“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Emisioni investigativ denoncon sesi realizohet procesi kundrejt ryshfetit 12 mijë lekë të reja
Mjafton të njohësh personin e duhur dhe mund të marrësh çdo provim në Fakultetin e Agrobiznesit në Universtitetin Bujqësor në Tiranë. Emisioni investigativ Fiks Fare solli mbrëmjen e së hënës një investigim, i cili ka zgjatur tetë muaj, ku tregohet rrugëtimi i gazetares që arriti të marrë pesë provime kundrejt pagesës.
Gjithçka nisi në muajin Janar, kur për realizimin e këtij procesi, gazetares iu desh të kontaktonte fillimisht me sekserin, i cili doli garant për marrjen e provimeve kundrejt çmimit 10 mijë lekë të reja për çdo profesor dhe 2 mijë lekë për veten e tij.
Roja e institucioni i drejtoi gazetarët e Fiks fare te një person
?i rëndësishëm?, i cili të mbaronte punë për provimet. Ai është Besim Nasufi, i cili u vetëprezantua te gazetarët e Fiks fare si përgjegjës i fakultetit të Agrobiznesit dhe zv. kancelar. Menjëherë, ai pranoi të bisedojë me gazetaren e Fiks fare, e cila u prezantua si e afërme e studentit i cili kërkonte që të merrte notë kaluese në provimet e mbartura nga viti i dytë dhe provimet e vitit të tretë.
Studenti, kishte ndjekur studimet e sistemit part time ne degën e Agrobiznesit.
Zoti Nasufi, doli garant për të marrë gjysmat e provimeve. Ai kërkoi që t’i bëhet gati një listë me të gjitha lëndët që do të jepte provim dhe ku kërkonin ndihmë, kështu që u la një takim i dytë mes palëve.
Gjate bisedave ai del garant per marrjen e provimeve, duke theksuar disa here se ka njohje dhe miqësi te ngushtë me disa persona që punonin në rektorat.Personi qe nderhyn pte pedagoget sipas tij per te marre note kaluese per provimet, sipas tije shte dikush me pozite ne rektorat. Madje u kërkon gazetarëve të Fiks fare që të tregohen të kujdeshshëm pasi në atë periudhë ne universitet kishte shumë kontrolle
Në takimin e radhës, Fiks Fare i dërgoi sekserit një listë me 22 lëndë të vitit të dytë dhe të tretë të Agrobiznesit, të cilat gazetarët ia shkruajtën në një letër, ndërkohë që sekseri tha se do të rrethonte ato, të cilat mund të ndërhynte për marrjen e tyre.
Në ato momente, gazetarja e pyet sesa mund të kushtojë marrja e një provimi. Gjatë bisedës, Nasufi e vuri në dijeni që një provim kushton 10 mijë lekë të reja , të cilat sipas tij, i merrte profesori i lëndës dhe dy mijë lekë të reja për veten. Pasi u ra dakord për pazarin, përgjegjësi i fakultetit mori letrën me vete dhe u vendos që do të takoheshin sërish për të diskutuar mbi listën e provimeve që mund të ndërhynte.
Në takimin tjetër, ai vuri në dukje se pasi kishte parë listën me 22 lëndë, bashkë me disa kolegë të tij, kishin rrethuar 10-11 prej tyre, për të cilat ofronte garanci, kundrejt çmimit të përmendur në takimin pararendës. Në këto kushte, Fiks Fare bie dakord me sekserin e prezantuar si zëvendëskancelar të fakultetit, që të bëhet pagesa. Kushti ishte që pagesa të bëhet të paktën disa ditë para datës së provimit.
Pak ditë më vonë, Fiks Fare realizon pagesën prej 12 mijë lekësh të reja për një nga lëndët e rrethuara prej tij, pikërisht ?Matematikën ekonomike?, të cilat i jepen gjatë takimit në një nga lokalet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në ato momente, Nasufi ishte i shqetësuar se dikush mund ta shikonte se po merrte para dhe këmbëngul që të mos numërohen, por gazetarja e kryen këtë veprim, duke ia dhënë më pas në dorë.
