web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati në Shkodër/Zbardhen detajet e reja, policia ndalon 6 persona

15 Gusht 2016, 08:38, Aktualitet CNA

Zbardhen detaje të reja mbi atentatin e mbrëmjes së djeshme në Shkodër, ku Donald Shtjefni 30 vjeç ka mbetur i plagosur.

Burime nga policia lokale bënë të ditur se rreth orës 22: 15 minuta, 30 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me makinën tij BMW X5  me  targe SB 60 CEA në drejtim të Sheshit Demokracia nga zona e Pjaces,  (tek ish 5 Heronjtë pranë Hotel Rozafa) kur dy automjete i kanë zënë rrugën dhe kanë qëlluar në drejtim të mjetit.

Donald Shtjefni, banues në lagjen 3 Heronjtë Shkodër, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti gëzhoja armësh dhe një armë zjarri që i përkiste të plagosur.

Por, vetëm pak minuta më pas u raportua për një aksident me plagosjen e tre personave në vendin e quajtur Stom Golem, në afërsi të varrezave të qytetit në drejtim të fshatit Grude e Re.

Nga hetimet paraprake ka dyshime se personat në mjet kishin të bënin me atentatin në qendër të Shkodrës. Mendohet se autorët kanë qenë duke ecur me shpejtësi për tu larguar por janë përplasur me një motoçikletë.

Dy të plagosurit në aksident B.B dhe I.Rr janë shoqëruar në polici.

Sipas burimeve policore, mësohet se njëri nga personat e aksidentuar është i plagosur me armë zjarri, pasi mes Dorian Shtjefnit dhe tyre në momentin e pritës ka pasur shkëmbim zjarri.  Dyshimet e policisë se të aksidentuarit kanë lidhje me atentatin në qendër të qytetit përforcohen dhe me faktin se në vendin e ngjarjes është gjetur një krehër automatiku me fishekë.

Policia nuk bën të ditur të dhënat rreth pistave që po heton dhe cilat kanë qenë shkaqet e atentatit ndaj 30 vjeçarit, ndërsa mësohet se po heton rreth konflikteve të mëparshme që 30 vjeçari mund të ketë pasur me persona tjerë.

Te plagosurit ?

Nga shkembimi i zjarrit: Donald Shtjefni i plagosur me armë zjarri

Te plagosurit ne aksident: Bledar Lekaj, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë
Behar Brajoviq (Bajri) ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër
Ilir Rustemi (Bajri) ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.
Të tre po marrin mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen të tre jashtë rrezikut për jetën.

Të ndaluar 

Behar Brajoviq (Bajri), 36 vjeç, banues Shkodër ( i dënuar më parë)
Ilir Rustemi (Bajri), 40 vjeç, banues në  Shkodër, ( i  dënuar më parë)
Bledar Lekaj , 26 vjeç, banues në  Shkodër (  i dënuar më parë)

Donald Shtjefni , 31 vjeç banues në  Shkodër
Kristjan Shtjefni , 26 vjeç,  banues në  Shkodër
Patrik Salaj , 21 vjeç , lindur në Shkodër dhe banues në  Tiranë

Është shpallur në kerkim policor edhe shtetasi me iniciale A.M , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje dhe punohet për kapjen e tij.

Donald Shtjefni, banues në lagjen 3 Heronjtë Shkodër, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës.

Në  cilesinë e proves materiale janë gjetur dhe sekuestruar :

-10 gëzhoja model 56,

? 5 gezhoja model 54

? dy armë zjarri pistoletë

?  një armë zjarri automatik

? 5 krehëra automatiku

?  2 krehëra pistoletë

? 2 automjete

? 4 aparate telefoni celular etj.

Vepra penale- Ndalimi i tyre , u krye në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër , për veprën penale të ? Vrasjes me dashje?  e kryer në bashkëpunim ,  mbetur në tentative ? dhe ? Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake?  parashikuar nga nenet 76-22-25 e 278 të Kodit Penal.

 





Lajmet e fundit nga