Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Ilir Yzeiri
Është një fakt i pamohueshëm që këtë vit Shqipëria është paraqitur në mediat botërore me imazh të pëlqyeshëm. Ato italiane, angleze por edhe të tjera kanë shkruar me nota të ngrohta dhe mjaft pozitive. Është vlerësuar bukuria e vendit, plazhet e bukura, ushqimi i mirë dhe me çmime të arsyeshme. Shkurt, është hera e parë që Shqipëria paraqitet ashtu siç do të dëshironim të gjithë. Ky është një moment i rëndësishëm në zhvillimin tonë dhe nëse tregohemi të zgjuar e të përgjegjshëm, kemi rastin e artë që të bëjmë një hap të madh në të mirë të vendit.
Pasuria më e madhe që ne kemi, pra bukuria e vendit, plazhet dhe malet, turizmi në det dhe turizmi malor të mbështetur edhe nga gastronomia e pëlqyeshme e hoteleria me standarde të larta, mund ta bëjnë vendin tonë një destinacion tërheqës për turistët e shumtë që jetojnë gjatë gjithë jetës me anë të udhëtimit. Mirëpo, në semiologjinë urbane, kjo është vetëm njëra anë e shenjës, sepse i shenjuari, në këtë rast, ka dhe një anë tjetër që është brendia e këtij vendi. Dhe enigmën më të madhe që kanë të huajt, nuk po e zgjidhin dot. Të gjithë ata që vijnë në këtë vend dhe magjepsen me bukurinë e vendit, që çuditen me lirinë dhe sjelljen europiane të vendasve, mungesën relative të burkave, të gjithë ata, pra, pyesin : Ore çfarë jini ju shqiptarët ? Pyesin sepse, për shumicën e vendeve perëndimore, ne shqiptarët jemi ata të fillimit të shekullit XX. Për europianët ne jemi një vend musliman dhe që ka kaluar një diktaturë të egër. Vetëm kaq.
Siç e kam treguar edhe në një rast tjetër, edhe këtë vit, një çift mësuesish francezë nga Parisi që vinin për herë të parë në Shqipëri, kishin qenë ndërdyshas, sepse kur kishin zbuluar vendin tonë, ishin përballuar me një realitet tjetër. Ata kishin biseduar me zyrat përgjegjëse në Ministrinë e Jashtme franceze për sigurinë në Shqipëri dhe përgjigjja ishte se siguria në vendin tonë është portokalli. Në vlerësimin e gjendjes së sigurisë përdoren tri ngjyra, e kuqja që është më e keqja, portokallia që është në mes dhe tregon një vend të pastabilizuar politikisht dhe jeshilja një vend normal. U kthyem në shtëpi, tregonte çifti francez dhe u futëm në internet. Në blogjet e ndryshme, francezët që kishin vizituar Shqipërinë na paraqitnin një pamje krejt tjetër. Aty vizatohej pikërisht kjo Shqipëri që ne gjetëm, vend i gëzuar, i bukur, e plazhe të bukura me ujë kristalin, ushqim shumë i mirë dhe me çmime të lira, njerëz të mrekullueshëm dhe shumë miqësorë. U kthyem përsëri në Ministrinë e Jashtme dhe u treguam atyre nëpunësve këtë realitet. Ata heshtnin dhe na tregonin shenjën portokallli pa na thënë asnjë fjalë. E çuditshme ! Në një çast menduam të shkonim në Iran sepse për Ministrinë e jashtme franceze, atje, megjithë terrorizmin akut dhe tensionet e brendshme, ngjyra portokalli ishte më e zbehtë. Por, ne, vijoi çifti francez, zgjodhëm të « rrezikonim » dhe nuk u zhgënjyem. Mirëpo, tani që kemi vizituar Shkodrën, Beratin dhe po pushojmë në Himarë, nuk e marrim vesh, çfarë jini ju shqiptarët ? Natyrisht e njohim Kadarenë, po kini ndonjë gjë tjetër që mund të na rekomandoni që ta njohim këtë vend ? Është tjetër gjë ajo që mund t?u tregoja unë në aq pak kohë dhe është një gjë e dhimbshme ajo që ndodh realisht në këtë vend.