Pasi u realizua pagesa, studenti shkoi në provim dhe pa vështirësi arriti të marrë notë kaluese.
Disa javë më pas ai është paraqitur në sekretarinë e Fakultetit ku ka kërkuar informacion nëse kishte marrë notë kaluese në provimin e lëndës së ?Matematikës?
Sekretarja e fakultetit i ka dhënë një kopje të procesverbalit që kishte dorëzuar pedagogu i lendes ne sekretari. Studenti shikon se ne procesverbal ishte shenaur nota 5 perbri emri te tij
Ky nuk është rasti i vetëm i realizuar nga Fiks Fare nëpërmjet këtij sekseri, por në ditët në vazhdim Fiks Fare do të vijojë me publikimin e fakteve të reja mbi marrjen e ryshfetit për kalimin e provimeve në Fakultetin e Agrobiznesit.
Biseda me sekserin per ccmimet e provimeve
Fiksi: Sa është me përafërsi (nje provim)?
Përgjegjës I fakultetit: Tani unë varem direkt nga rektori. Dëgjoni tani për lekët. Ta dini dhe këtë. Në qoftëse ka ngelur që nuk bën vaki. Ka harruar, ka bërë gabime ai, më paratë nuk I ha gjallë në botë. Paratë I keni mbrapsh, lekët.E kuptoni? Ato njerëzit tonë, që kam unë janë njerëz të rektoratit. E kupton? Janë njerëz të rektoratit dhe janë pjesë e rektoratit. Nuk janë pjesë përshembull që shkon tek njëri dhe nuk e përfill fare. A e beson se na kanë bërë mbledhje, na kanë bërë mbledhje more kini kujdes. Kini kujdes se është kontrolli vërdallë.
Fiksi: Tani ju jeni si roje? Si?
Përgjegjës I fakultetit: Unë jam përgjegjësi I fakultetit. ….
Dorezimi i parave per provimin e Matematikës ekonomike
Fiksi: Numëroji! Apo t?i numëroji unë? Jo, jo se I numëroji unë.
Përgjegjësi I fakultetit: Bjeri këtu pra, mos të shohin.
Fiksi: Po jo more pra se jam pas shtyllës. Nuk dukem, [prandaj jam ulur këtu. 20, 30 a do I shohësh?
Përgjegjësi I fakultetit: Po lere mos I numëro.
Fiksi: 40, 50, 60, 70, 80, 90 , 100, 110, 120. 100 të pedagogut. 20 të tuat.
Nga Emma YoungTë marrësh pak kohë pushim, të luash, të studi...
Ministri i MMSRz. Blendi Klosi morri pjesë në zbulimin e M...
Nisur nga situata e pritshme që pritet të krijohet nga inten...
Shehu: Përpara se të mendojmë për partitë tona, duhet të men...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot mori pjesë në meshë...
Komuna e Ferizajt ka paguar trefishin e vlerës për shpronësi...
Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të bren...
Disa shkolla në Saksoni të Poshtme në Gjermani kanë anuluar ...
SHBA-Rusi ende nuk kanë arritur ende një marrëveshje armëpus...
Kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha në një takim në D...
Policia ndaloi V.Q., 27 vjeç, banues në Divjakë, në fshatin ...
Policia e Krujës ka arrestuar sot shtetasin Edmond Cangu, 28...
Policia ka ndaluar dy drejtues mjeti pas qarkullonin të pa p...
Policia ka ndaluar dy persona me akuzën për vjedhje. Kështu ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, si gjithmonë nuk ka lënë pa p...
Katër të rinj kanë rënë në pranga pasi i është gjetur lëndë ...
Policia arrestoi shtetasin M. G 35 vjeç, banues në Tiranë, p...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Komisariat...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Kruje, ka...
Sot në mbrëmje rikthehet emisioni shumë i ndjekur në Top Cha...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...