Efektet sezonale, euro bie sërish nën 136 lekë, zhvlerësohet ndjeshëm paundi
Ardhjet e emigrantëve dhe rritja e fluksit të turistëve në k...
Kredia për individë ka shënuar rritje me rreth 3.5% në muajt prill-maj, krahasimisht më e ulët kundrejt normës mesatare të rritjes prej 3.9% në tremujorin e parë të vitit. Në një analizë për tendencat e kreditimit Banka e Shqipërisë arsyeton se kjo ecuri është diktuar nga ngadalësimi i ritmeve të kredisë për konsum gjatë periudhës prill-maj.
Kredia konsumatore shënoi normë vjetore rritjeje me rreth 10.8%, kundrejt 12.4% që rezultonte në tremujorin e parë të vitit. Në terma mujorë, zgjerimi i portofolit të kredisë për individë është mbështetur kryesisht nga kredia e dhënë për blerje banese. Ecuria e këtij portofoli rezulton e qëndrueshme, duke reflektuar ofertat e shtuara për këtë segment me produkte me kushte të favorshme.
Megjithëse bankat raportojnë për rritje të kërkesës për kredi për blerje banese në tremujorin e fundit, zgjerimi i këtij portofoli mbetet ende i plogësht.
Norma vjetore e rritjes së kredisë për blerje banese u luhat rreth vlerës 2.5% në periudhën prill-maj, duke rezultuar më e ulët kundrejt normës mesatare prej 3% të regjistruar në tremujorin e parë. Ecuria e kredisë së individëve sipas monedhës është mbështetur plotësisht nga kreditimi në monedhë vendase. Kredia për individë në lekë është zgjeruar mesatarisht me 9.3% në muajt prill-maj, duke balancuar tkurrjen e kredisë në valutë. Orientimi i kreditimit drejt monedhës vendase është ndikuar si nga faktorë të kërkesës, ashtu edhe nga faktorë të ofertës.
Nga ana e kërkesës, procesi i formalizimit ka mbështetur afrimin e klientëve të rinj në sistemin bankar, duke nxitur kërkesën për kredi në përputhje me monedhën në të cilën ata kanë të ardhurat e tyre. Njëkohësisht, agjentët ekonomikë janë ndërgjegjësuar më shumë për rreziqet e ekspozimit ndaj kursit të këmbimit për huamarrjen në valutë.
Nga ana e ofertës, reduktimi i diferencës së normave të interesit midis lekut dhe euros, si edhe politikat e bankave me oferta tërheqëse në monedhë vendase kanë shtuar më tej interesin për kredimarrje në monedhë vendase. Kredia në lekë zë një peshë prej rreth 54.5% ndaj totalit të kredisë për individë, duke shënuar rritje të mëtejshme krahasuar me 51.6% që shënonte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, teprica e kredisë në valutë është reduktuar me rreth 2.6% mesatarisht në periudhën prill-maj.
Kërkesa e individëve për kredi në tremujorin e dytë të vitit vlerësohet të jetë nxitur nga nevoja e familjarëve për financimin e konsumit dhe për blerje banesash, njëkohësisht me lehtësimin e kushteve të kreditimit dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë. Në ndryshim nga një tremujor më parë, faktorë të tjerë si zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe burimet alternative të financimit kanë kontribuar pozitivisht në nxitjen e kërkesës për kredi të individëve. /monitor/
Ardhjet e emigrantëve dhe rritja e fluksit të turistëve në k...
Një nënë ka tronditur rrjetin pasi ka postuar foton e fëmijë...
Sigurisht që, për të dalë në këto përfundime, ata që i kanë ...
Nga Ilhan TanirEfektet e grusht shtetit të dështuar në Turqi...
Qyteti turistik i Kanës, në Francë, ndalon me ligj përdorimi...
Ndoshta fillimisht mund të jetë konsideruar si vendi më i ga...
Pamjet e pabesueshme vijnë nga qyteti meksikan i Tonalá në J...
Nëse dëshironi të vizitoni sa më shumë vende të botës në një...
Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me vdekjen në Greqi...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një tjetër deklara...
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes rrjeteve sociale akuzon...
Të gjithë funksionarët publikë apo mediat që në një formë os...
Klaudia Xhika tani po mëson të bëjë akullore: me çokollatë, ...
Euralius do të paraqesë vërejtjet e tij mbi propozimet e Par...
Policia e Lezhës arrestoi dy të rinj të cilëve iu sekuestrua...
Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka drejtuar një apel qytetar...
Përgjatë vitit 2015, spitalet dhe klinikat private në vend, ...
Megjithëse fushata për postin e Kryebashkiakut të Peshkopisë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa f...
Prokuroria ka zbardhur krimin e dyfishtë të 65 vjecarit, Sok...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...