Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë Marinën me armë bërthamore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Për politikanët e majtë vitet 2000 në Amerikën e Jugut ishin një kohë lulëzimi. Por me rënien e çmimeve të lëndëve të para kudo në botë, morën fund edhe premtimet, me të cilat ata i patën fituar zgjedhjet.
Fillimi
Shembulli më ekstrem është në çdo pikëpamje “revolucioni bolivarian” kundër “imperializmit të veriut” në “tokën e shenjtëruar” të Venezuelës. Hugo Chavez ishte në vitin 1998 i pari në radhën e këtyre kryetarëve të shteteve, të cilët ai vetë i shihte si lëvizje. Ai e quajti atë “socializëm të shekullit të 21-të” dhe me karizmën e tij ai u kthye në ikonë.
Chavezi i sulmoi SHBA me parulla jodiplomatike, e zemëroi Perëndimin me aleanca me Iranin dhe me Kubën. Ai shpronësoi sipërmarrjet vendase dhe të huaja, subvencionoi konsumin dhe ngriti banesa sociale. Shkurt: ai bëri pa pyetur gjithçka që u pëlqente zgjedhësve të tij. Në Venezuelë kjo i solli mjaft mbështetës sa të fitonte tri zgjedhje dhe të mbijetonte një përpjekje për puç.
Socialistët dhe socialdemokratët qeverisnin gjithnjë e më shumë vende – para së gjithash në Amerikën e Jugut. Dhe me të vërtetë pasuan vite të rritjes ekonomike, prej të cilave përfituan edhe të varfërit.
Në vitin 2012, politologu nga SHBA, Kenneth M.Roberts konstatoi në një studim se ndarja e pabarabartë e të ardhurave në të gjitha vendet e Amerikës së Jugut u pakësua në vitet 2000-2012. Kjo vlen edhe për vende të drejtuara nga konservatorët, por në vendet e drejtuara nga të majtët shifrat janë më të qarta. Roberts arrin në përfundimin se presioni politik nga parti të majta i detyroi edhe qeveri konservatore që t’i marrin më fort parasysh nevojat e grupeve me të ardhura më të pakta.
Më konkretisht, si në Venezuelë, kjo do të thoshte se pati një rishpërndarje masive të të ardhurave përmes programeve sociale, paga minimale të larta të detyruara me ligj dhe subvencionim të mallrave të konsumit. Suksesi me kalimin e viteve ishte kaq i madh, sa madje edhe disa ekonomistë liberalë lëvduan se rritja e fuqisë blerëse e zgjeron bazën e konsumatorëve, në të mirë të të gjithë ekonomisë.
Rrënimi ekonomik
Kur vdiq Hugo Chavezi në 5 mars 2013, me përjashtim të Kolumbisë dhe Paraguajit të dymbëdhjetë shtetet e Amerikës së Jugut drejtoheshin nga parti socialiste ose socialdemokrate. Mandati presidencial në Venezuelë shkoi pas debatesh të pasardhësi i caktuar nga Chavezi, Nicolas Maduro, i cili që atëherë e drejton vendin siç do ta donte Chavezi, por pa aftësinë e mentorit të tij politik. Tri vjet e gjysmë më vonë, pas 18 vjetësh socializëm, Venezuela është e rrënuar ekonomikisht. Kequshqimi i fëmijëve ka arritur nivelin më të lartë që prej viteve ’80. Klima politike karakterizohet nga kërcënimet, spiunimet dhe dhuna ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
Edhe në vendet e tjera është acaruar klima, sepse kërkohen fajtorë për faktin që po bie fuqia blerëse. Në vitet e bumit shumë harruan se paratë me të cilat stimuloheshin zgjedhësit brazilianë, argjentinas dhe venezuelianë vinin në pjesën më të madhe nga eksporti i sojas, naftën, hekurit dhe lëndëve të tjera të para. Konsumin e tyre latinot e plotësonin kryesisht me mallra importi: me artikuj firmato nga SHBA dhe mallra të lira nga Kina.
Por prodhimi në këto vende avanconte vetëm në mënyrë sporadike. Prandaj me rënien e çmimit të lëndëve të para ra shteroi edhe burimi i parave të shtetit. Që atëherë partitë e majta mezi i kanë arritur shumicat te zgjedhësit. Në Kili socialdemokratja Michele Bachelet ndodhet nën presion, populistët Evo Morales në Bolivi dhe Rafael Correa në Ecuador me siguri duhet të heqin dorë nga plani i tyre për të qeverisur edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Vetëm socialisti i moderuar i Uruguajit Tabare Vazquez ka pozita të sigurta, por në zgjedhjet e fundit edhe ai mori një paralajmërim.
Natyrisht që kryeministrat përpiqen ta largojnë fajin nga vetja për krizën, siç bëri Rafael Correa i cili foli pak kohë më parë për një “furtunë perfekte” ngjarjesh të jashtme. Por po kaq rëndë sa kriza ekonomike, peshon edhe zhgënjimi që gjoja avokatët e të varfërve nuk janë më pak të korruptuar se elitat e vjetra.
*Nga Arben SKENDERIKjo eshte shtepia e At Gjergj Fishtes, nj...
Ata që shpresonin për një qëndrim më të butë nga Donald Trum...
Ionian Refining dhe Trading Co. -IRTC SH. A., një kompani e ...
Ata janë dy personazhet që po “shkëlqejnë” në oborrin e opoz...
Një biznesmen shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara t...
Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua në një park të Athinës gja...
Nën sloganin “punë ka por mungojnë profesionistë” arsimi pro...
Cdo vit revista e njohur amerikane “Sport Illustrated” i ded...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar nepermjet nje statu...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka reaguar pas mbledhjes...
Forcat e policisë të Komisariatit te Policise Rinas janë njo...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë dhe...
Një shkrim që lind nga një raport i policisë në Korçë. Një a...
Policia arreston në flagrancë një shtetas, i cili në automje...
Letër e hapur! Nga Aulon KALAJA Kam një luftë të brëndëshme,...
Mbrëmë Akademia Verore e të rinjve socialiste ka byllur akti...
Partia Demokratike bn me dije nëërmjet një deklarate për med...
Për t’u dukur mirë shpesh mjafton pak, me vetëm disa masa pa...
Policia e Korçës ka sqaruar në lidhje me një njoftim të rrem...
Interesat dhe depozitat në lekë po shkojnë paralel drejt rën...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...