VIDEO-Me flamuj kuqezi/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Edhe në ditën e 27-të të protestës kundër qeverisë, qyteta...
Edhe në ditën e 27-të të protestës kundër qeverisë, qyteta...
Nga Joseph S. Nye, Jr.
Fragmentimi ? që nënkupton fundin e internetit ? është një kërcënim real.
Disa vlerësime e vënë kontributin ekonomik të internetit në PBB-në globale deri në 4.2 trilionë dollarë për vitin 2016. Një ?splinternet? (ndarje e internetit) do të ishte shumë i kushtueshëm për botën, por kjo ishte një nga mundësitë e të ardhmes të theksuara në raportin e muajit të shkuar të Komisionit Global të Rregullimit të Internetit, kryesuar nga ish-kryeministri suedez, Carl Bildt. Interneti tani lidh gjysmën e popullatës së botës dhe gjysmë miliardi njerëz ? si dhe 20 miliardë pajisje ? parashikohet se do të lidhen brenda pesë viteve të ardhshme.
Por zgjerimi i mëtejshëm nuk është i garantuar. Në skenarin më të keq të Komisionit, kostot e vëna nga veprimet e këqija të kriminelëve dhe kontrollet politike nga qeveritë do të bënin që njerëzit ta humbnin besimin te interneti dhe të pakësonin përdorimin e tij.
Kostoja e krimit kibernetik në vitin 2016 është vlerësuar të jetë 445 miliardë dollarë dhe mund të rritet shpejt. Teksa më tepër pajisje hyjnë në internet, hakerët keqdashës mund ta kthejnë ?Internetin e Gjërave? IOT në ?armatosje të gjithçkaje?. Shkeljet masive të privatësisë nga kompanitë dhe qeveritë dhe sulmet kibernetike mbi infrastrukturën civile si rrjetet e energjisë (siç ndodhi së fundmi në Ukrainë), mund të krijojnë pasiguri dhe të pengojnë potencialin e internetit.
Një skenar i dytë është ajo që Komisioni e quan ?rritje të padrejtë?. Disa përdorues fitojnë në mënyrë disproporcionale, ndërsa të tjerë nuk arrijnë të përfitojnë. Tre apo katër miliardë njerëz janë ende offline dhe vlera ekonomike e internetit për shumë që janë të lidhur përbëhet nga barriera tregtie, censurë, ligje që kërkojnë ruajtje lokale të të dhënave dhe rregulla të tjera që kufizojnë rrjedhën e lirë të mallrave, shërbimeve dhe ideve.
Lëvizja drejt kontrollit sovran të internetit po rritet dhe një masë e fragmentizimit ekziston tashmë. Kina ka numrin më të lartë të përdoruesve të internetit, por ?Muri i Madh Pengues? i saj ka krijuar barriera me pjesë të botës së jashtme.
Shumë qeveri censurojnë shërbimet që ata mendojnë se kërcënojnë kontrollin e tyre politik. Nëse ky trend vazhdon, do të kushtojë më shumë se 1% të PBB në vit dhe gjithashtu do të pengojë privatësinë e njerëzve, fjalën e lirë dhe aksesin ndaj dijes. Ndërsa bota do të zhytet në këtë rrugë, shumë gjëra do të humbasin dhe shumë të tjera do të mbeten pas.
Në skenarin e tretë të Komisionit, një internet i shëndetshëm ofron mundësi të paprecedentë për inovacion dhe zhvillim ekonomik. Revolucioni i internetit i këtyre dy dekadave të fundit ka kontribuar rreth 8% të PBB globale dhe ka sjellë tre miliardë përdorues online, ka ngushtuar përçarjet dixhitale, fizike, ekonomike dhe në arsim. Raporti i Komisionit thotë se IOT mund të rezultojë në mbi 11 trilionë dollarë shtesë të PBB deri në 2025.
Komision arriti në konkluzionin se inovacioni i qëndrueshëm dhe i papenguar do të kërkojë që standardet e internetit të zhvillohen haptazi dhe të jenë të disponueshme; që të gjithë përdoruesit të zhvillojnë një ?higjienë? më të mirë dixhitale duke dekurajuar hakerët; që siguria dhe mbrotjja të jenë në thelb të projektimit të sistemit; që qeveritë të mos i kërkojnë palëve të treta të kompromentojnë enkriptimin; që vendet të bien dakord për të mos sulmuar infrastrukturën bazë të internetit dhe që qeveritë të raportojnë problemet teknologjike për të ofruar siguri industriale në tregje gjë që do të shtojë sigurinë e IOT.
