E ja ku po behem gati te festoj 42 vjetorin tim ne kete dhjetor qe po vjen, e ende nuk e kam provuar shijen e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Keshtu si po shkojne punet, druaj se as pas 40 vjetesh te tjera, nuk do e provojme dot ne shqiptaret shijen e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Prandaj ikim. Ikim per te mos u kthyer me kurre. Shoqeria Civile ka mbetur si ajo Ceta e Kauzelepiresve. Perfaqesuesit e Shoqerise Civile, lepijne kauza te rrembyera me para donatoresh dhe partishe, e kur shkojne ne shtepi peshohen sa kile kane shtuar nga lepirja e kauzes se rradhes dhe rendesa e xhepave. Keta jane te vetmit nder ‘elitaret’ tane qe nuk duan te dobesohen per tu dukur te pasur. Keta duan te shendoshen. Po nuk pane kile te shtuara ne peshore, kur shkojne ne shtepi, ndihen keq e ia nisin te bejne google mos gjejne kauza te reja per ti lepire e qe dikush tu rrise sasine e parave ne xhepa qe te rendojne me shume. Shqiptaret e shohin kete soj te ri kauzebartesish, e duan te ikin me gjithe shtepi e katandi. Partite Politike jane shtuar e shtohen pa rreshtur. Ne fund te gjitha varen nga kanacja e Coca coles, dmth nga fakti nese do kete apo jo zgjedhje te lira e te ndershme. Po nuk pati zgjedhje te lira e te ndershme, me shume parti do kete ngahera, e me pak mundesi ne te vertete.
Kjo ben qe shqiptaret te mos kene me zgjedhje me te mire sesa ikja. Sido qe ta shohesh ngado qe ti hedhesh syte, filmi i Rilindjes, po sjell zbrazje te kinemase. Shqiptaret e dine qe Edi Rama, ky aktori i ri qe u premtoi filmin prej verteti, i vendosi te gjithe para toges se pushkatimit e ua vrau shpresen pa gjyq e ngurrim.
Ai qesh me ne. Jemi ne qe nuk e kuptuam qe ne fillim se kjo ishte loja. Tani qe po pergatitemi ose te votojme ne qershorin e 2017, ose te ikim nga Shqiperia sapo te na jepet mundesia, se paku tani, bejme mire ta degjojme kengen e Adriano Celentanos qe ka shkruar e kenduar per Edi Ramen ne vitin 1991. Ajo titullohet Il re degli ignoranti, Mbreti i Injoranteve. Ndoshta nuk do zbrazim vendin po e degjuam kete kenge. Ndoshta do te ngreme krye per ta cliruar.
Pas protestës së sotme të banorëve të fshatit Portëz në Fier...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka ng...
Pëplasja fizike mes banorëve të fshatit Mbyet dhe policisë s...
Vendimi i Presidentit të Republikës për të dekoruar 67 shqip...
Dje, në qytetin e Beratit është arrestuar në flagrancë shtet...
Detaje të reja zbulohen nga plagosja e 29-vjeçarit tek ish-E...
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë të shtetasit F...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se vendi ka nevojë për një...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar me 14 vota pro dh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me ferm...
Një ditë pas audio-regjistrimit ku protagonist ishte kryetar...
Kreu i Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi, ka akuz...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar sot se është ...
Është zbuluar identiteti i viktimës së aksidentit rrugor të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon me denoncimet e marra ...
Sot rreth orës 12:40, tek Universiteti Polis, në autostradë,...
Shtetasi Andi Mustafaraj u plagos si pasojë e një konflikti ...
Dalin detaje të reja nga plagosja në Tiranë. I plagosuri ësh...
Pak minuta më pare ëshjtë raportuar se pranë Drejtorisë së P...
Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri pas...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...