Ministria e Punëve të Brendshme jep alarmin/ Kujdes nga rreshjet e shiut ne dy ditet e ardhshme
Nisur nga situata e pritshme që pritet të krijohet nga inten...
Ministri i MMSRz. Blendi Klosi morri pjesë në zbulimin e Memorialit të Internim – Dëbimeve në qytetin e Lushnjës. Ky Memorial vendoset ne Lushnje, qytet në të cilin pergjatë 1954 ? 1991, rreth 90% e të internuarve dhe dëbuarve në të gjithë Shqipërinë janë vendosur në 14 qendra të ndryshme internimesh në Rrethin e Lushnjes (si Gradisht, Saver, Gjaze, Plug, Grabjan, etj).
Në Lushnje, me rastin e ditëve ndërkombetare për nderimin e viktimave të rregjimeve totalitare, inagurohet ky Memorial si shenjë empatie dhe nderimi për rreth 32,000 persona, të cilët u ndëshkuan pa u gjykuar me ndonjë proces administrativ apo gjyqësor nga rregjimi komunist. Këta persona, i përkisnin të gjithë grup-moshave duke përfshirë fëmijë të sapolindur, burra e gra, në moshë të re e në moshë të thyer. ? Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinisë do mbeshtet fuqishëm këto iniciativa për promovimin e kujtesës kolektive në Shqipëri? ? deklaroi ministri Klosi në inagurimin e memorialit në Lushnjë.
Fjala e plotë e ministrit Klosi
I nderuar Adem Allci, i nderuar zoti Butka, zoti Dine, i nderuar zoti Kola. Të nderuar miq të mirë! Të nderuar njerëz që keni vuajtur, të nderuar qytetarë. Ndjehem mirë sot, si përfaqësues i një qeverie sociale, një qeverie që përkujdeset për të gjithë, si përfaqësuesi i një qeverie që ka në zbatim të kësaj shtrese dy momente shumë të rëndësishme, të pandara nga njëra tjetra, atë të dëmshpërblimit financiar e atë të përkujtimit të vuajtjeve nëpërmjët ngjarjeve, datave e memorialeve si ky i sotmi.
Do doja shumë të falenderoja Fatos Kolën, artistin që e ka zhvilluar këtë vepër së bashku me gjithë ata ate cilët e kanë ideuar dhe projektuar dhe kanë dhënë idetë e tyre realizimin e këtij memoriali. Ajo çka e bënë unik këtë memorial, është se pot a vini re, në të nuk shkruhen emra të përveçëm, nuk shkruhen krahina, por në të shkruhen familje.
Në të janë vënë emra familjesh, familje nga cilat dënimin e kanë vuajtur si ata që ishin në barkun e nënës, si ata që ishin në moshë pensioni, si ata të cilët punonin, si ata të cilët shkolloheshin, pra e gjithë familja nën të njëjtin internim, nën të njëjtën vuajtje.
Prandaj të nderuar miq, ne jemi këtu së bashku me Komitetin e të Përdjekurve, së bashku me institucionet që i përfaqësojnë ata, për ti dhënë garancinë se kjo qeveri do vazhdojë të jetë pranë jush, të përkujdeset që të kujtohen ato vuajtje dhe nuk janë pak shërbimet që kemi bërë në këtë drejtim. Mos të harrojmë që vetëm para pak ditësh në gusht, ne miratuam në ish kampin fatkeq të Tepelenes një memorial tjetër.
Jemi tashmë në ngritjen e një memoriali shumë të rëndësishëm në Tiranë që ka të bëjë përsëri me këtë moment kaq të rëndësishëm të kujtesës, të mos harrimit të vuajteve, të mos harrimit të krimeve dhe të mos përsëritjes se tyre.
