Zaha Hadid Architects dhe Agi Kons prezantojnë "The Nest" dhe "The Cascades of Tirana" në Kodra e Diellit
Në zemër të Kodrës së Diellit, një prej zonave me zhvillim...
Në zemër të Kodrës së Diellit, një prej zonave me zhvillim...
Nga qarqet e politkës dhe të sigurisë vijnë akuza, se Facebook refuzon të japë informacion dhe nuk bashkëpunon me autoritetet. Kërkohet një ligj i ri edhe në sfondin e rrezikut nga terrori. Ekspertët shprehin dyshime.
Për policinë dhe prokurorinë paraqitja në rrjetet sociale e dorasve është një burim informacioni – ndaj ajo ka vlerë të jashtëzakonshme për të zbuluar të implikuarit, për të hetuar sfondin dhe për të përjashtuar sulme të mëtejshme terroriste. “Dorasit shpesh mburren në internet për aktet e tyre. Ata shkruajnë në kronikën e tyre, se çfarë kanë bërë, ku e kanë kryer veprimin dhe ku e kanë depozituar armën e krimit”, deklaron avokati i së drejtës penale për interneti dhe mbrojtjen e të dhënave, Saleh R. Ihwas, në intervistë për DW. “Autorët e akteve terroriste komunikojnë dhe mes tyre përmes rrjeteve sociale dhe i përdorin ato si mjet i përhapjes së ideve të tyre.”
Policia edhe përtej luftës kundër terrorit herë pas here përdor në hetimet e saj edhe nevojën që kanë kriminelët për të komunikuar. Avokati Ihwas tregon për rastin e një vjedhësi, i cili në shtëpinë ku sapo kishte vjedhur ishte futur në profilin e tij në Facebook dhe nuk ishte shkëputur nga lidhja. Kësisoj atë mundën ta gjejnë dhe ta arrestojnë.
Shumë kërkesa pa përgjigje
Në tre vitet e fundit, Facebook-ut i arritën 300.000 kërkesa nga autoritet hetimore, prej tyre 16.000 vetëm nga Gjermania. Këto shifra sipërmarrja i publikoi në raportet e saj vjetore të transparencës. Përderisa policia gjermane nuk ka akses në të dhënat e regjistruara në SHBA, asaj i duhet fillimisht të paraqesë një kërkesë ligjore.
Problemi është, se jo gjithmonë Facebook & Co. janë bashkëpunues. Gazeta “Welt am Sonntag” (WamS) publikoi, se 37 përqind e kërkesave gjermane kanë mbetur pa përgjigje. Shefi i Entit të Mbrojtes Kushtetuese, Hans-Georg Maaßen, për këtë arsye u bëri thirrje rrjeteve sociale, që të bashkëpunojnë më mirë me autoritete e sigurisë.
Politikanët gjermanë të të gjitha partive janë të një mendimi, se kjo gjendje duhet të ndryshojë – dhe kësisoj ata kërkojnë një ligj të ri. “Me këtë duhet të garantohet, që rrjetet sociale nëse u kërkohen informacione të venë në dispozicion persona të ngarkuar për kontaktet brenda vendit”, shpjegon ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann. Ministri i Drejtësisë i landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë Thomas Kutschaty ankohet, se: “Nëse nuk zgjat as dhjetë sokonda, që një fotografi e postuar në Gjermani mund të shihet edhe në Nju Dehli, atëherë unë pres, që Facebook-u t’i përgjigjet kërkesave të autoriteteve të ndjekjes penale brenda një ore.” Ai shton më tej, se nuk arrin ta kuptojë “përse Facebook-u tregohet kaq i ngurtë.”
Në qarqet islamiste rrjetet sociale përdoren për komunikacion dhe për përhapjen e propagandës.
Fajtore burokracia?
