web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama i jep ARMO-n kompanisë offshore të Besnik Sulës, IRTC e regjistruar në ishujt Virgin

1 Shtator 2016, 19:41, Aktualitet CNA

Ionian Refining dhe Trading Co. -IRTC SH. A., një kompani e regjistruar vetëm dy muaj më parë do të jetë shfrytëzuesja e rafinerisë së vetme në vend, ARMO. Lajmin e ka bërë publik Bankers Petroleum, e cila njoftoi se nga 1 tetori deri në 31 dhjetor do të shesë 65 për qind të prodhimit tek kjo kompani, për t?u përpunuar në dy rafineritë, atë të Fierit dhe Ballshit. ?Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të deklarojë nënshkrimin e një marrëveshjeje të kushtëzuar në tregun vendas me Ionian Refining dhe Trading Co. ? IRTC SH.A (IRTC). Sapo të bëhet efektive, Bankers të shesë deri në 65% të prodhimit të naftës bruto në bazë të kësaj marrëveshjeje?, njoftoi Bankers Petroleum
Sipas njoftimit marrëveshja do të bëhet efektive menjëherë, pasi Bankers të marrë miratimin nga qeveria shqiptare për programin e propozuar të shpimit të kompanisë për tremujorin e katërt 2016 dhe pas respektimit të amendamenteve për procedurat ndërmjet kompanisë dhe Albpetrol për tërheqjen e pjesën e prodhimit të naftës së prodhuar në Patos-Marinzës që i përket Albpetrol.
Kompania do të marrë garanci pagese në avancë për ngarkesat e naftës bruto. Në përputhje me marrëveshjen, ngarkesat e naftës do të shiten gjatë periudhës 1 tetor 2016- 31 dhjetor 2017.
Marrëveshja e Bankersit me zotëruesit e rinj të ARMO-s nuk është e rastësishme. Burime konfidenciale i thanë Syri.net se e gjithë lufta e qeverisë ndaj kompanisë kanadeze ka qenë pikërisht për të detyruar atë të hyjë në marrëveshje tregtare me kompaninë Ionian Trading, e cila zotërohet nga njerëz të afërt me kryeministrin.

Kush qëndron pas blerësit

Ionian Refining dhe Trading Co. ? IRTC SH. A., është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 13 qershor të vitit 2016. Kompania rezulton e regjistruar offshore në Ishujt Britanikë Virgin. Por si përfaqësues i saj shfaqet Taulant Musabelliu, një njeri i lidhur me biznesmenin Besnik Sulaj, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me kryeministrin Edi Rama. Musabelliu ka qenë administrator i kompanisë ?Sulaj Progres Group?, i zotëruar nga biznesmeni Sulaj dhe tani shfaqet si administrator në kompaninë Ionian Refining që do të shfrytëzojë ARMO-n. Ende mbetet e paqartë procedura përmes, të cilës kjo kompani ka marrë ARMO-n. Ministria e Energjisë, e cila zotëron 15 për qind të aksioneve nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar. Ajo që dihet është se rafineria e cila deri dje ka qenë e bllokuar është marrë me qera, në një marrëveshje që përfshin bankat, qeverinë dhe Tatimet.

ARMO, një histori problematike borxhesh

Rafineria ARMO është një nga kompanitë më problematike në Shqipëri, teksa është kreditori më i madh i vetëm i keq në banka dhe ka një mal me detyrime ndaj shtetit dhe të tretëve. Në fund të tremujorit të parë të 2016-ës, detyrimet e kompanisë ARMO në total kanë arritur në 595 milionë dollarë sipas burimeve në Ministrinë e Energjetikës, një shumë kjo që është gati sa 5% e prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se, nga totali i detyrimeve afërsisht 300 milionë dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrol-it, tatim-taksave, të tretëve dhe punonjësve, ku vetëm shtetit i ka të paktën 100 milionë euro.
Punonjësit kanë filluar protestat për mosmarrjen e pagave prej muajsh. Në gusht të 2013-s, Heany Assets Corporation bleu aksionet e Anika Merkuria Associated Oil, e cila zotëronte 85% të aksioneve të ARMO sh.a (15% i ka akoma shteti). Në datën e blerjes, Heany Assets Corporation njohu detyrimet e shoqërisë, të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë. ARMO, gjatë vitit 2014, përfitoi të ardhura, si qiradhënëse e dy rafinerive, si pronare e tyre.
Mirëpo, detyrimet e kompanisë janë shtuar në mënyrë galopante dy vitet fundit, duke shkuar në gati 600 milionë dollarë. ARMO është ndërkohë kreditori më i madh i keq në vend, në listën e 35 kompanive që kanë 60% të huave me probleme në vend. Kredia ndaj bankave në Shqipëri vlerësohet në rreth 50 milionë euro. Asetet e ARMO-s muajt e fundit kanë qenë në shitje nga kreditorët, si Raiffeisen, ndërsa një pjesë e tyre është sekuestruar nga Albpetrol si rrjedhojë e mosshyerjes së detyrimeve ndaj kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës, që arrijnë rreth 50 milionë dollarë. Në sekuestro së fundmi asetet e ARMO-s kanë qenë dhe nga Dogana Fier.
Në fund të tremujorit të parë të 2016-ës, detyrimet e kompanisë ARMO në total kanë arritur në 595 milionë dollarë sipas burimeve në Ministrinë e Energjetikës, një shumë kjo që është gati sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se, nga totali i detyrimeve afërsisht 300 milionë dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrol-it, tatim-taksave, të tretëve dhe punonjësve. Punonjësit kanë filluar protestat për mosmarrjen e pagave prej muajsh. Në gusht të 2013-ës, Heany Assets Corporation bleu aksionet e Anika Merkuria Associated Oil, e cila zotëronte 85% të aksioneve të ARMO sh.a.
Në datën e blerjes, Heany Assets Corporation njohu detyrimet e shoqërisë, të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë. ARMO, gjatë vitit 2014, përfitoi të ardhura, si qiradhënëse e dy rafinerive, si pronare e tyre. Mirëpo, detyrimet e kompanisë janë shtuar në mënyrë galopante dy vitet fundit, duke shkuar në gati 600 milionë dollarë. ARMO është ndërkohë kreditori më i madh i keq në vend, në listën e 35 kompanive që kanë 60% të huave me probleme në vend. Kredia ndaj bankave në Shqipëri vlerësohet në rreth 50 milionë euro.