Ashtu sikundër jemi çdo ditë me Institutin e të Përndjekurve për të ndjekur çdo aktivitet të shoqatave tuaja, për të parë dhe për të ndjekur nga afër cdo veprimtari, ne vazhdojmë gjithashtu të gjitha përpjekjet që premtimet tona, qoftë elektorale, qoftë edhe me programin qeverisës, atë të vazhdimit pandërprerje të plotësimit të detyrimit ligjor për pagimin dhe plotesimin e të gjitha kësteve për të ata të cilët jetojnë, ose për pasardhësit e tyre , e do ta cojmë atë drejt realizimit të plotë.
Sot që flasim kemi filluar realizimin e këtit të gjashtë për të gjithë të përdjekurit e gjallë. Sot kësiti i gjashtë është bërë realitet për të gjithë brezin e atyreve që kanë vuajtur vetë. Tashmë janë mbi 800 familje që e kanë marrë këstin e gjashtë, e po ashtu po vazhdojmë pa ndërprerje vazhdimin e këstit të dytë për të gjithë ata që janë pasardhës të të përndjekurve politik.
E dimë që mbase nuk është shumë kjo që kemi bërë, e dimë që shumë më tepër duhet të realizomë, por ama dimë që jemi e vetmja forcë qeverisëse, e cila po realizon këtë premtim, që shumë është premtuar në këto 25 vjet, por vetëm gjatë këtyre viteve të qeverisjes sonë po realizohet.
Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me të gjithë përfaqësuesit tuaj të nderuar, me përfaqësuesit e brezave pasardhës të nderuar të komunitetit tuaj, pasi gjeneratat zëvendësojnë njera ? tjetrën. Eshtë shumë e mirë që gjeneratat vazhdonë bashkëpunimin, vazhdojnë të përkujtojnë, vazhdojnë të jenë të konsoliduara, pasi kjo është një histori që ka ndodhur , një histori që s? duhet të harrohet, një histori e rëndë që nuk duhet të përsëritet më. ?Dhe që historia të mos përsëritet, ajo nuk duhet harruar? – sic thuhet me të drejtë.
Prandaj të nderuar miq, unë dhe njëherë do doja të falenderoja shumë kryetarin e Bashkisë Lushnjë, i cili ka gjetur një vend kaq sinjifikant , një portë hyrëse të qytetit të Lushnjes, një portë në të cilën kalojnë kaq shumë banorë e vizitorë, të cilët përditë do të shikojnë një vepër kaq të bukur artistike me një mesazh kaq të fortë dhe të dhimbshëm. Jo pa arsye ky memorial është vendosur jo pa arsye në këtë, e cila ka mbajtur mbi vete mbi 30 mijë gra e vajza , djem të rinjë burra, lot, vuajtje e sacrifice. Prandaj dhe një herë, ne jemi këtu për të mbështetur çdo iniciativë tuajën, natyrisht për të qenë së bashku me ju që ajo çfarë ka ndodhur të mos harrohet dhe të vazhdojë të gjykohet.
Nisur nga situata e pritshme që pritet të krijohet nga inten...
Shehu: Përpara se të mendojmë për partitë tona, duhet të men...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot mori pjesë në meshë...
Komuna e Ferizajt ka paguar trefishin e vlerës për shpronësi...
Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të bren...
Disa shkolla në Saksoni të Poshtme në Gjermani kanë anuluar ...
SHBA-Rusi ende nuk kanë arritur ende një marrëveshje armëpus...
Kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha në një takim në D...
Policia ndaloi V.Q., 27 vjeç, banues në Divjakë, në fshatin ...
Policia e Krujës ka arrestuar sot shtetasin Edmond Cangu, 28...
Policia ka ndaluar dy drejtues mjeti pas qarkullonin të pa p...
Policia ka ndaluar dy persona me akuzën për vjedhje. Kështu ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, si gjithmonë nuk ka lënë pa p...
Katër të rinj kanë rënë në pranga pasi i është gjetur lëndë ...
Policia arrestoi shtetasin M. G 35 vjeç, banues në Tiranë, p...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Komisariat...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Kruje, ka...
Sot në mbrëmje rikthehet emisioni shumë i ndjekur në Top Cha...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar që gjyqtarët t...
Vonesa e nga laboratori i policisë shkencore rrezikon lirimi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...