Pesë mijë përdorues aktivë të drogës në Kosovë
Rritja e vazhdueshme e numrit të përdoruesve të drogës në Ko...
Biznesi i spitaleve private në Shqipëri ka njohur një rritje dyshifrore të të ardhurave edhe në vitin 2015, ndërsa shumë shqiptarë duket se kanë preferuar alternativën e kurimit privat, përballë shërbimeve të dobëta, apo të munguara që ofron sot sistemi shëndetësor shtetëror.
Sipas të dhënave nga bilancet përkatëse, 6 spitalet dhe klinikat kryesore private në vend, Spitali Amerikan , HYGEIA HOSPITAL ? TIRANA, Salus, Spitali Gjerman (CARDIO & DIAGNOSTIC CENTER HAMBURG / TIR), Klinika Gjermane e Syrit, Spitali Europian kanë qarkulluar në total rreth 7.2 miliardë lekë, apo rreth 52 milionë euro, me një rritje prej gati 21% në raport me 2014-n. Rritja e të ardhurave të spitaleve private është përshpejtuar në raport me vitin e mëparshëm, kur ishte 18%. Ndonëse një pjesë e këtyre parave janë rimbursuar nga shteti (psh hemodializa), përqindja më e madhe ka ardhur nga xhepat e shqiptarëve të pakënaqur me sistemin shtetëror shëndetësor, edhe pse paguajnë sigurime e duhet të marrin shërbimin falas.
Spitali më i madh privat në vend është American Hospital, me një xhiro prej gati 3.8 miliardë lekësh në 2015-n, sipas të dhënave të raportuara në bilanc, me nje rritje prej 16% me bazë vjetore. Burimi kryesor i të ardhurave të këtij spitali janë ndërhyrjet kirurgjikale, me 31% të totalit, apo 1.2 miliardë lekë. Nga shërbimi i hemodializës (që rimbursohet nga shteti), të ardhurat ishin 705 milionë lekë, më pas janë shërbimet ambulatore, laboratorike dhe të kardiologjisë.
I dyti më i madh në vend është Hygeia, me një qarkullim vjetor prej 2.5 miliardë lekë dhe zgjerim 29%. Rreth 83% e të ardhurave të tij vijnë nga shërbimet e ofruara dhe pjesa tjetër nga shitja e medikamenteve dhe materialeve.
Salus, spitali i tretë më i madh privat në vend, ka vijuar rritjen e shpejtë. Pas zgjerimit me 80% në 2014-n, në 2015-n të ardhurat u rriten me 40%, për të arritur në rreth 525 milionë lekë.
Spitali Gjerman ka rritur të ardhurat me 30% në 216 milionë lekë.
Klinka Gjermane e syrit dhe Spitali Europian, kanë shënuar rënie përkatësisht me 2 dhe 10%, pas rritjes së fortë të vitit të mëparshëm.
Pavarësisht rritjes së xhiros, spitalet me humbje të mëdha
Ndonëse rriten me ritme dyshifrore çdo vit, spitalet e mëdha rezultojnë me humbje.
Spitali Amerikan rezulton me humbje të mëdha prej 133 milionë lekë, që sipas burimeve të kompanisë vjen kryesisht si pasoje e fazës së hershme te biznesit dhe veçanërisht për filialin e tij në Kosovë. Spitali në Prishtinë u zhvendos në një ndërtesë më të madhe në gusht 2015 dhe shpenzimet, kryesisht të lidhura me kostot më të larta të mjekëve, ndodhën përpara zhvendosjes e cila më pas u vonua për çështje jashtë kontrollit të Grupit. Veprimtaria e Grupit në Shqipëri është me fitim dhe gjeneron flukse monetare pozitive.
Spitali Hygeia ka përgjysmuar humbjet në 542 milionë lekë në 2015-n. Humbjet e mëdha dhe huatë duket se kanë shqetësuar shoqërinë mëmë greke. ?Pamundësia e shoqërisë në përmbushjen e marrëveshjes së huasë dhe nevojave financiare, humbjet e përsëritura nga operacionet, si dhe pozita negative e kapitalit punues mund të hedhin dyshime në lidhje me aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi. Aftësia e shoqërisë për të përmbushur detyrimet dhe për të vazhduar në vijimësi varet nga fondet e marra nga shoqëria mëmë?, thuhet në raportin e bilancit 2015, ku shoqëria mëmë është angazhuar për mbështetje të paktën edhe për një vit. Hygeia raporton në bilanc dy kredi nga 10 milionë euro secila me BERZH dhe bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillimi, të marra në 2010 dhe që duhet të fillonte pagimin e principalit nga shtatori 2015. Por, spitali është në negociata për shtyrjen edhe me dy vjet të pagesës së principalit, pasi nuk ka mundësi të paguajë.
Edhe Spitali Salus ka rezultuar me një humbje prej 99 milionë lekësh në 2015-n, nga 132 milionë lekë në 2014-n.
Sipas një studimi të Kosporatës Financiar Ndërkombëtare (bazuar në analizat që ajo ka bërë për kreditë e dhëna për spitalet private në vende të ndryshme të botës), investimet në spitale, me 100 deri në 200 shtretër kanë në përgjithësi një periudhë ku shpenzimet barazohen me të ardhurat (break even point) prej rreth tre vitesh. /monitor/
Rritja e vazhdueshme e numrit të përdoruesve të drogës në Ko...
Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinoveshme (AREA) ka reagua...
Kosova shënon një rritje të borxhit publik me 72.98 milionë...
Nëse dëshironi të bëheni të pasur, investoni – dhe sa më shp...
Ministria e Mbrojtjes ruse ka zbuluar informacione mbi robot...
Serbët e pranojnë publikisht se ish-lideri serb i viteve ‘90...
Në librin e autorit francez, Camille Paganel, me titullin « ...
Tensionet në Kosovë si gjithmonë presin zgjidhje nga SHBA. E...
Një 13 vjeçare është liruar nga policia e Durrësit, pasi mba...
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariat...
Një vajzë 17 vjeçare është gjetur e vetëvarur në banesën e s...
Dikur opozite sot e vetequajtura “Rilindja” kritikonte qever...
Paradokset kanë qenë temë që nga koha e grekëve të antikitet...
Ishin arratisur nga burgjet greke, arrestohen në flagrancë n...
Policia italiane arrestoi një 37 vjeçar shqiptar, i cili ish...
Nje shtetas 73 vjec humbi jetën mëngjesin e sotëm në Sarandë...
Në një raport 77 faqesh që është miratuar nga qeveria greke ...
...
Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër, pas...
Anika Dokle, vajza e deputetit socialist Namik Dokle, ka sul...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...