A bëhet Facebook pengesë me paramendim, për të penguar punën hetimore në Gjermani? Këto akuza koncerni në SHBA i hedh poshtë. Jo vetëm në kontekstin me sulmin në Vyrcburg, Mynih dhe Ansbah është dhënë mbështetje e plotë, komunikon sipërmarrja. Megjithatë kërkesa të shumta të autoriteteve në raste të tjera kanë qenë me gabime, ndaj ato nuk kanë mundur të përpunohen nga Facebook-u. Një kërkesë e tillë mund të dërgohet nga çdo autoritet hetimor. Faktikisht Zyra Federale e Kriminalistikës (BKA) njofton për një bashkëpunim të mirë me rrjetet sociale, në rast se ruhet forma.
Rainer Wendt kryetar i Sindikatës së Policisë, kritikon aksionizmin e politikanëve, ai i tha DW: “Në komunikimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë duhen marrë parasysh shumë çështje formale.” Një nëpunës policie p.sh. duhet të respektojë ligjet dhe të përdorë gjuhën e duhur. “Në këtë drejtim mund të bëhen shumë gabime”, pranon ai. “Hetuesit e terrorizmit të BKA-së natyrisht kanë një sërë mundësishë të tjera krahasuar me hetusit e zakonshëm në vendngjarje”. Megjithatë Wendt nuk sheh ndonjë problem këtu. Në rastet, që policia heton – vrasje, krim droge dhe të tjera krime, mjafton të hetohet në mjedisin social të dorasve.
Rezerva nga policia dhe drejtësia
Thirrjet për një bazë të re ligjore Wendt i konsideron të ekzagjeruara dhe ka dyshim, nëse Gjermania mund t’ia dalë ndonjëherë të nxjerrë një ligj, përmes të cilit të mund ta detyrojë një sipërmarrje ndërkombëtare si Facebook. “Çfarë ndodh nëse Facebook-u shkel një ligj të tillë? Asgjë. “Me një kerkësë të tillë politika ia lehtëson shumë punën vetes, mendon Wendt. Më mirë ajo duhet të kujdeset, që të përmirësojë kapacitete e policisë – p.sh. me hetues të shkolluar.
Edhe avokati Ihwas nuk është i sigurtë, nëse të tilla ligje do ta kenë efektin e duhur. “Që autoritete gjermane të ndjekjes penale të mund të kenë akses direkt tek të dhënat e përdoruesve, duhet të detyrohet Facebook-u, që t’i regjistrojë këto të dhëna në Gjermani”, mendon ai.
Ihwas thekson, se ai ka përshtypjen, që në debatin aktual synohet, që sa më shpejt të mund të fitohet aksesi tek të dhënat e të dyshuarve. “Por pikërisht për të dhënat delikate një kërkesë zgjat shumë”. Sipas tij duhet të shqyrtohet me kujdes se cilat të dhëna janë vërtetë relevante në një rast konkret dhe kur preferencat personale nuk luajnë ndonjë rol për hetimet./DW
“Ose Turqinë ose Gulen ”. Ky është ultimatumi që ka vend...
Dy milionë banorë në Aleppo të Sirisë vuajnë mungesën e ujit...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka konfirmuar se marrëve...
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është takuar në Shën Pet...
Projektligji për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi ka ngj...
“Kandidati për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ...
Gjendet trupi i pajetë i 11-vjecarit, i cili rezultonte i zh...
Ndonëse protestonin për më shumë të drjeta dhe reformat poli...
Qeverisë së Serbisë do ti shtohet një ministre e re e cila i...
Stuhia që goditi verilindjen e Meksikës ka shkaktuar të pakt...
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mblidhet ...
Motorri më i madh i kërkimit, “Google” ka fshirë nga harta g...
Perandori i Japonisë Akihito ka deklaruar, se ndodhet në nj...
30 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetra të tjerë janë pl...
Flamuri maqedonas sot do të ulet në gjysëmshtizë. Pas vërshi...
Pas publikimit të përgjimeve telefonike midis krerëve të PDK...
“Edita Tahiri është shërbëtore e dialogut me Serbinë”. Ka qe...
Belgjika ka nisur një hetim rreth sulmit me hanxhar gjatë të...
Babai i djaloshit të humbur dhe gruas së vdekur me lot në sy...
Me një takim të presidentëve të Rusisë dhe Turqisë merr fund...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...