Deri së fundmi, debati rreth qasjes më të përshtatshme ndaj internetit rrotullohet rreth tre kampeve kryesore. Së pari, qasja e shumë-palëve që buron nga komuniteti që zhvilloi internetin, i cili siguron zotësi teknike por jo legjitimitet ndërkombëtar sepse dominohet kryesisht nga teknokratët amerikanë. Një kamp i dytë favorizoi kontroll më të lartë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit, një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, që siguron legjitimitet por në kurriz të efikasitetit. Dhe vendet autoritare si Rusia dhe Kina ishin kampione të traktateve ndërkombëtare që garantojnë mosndërhyrje me kontrollin e fortë sovran të shtetit mbi porcionin e tyre në internet.
Së fundmi, Komisioni argumenton se po zhvillohet një model i katërt në të cilin përfshihet një komunitet më i gjerë shumë-palësh dhe që lidhet me pjesëmarrjen e palëve si komuniteti teknik, organizatat private, kompanitë, qeveritë, në konferenca ndërkombëtare.
Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim ishte vendimi i Departamentit të Tregtisë së SHBA muajin e shkuar për ta kaluar mbikëqyrjen e të ashtuquajturit funksione IANA ? ?libri i adresave të internetit? ? te Koorporata e Internetit për Emrat dhe Numrat. ICANN, me një Komitet Këshillues Qeveritar të 162 anëtarëve dhe 35 vëzhguesve, nuk është një organizatë tipike ndërqeveritare: qeveritë e nuk kontrollojnë organizatën. Njëkohësisht, ICANN është konsistent me qasjen shumë-palëshe të formuluar dhe legjitime nga Forumi i Qeverisjes së Internetit, krijuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB.
Disa senatorë amerikanë u ankuan se kur Departamenti i Tregtisë së presidentit Barack Obama dorëzoi mbikëqyrjen e vet ndaj IANA te ICANN, ai po ?falte internetin?. Por SHBA nuk mund ?ta falë internetin?, sepse Shtetet e Bashkuara nuk e zotërojnë atë. Ndërsa interneti fillestar lidhte kompjuterat në SHBA, interneti i sotëm lidh miliarda njerëz kudo në botë. Për më tepër, libri i adresave IANA (kopje të të cilit ka shumë) nuk është interneti.
Veprimi i SHBA muajin e shkuar për të ecur drejt një lloji interneti më të qëndrueshëm dhe të hapur ndaj shumë palëve, u vlerësua nga Komisioni Global. Le të shpresojmë që hapa të tjerë të pasojnë në këtë drejtim.
Project Syndicate-BIRN
Makinat e autopilotuara janë e ardhmja e këtij sektori dhe k...
Po bëheni gati për pushimet tuaja verore dhe keni filluar të...
Samsung do të prezantojë në shtator tabletin e tij më të ri,...
Pas lancimit të uebfaqes së saj, e cila e mat shpejtësinë e ...
A dini se ekziston një kod i thjeshtë që mund t’ju bëjë të k...
Duke përdorur Google Glass një grup shkencëtarësh po ndërtoj...
Numri i përdoruesve të internetit është rritur ndjeshëm në S...
Një grup studentësh nga MIT Media Lab dhe hulumtuesit nga Mi...
Një ndër aplikacionet më të popullarizuara së fundi është Wh...
Loja virtuale që po çmend botën, Pokémon Go, është konsideru...
Falë aplikacioneve të shumta, tani ju arrini që të kontrollo...
Disa kërkues të Universitetit College të Londrës kanë mësuar...
Një shpikës kurd në Turqi ka zgjidhur një çështje pikante pë...
Nick Johnson, mjeshtër i “Pokemon Go” është personi i pare q...
Me linjën e re fluturuese “Prime Air”, Amazon e bën akoma më...
Nucleus është një aparat i ri komunikimi që përdor mënyrën W...
Gjithkujt i ka ndodhur në të paktën një rast që të ketë pak ...
Thashethemet rreth iPhone 7 ka muaj që qarkullojnë nëpër rrj...
Me anë të një postimi në profilin e tij në facebook Mark Zuc...
Ferrari ka publikuar fotografitë e modelit të shumë pritur, ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...