Edhe pse kanë kaluar njëzetë e ca vjet pas rënies së diktaturës, pra pas mbylljes së hekurt të vendit, ne nuk njihemi ende, por kemi ndërtuar porta të hekurta dhe e kemi mbyllur përsëri veten tonë në harresën mediokre dhe historinë apo biografinë tonë jo vetëm që nuk dimë ta tregojmë, por e injorojmë atë sepse jemi mendjelehtë të pandreqshëm. Psh., është e paimagjinueshme që askush në Europë nuk e njeh historinë e Skënderbeut tonë të madh. Ne identifikohemi me turqit dhe muslimanët, ndërkohë që ne shpëtuam Europën nga otomanët. Kjo pjesë e historisë është fshirë dhe nuk rrëfehet. Imazhi i një vendi të bukur dhe me histori të madhe siç është historia jonë në qoftë se do të ndërtoheshin me kujdes do të shërbenin si një urë e lakmueshme për të kaluar një vështrim tjetër mbi vendin tonë. Është e vërtetë që këto vitet e fundit ne po tregojmë dinamizëm ekonomik të lakmueshëm dhe duhet të ndjehemi mirë sepse ritmet tona të zhvillimit po i lënë pas vendet e tjera në rajon dhe Shqipëria dhe shqiptarët janë një realitet tjetër tani. Dhe këtu meritat nuk dihet se cili do t?i marrë nesër, sepse për fat të keq në ligjërimin publik historia e qeverive të këtij vendi është e mbushur me ngjarje të errëta më shumë sesa me realizëm pozitiv.
Qeveritë që kanë kaluar në këtë vend do të kujtohen veçnarisht për punët që nuk kanë bërë dhe për të zezat që kanë lënë pas. Kështu ndodh në demokraci. Dhe kjo është relative. Bilancet bëhen ndryshe tani. Mirëpo, nëse do të ketë një të zezë që do të shenjojë si njollë të madhe e të dallueshme që larg të gjitha qeveritë e tranzicionit shqiptar, ajo do të jetë mediokriteti kulturor dhe paaftësia kriminale për të ndërtuar identitetin historik. Tallja me institucionet e mendimit dhe të kulturës, mungesa e vizionit për të ndërtuar imazhin e një vendi të drobitur, po me histori të madhe, do t?i bëjë këto qeveri që të duken nesër në sytë e shqiptarëve si qeveritë që rrodhën nga llumi i vetëdijes haxhiqamiliste, esadiste e hoxhiste, që kishte si ideal paranë dhe dukjen në oborret e kancelarive, që drejtuan vendin duke u mbështetur mbi kurrizin e drobitur të sejmenëve të ngratë dhe duke ndarë toka e poste me besnikët e tredhur. Këto qeveri do të zhduken një ditë e do të kujtohen vetëm për historitë me hajdutë e vrasje, por jo se i vunë një gur rindërtimit të imazhit tonë përmes rindërtimit të historisë dhe stërmundimit për ta treguar atë në botë.
Profesori, Përparim Kabo ka postuar sot në profilin e tij në...
Të përndjekur nga një regjim gjakatar, siç e cilësojnë ata s...
Kreu demokrat Lulzim Basha ka vazhduar axhenden e tij te tak...
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Polic...
Seksioni për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Lez...
Një ditë më parë rreth ores 20:00, në një pjesë mali të fs...
Sot, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur dh...
Policia e Dibrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti ...
Nata finale e kampingut të LRI-së në Jalë ka bërë bashkë kre...
Paparaci i Panorama Plus ka fotografuar zonjat e qeverisë Ra...
Një travestite pretendon se ka shkuar brenda 5 muajve me 300...
Partia Demokratike në vazhdën e denoncimeve për kryeministri...
Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, bashkë me kryetarin e Pri...
“Zambaku i Prizrenit” vjen në edicionin e tij të 28 më datë ...
Krijimi i kushteve për arsimim dhe mundësive për punësim jan...
Partia Demokratike ka bërë përgjegjës direkt kreun e bashkis...
Në Regjistrin Elektronik të Shitjeve të Sigurimit të Detyrue...
Si pjesë e ekipit të filmit “Vëllezër nga gjaku i babinës”, ...
Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, de...
Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Lushnje, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...