Bankers nënshkroi kontratën me kompaninë e Sulajt  për shitjen e naftës bruto në tregun vendas

Në një njoftim për shtyp, Bankers Petroleum ka deklaruar nënshkrimin e një marrëveshje të kushtëzuar me tregun vendas për të shitur deri në 65% të Prodhimit Bruto. Në njoftimin për shtyp shkruhet: ?Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të deklarojë nënshkrimin e një marrëveshjeje të kushtëzuar në tregun vendas me Ionian Refining dhe Trading Co. ? IRTC SH.A (IRTC). Marrëveshja do të bëhet efektive, pasi Bankers të marrë miratimin nga qeveria shqiptare për programin e propozuar të shpimit të kompanisë për tremujorin e katërt 2016 dhe pas respektimit të amendamenteve për procedurat ndërmjet kompanisë dhe Albpetrol për tërheqjen e pjesës së prodhimit të naftës së prodhuar në Patos-Marinzë që i përket Albpetrol.
Sapo të bëhet efektive, Bankers do të shesë deri në 65% të prodhimit të naftës bruto në bazë të kësaj marrëveshjeje. Kompania do të marrë garanci pagese në avancë për ngarkesat e naftës bruto. Në përputhje me marrëveshjen, ngarkesat e naftës do të shiten gjatë periudhës 1 tetor 2016- 31 dhjetor 2017.
Çmimi i naftës, sipas kësaj marrëveshjeje, bazohet në atë të eksportit, duke zbritur kostot e transportit dhe tarifat portuale. IRTC do të përpunojë naftën bruto në rafineritë vendase të Fierit dhe Ballshit. Pjesa tjetër e naftës së prodhuar nga Bankers do të vijojë të shitet në tregun e eksportit.
Bankers është i kënaqur të shohë rihyrjen si një punëdhënës në vend të rafinerisë vendase dhe mirëpret bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, agjencitë e saj dhe IRTC për të zbatuar këtë marrëveshje?.

Bilancet e ARMO

Sipas vlerësimeve nga bilanci 2013, nga borxhet tatimore mbi 100 milionë euro, kompania mbetet me një detyrim (që nuk falet) prej rreth 17 milionë euro, nga i cili duhet të paguajë 70% (gati 12 mln euro), apo rreth një të dhjetën e totalit. Në bilancet e viteve 2011-2012, rafineria e naftës ARMO, një ndër kompanitë më problematike në Shqipëri, rezulton me një detyrim minimal ndaj shtetit. Por, në bilancin e 2013-s, u konstatua se ?Shoqëria zbuloi se penalitetet dhe detyrimet e lindura në 2009 nuk ishin kontabilizuar në pasqyrat financiare më 31 dhjetor 2012 dhe pasqyrat financiare u rishikuan për të korrigjuar këtë gabim?. Nga rishikimi i pasqyrave detyrimi për tatimin e shtyrë kërceu nga zero në 7.3 miliardë lekë, apo rreth 53 milionë euro. Në fund të vitit 2013, detyrimi për tatime të shtyra zbriti lehtë në 6.8 miliardë lekë (rreth 50 milionë euro). Krahas 50 milionë eurove detyrimeve të njohura të 2009-s, kompania ka krijuar detyrime të reja prej 4.3 miliardë lekësh (rreth 31 milionë euro) në 2013-n, të ndara sipas tabelës më poshtë. Sipas raportimeve në bilanc, shoqëria ka qenë objekt i auditimeve të tatimeve e doganave për periudhën nga janari 2009 deri në maj 2013. Shoqërisë i janë vendosur gjoba dhe detyrime shtesë nga autoritetet në lidhje me taksën doganore, akcizën dhe detyrime ndaj komunave./RD





Lajmet e fundit nga