Shërbimi Kombëtar i Punës pergenjeshtron Ramen dhe Klosin
Shërbimi Kombëtar i Punës bën me dije procedurat dhe shifra...
Shoqëritë njerëzore të cilat kanë arritur një shkallë të lartë të përgjegjshmërisë së individit dhe bashkësisë, janë të afta t? i përdorin burimet e tyre të pasurisë në atë mënyrë që të krijojnë mirëqenie për pjesën më të madhe të bashkësisë, duke minimizuar shtresën e varfër në shoqërinë përkatëse. Këto shoqëri, me vetëdije të lartë të solidaritetit, për të trajtuar varfërinë krijojnë institucione efikase të shtetit social, që bën rishpërndarje të pasurisë me mekanizma ligjorë. Shoqëritë njerëzore të mësipërme janë bashkësi të iluminuara, në të cilat arsyeja është mjeti për perceptimin dhe ndryshimin e realitetit.
Shoqëritë e paafta për t? i përdorur burimet e tyre të pasurisë në mënyrën e treguar më lart si pasojë përbëhen në pjesën më të madhe të tyre nga shtresa e varfër, kanë një polarizim të skajshëm mes të pasurve dhe të varfërve. Këto shoqëri nuk kanë ndërtuar institucione dhe struktura efikase të shtetit social, ose ato që kanë ekzistojnë vetëm në letër. Prandaj këto shoqëri, për të trajtuar varfërinë krijojnë dhe gjenerojnë kulte mistike, shenjtë, mrekulli të shenjta. Shoqëritë njerëzore të llojit të dytë janë bashkësi me mendje të errësuar, në të cilat fantazia e çartur mistike, deliri është mjeti për perceptimin dhe ndryshimin e realitetit. Ky ishte ai që Iluminizmi (ndriçimi i mendjes) e quante Obskurantizëm (errësim i mendjes).
Ndarja e parë e madhe u bë me Reformën e Krishterimit në shekullin XVI. Shoqëritë dhe shtetet përkatëse protestante u zhvilluan si shoqëri dhe shtete të llojit të parë, shoqëritë dhe shtetet përkatëse katolike mbetën shoqëri dhe shtete të llojit të dytë.
Ndarja e dytë e madhe erdhi në vendin më të madhe dhe më të zhvilluar katolik të kohës, në Francë, me Iluminizmin, në shekullin XVIII. Iluminizmi (dritësimi) u krijua si i kundërt me Obskurantizmin (errësimin), të cilin donte ta zhdukte duke përdorur dritën e arsyes. Iluminizmi shpalli dhe Revolucioni Francez njohu supremacinë e arsyes njerëzore, me laicizmin/ shekullarizmin (largimin e religjionit nga sfera publike e shoqërisë dhe shtetit në atë private të njeriut), si truallin ku u hodh themeli i arsyes në shoqërinë dhe shtetin modern.
Kisha Katolike reagoi ndaj Iluminizmit njëjtë si ndaj Reformës Protestante, duke treguar se nuk kishte kuptuar asgjë nga ato që kishin ndodhur. Kisha Katolike u kundërpërgjegj ndaj presionit për ndryshime strukturore në shoqëritë e krishtera europiane, me kulte shenjtorësh të rinj, me mite, demonologji etj. Kisha e identifikoi veten me shoqërinë aristokratike, të ndërtuar mbi parimin e privilegjit dhe e shndërroi Krishterimin në ideologjinë e shoqërisë dhe shtetit aristokratik. Kjo lëvizje reaguese u quajt Reaksion dhe bartësit e saj u quajtën Reaksionarë.
Reagimi intelektual denoncues ndaj revanshit të Obskurantizmit erdhi në vendin më katolik europian, në Spanjë, nga piktori Francisko Goya me albumin prej 80 gravurash, të titulluar ?Los Caprichos? (Kapriçiot), ku autori satirizon manipulimin e mendjes së njeriut me anë të obskurantizmit religjioz. ?Gjumi i arsyes prodhon përbindsha?, është titulli i njërës prej gravurave. Inkuizicioni e ndaloi shitjen e albumit brenda dy orëve.
Kishës Katolike iu deshën tre shekuj e gjysmë për të kuptuar dhe pranuar si me gjysmë zëri gabimin e bërë ndaj Galileo Galileit. A mos do t? i duhet vallë edhe kaq kohë për të kuptuar se krijimi i kulteve të shenjtorëve si institucion për trajtimin e varfërisë, është një përbindësh në llojin e vet, i krijuar nga gjumi i arsyes për shoqëritë dhe shtetet ku mungojnë institucionet publike përkatëse efikase.
Shqipëria dhe Kosova, dy vendet që janë shembull për shpërdorimin e burimeve të pasurisë publike dhe të mungesës së institucioneve sadopak efikase të shtetit social, për trajtimin e varfërisë, të polarizimit mes të pasurve dhe të varfërve, ishin dhe vendet me përfaqësim më të madh të drejtuesve të lartë shtetërorë në ceremoninë për shenjtërimin e Nënës Terezë. Të gjithë këta drejtues të lartë shtetërorë të dy vendeve janë përbindësha që ekzistojnë në sajë të gjumit të arsyes së popullit në vendet përkatëse.
Nënë Tereza, në mënyrë të pavetëdijshme ka bërë rolin e dados së popujve, për ta bërë më të thellë gjumin e arsyes së tyre, që përbindshat të sundojnë të qetë.
Koha e përrallave është në fëmijërinë e njeriut dhe të popujve. Koha e arsyetimit është në moshën madhore.
Pjesa më e zhvilluar e botës ka hequr dorë që para 500 viteve nga shenjtërimi i njeriut prej njeriut, si një delir I prodhuar nga gjumi i arsyes. Njerëzit, arsyeja e të cilëve është në gjumë vazhdojnë të ushtrojnë zejen e çuditshme të shenjtërimit të njeriut nga njeriu dhe për më tepër e bindin veten që kanë të drejtë të jenë krenarë para botës për këtë gjë. Në të vërtetë pjesa më e zhvilluar e botës, duke përfshirë edhe pjesën më të zhvilluar të shoqërive dhe shteteve të tyre, i shikon me mëshirë dhe tallje.
Shërbimi Kombëtar i Punës bën me dije procedurat dhe shifra...
Na ishin dy Nëna shqiptare. Nuk ndjeheshin as fatlume as fat...
Nga Klodian TOMORRI Vetem ne korrik, u shtuan rreth 70 milio...
Hapja e këtij sesioni të ri parlamentar përkon me një moment...
Emisioni investigativ denoncon sesi realizohet procesi kundr...
Nga Emma YoungTë marrësh pak kohë pushim, të luash, të studi...
Ministri i MMSRz. Blendi Klosi morri pjesë në zbulimin e M...
Nisur nga situata e pritshme që pritet të krijohet nga inten...
Shehu: Përpara se të mendojmë për partitë tona, duhet të men...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot mori pjesë në meshë...
Komuna e Ferizajt ka paguar trefishin e vlerës për shpronësi...
Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të bren...
Disa shkolla në Saksoni të Poshtme në Gjermani kanë anuluar ...
SHBA-Rusi ende nuk kanë arritur ende një marrëveshje armëpus...
Kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha në një takim në D...
Policia ndaloi V.Q., 27 vjeç, banues në Divjakë, në fshatin ...
Policia e Krujës ka arrestuar sot shtetasin Edmond Cangu, 28...
Policia ka ndaluar dy drejtues mjeti pas qarkullonin të pa p...
Policia ka ndaluar dy persona me akuzën për vjedhje. Kështu ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, si gjithmonë nuk ka lënë pa p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...