Atentati në burgun e Vaqarrit/Krimet e Rënda lënë në burg dy të dyshuarit
Arrest me burg ishte masa e sigurisë e Gjykatës së Krimeve t...
Publikohet pjesa e dyte e pergjimeve. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është koordinuar për gjithçka me Adem Grabovcin, raporton ?Insajderi?. Ata, bëjnë plane se si të deklarohen rreth një iniciative të Lëvizjes Vetëvendosje për masën e reciprocitetit me Serbinë.
Ata ishin kundër kësaj iniciative. Bashkëbiseduesit sulmojnë vazhdimisht Jakup Krasniqin duke e quajtur Sheqer. AKR-së në koalicion, i referohen si ?Pacollat?. Insajderi sjell gjashtë biseda të tyre telefonike të përgjuara me vendim të Gjykatës.
Hashim Thaçi e Adem Grabovci ishin koordinuar mirë për ta bllokuar një propozim të Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e mallrave nga Serbia dhe vënien e masës së reciprocitetit.
Në një bisedë telefonike të zhvilluar në nëntor të vitit 2011, Grabovci i raporton shefit, për këto zhvillime, duke i treguar se çfarë u kishte thënë gazetarëve.
?A e nxjerre situatën sot për të mirë?, e pyet Thaçi me telefon, pa e ditur se ai po përgjohej nga Policia për shkak të dyshimeve se ?Shefi i shefave? siç e quan Grabovcin po hetohej për krim të organizuar.
Thaçi ndodhej në Amerikë dhe pritej të takohej me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
?Po mirë, mirë u nxjerr, mirë u nxjerr?, raporton Grabovci.
?Edhe gazetart qitash m?pyetën, thash kjo nuk ka ra ndesh me qëndrimet e Qeverisë sepse Qeveria osht duke e zbatu këtë masën e reciprocitetit. Ne nuk jemi për??, vazhdon Grabovci.
Ata vazhdojnë bisedën për Ligjin për vlerat e luftës dhe për ish-Ministrinë e Mbrojtjes. Thaçi thotë se nuk janë më të mirë as anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm sesa ata të Ministrisë së Mbrojtjes që drejtohej nga LDK-ja gjatë luftës.
?Jo, jo tybe ma t?mirë jo, ja këtu pajtona plotësisht?, thotë Grabovci.
?Po le burrë? mos ja qi nanën??, i përgjigjet Thaçi.
Grabovci i shpreh keqardhje shefit për shqetësimet e mundshme që mund t?i ketë pasur për shkak të zhvillimeve në Kuvend.
?Menoj që e kem nxjerr situatën mirë, jo unë u shqetësova se më erdh keq se ishe në bisedime ti e??, thotë Grabovci, derisa Thaçi e pyet se a ta ka ?lu kush?.
?Mu lema kha Hillaryn edhe kit Azaunin?, thotë Thaçi, pa sqaruar më shumë.
Grabovci e porosit Thaçin që t?i thotë Hajredin Kuçit që ta lëshojë një deklaratë në emër të Qeverisë për rekomandimet e Komisionit Evropian që sipas tij janë në përputhje me rekomandimet e Qeverisë.
?Hajra le ta bon ni deklaratë Hajra në emër të Qeverisë për qito? qito rekomandimet.. që jonë në përputhje me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës??, thotë Grabovci.
?Qita thuj, edhe meniher toni del edhe kta të Parlamentit, të Komisionit Evropian dalin e lshojnë ni deklaratë t?njëjtë??, vazhdon ai.
Koordinimi i tij me zyrtar të BE-së në Prishtinë konfirmohet nga përgjimet që dy zyrtare të Komisionit Evropian kishin rënë në përgjim.
Thaçi jep një informatë tjetër Grabovcit që ka të bëjë me Serbinë.
?Edhe informatën tjetër ekskluzive? Serbia definitivisht e ka hup??, thotë ai.
?Po, e kjo është shumë mirë? e për ne qysh po?, pyet Grabovci.
?Për ne.. qysh po ta do qefi?, thotë Thaçi.
Një bisedë tjetër zhvillohet rreth Ligjit për Prizrenin. Grabovci i raporton se i ka mbledhur deputetët e koalicionit PDK-AKR dhe SLS për ta votuar këtë ligj.
?Pata takim edhe me k?ta të? partive, të grupeve po mendoj n?koalicion që jem, e bomi aty 60 e sa vota i kem, prej 64-65, po duhet për Ligjin e Prizrenit, duhet ma tepër?për buxhet besoj se pa kurfarë problemi??, thotë Grabovci.
?Për Ligj të Prizrenit e kryj unë, mos ta nin, t?i veç bomi mu 60 vetë mrena?, kërkon Thaçi. Grabovci i thotë shefit se menjëherë pas Buxhetit, do të votohet Ligji për Prizrenin.
Si shpërblim merr një konfirmim nga Thaçi se e do shumë.
?Meniher mas buxhetit me lanë ligjin e Prizrenit?, thotë Grabovci.
?Të dua shumë?, i thotë Thaçi.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së vazhdon ta quaj ?sheqer?, ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi.
?Okej. Hej, po bisedo edhe niher me at Sheqerin?, vazhdon Grabovci.
Po atë ditë bisedojnë sërish, Thaçi e Grabovci. Ata flasin për një debat që do të mbahej në Rubikon të KTV-së me Ismet Beqirin, Visar Imerin dhe Ibrahim Gashin.
Thaçi e porosit të koordinohen me Gashin për t?ia ?ftofë? opozitës.
? Ani kordinonu pak e ftofnjau?.
? Besoj, besoj që vazhdimisht jau kem ftofë?, i përgjigjet Grabovci.
Thaçi e pyet Grabovcin se a i ka dhënë diçka dikujt që i referohet ?dost?. E merr konfirmimin pozitiv për këtë dhe vazhdon t?i tregojë se kanë biseduar diçka për do punë.
Grabovci e porosit Thaçin që të koordinohet me Besim Beqën dhe Fitim Krasniqin për një punë.
?Thuj ti edhe Fitimit a di, le t?angazhohet mos tum? edhe edhe atje janë tu na?i sakatu tonët?.
?O s?munesh m?i çu tana. Unë flas me to po shtirë i ki? fol ti me Besimin? hajde??, thotë Thaçi.
Një bisedë tjetër që zgjat 4 minuta e 27 sekonda, Thaçi i tregon ?shefit të shefave? se e kanë pritur mirë disa djem që i quan dukat.
?Paj, ngo kta janë dukat bre djem? na kanë majt si fminë e vetë mos ja qi nanën?, thotë Thaçi.
?Neve na vret zoti me menu naj sen për ta dije?.
?Shumë ki të drejt. Jo tash unë e kom pas me rezervë edhe atëherë kur shkumë, me Lulin (Kadri Veselin) kur shkumë atje, ama për ty thojsha mos po? po toni ti ki ba e ke ba shumë mirë që ki shku. Të lutem, t?lutem thojke, t?lutem hajdeni. Mos na harroni?, tregon Grabovci.
?Ani shkojmë e pimë ni gjygym çaj?, thotë Thaçi.
Biseda vazhdon për AKR-në. Drejtuesve të këtij subjekti, Grabovci u referohet si ?Pacollat?.
?Vallai i herë për i herë po, çveq me qita Pacollat duhet? nejse unë bisedoj me ta, atëherë nëse ka nevojë, duhet? po qind për qind ka me pas nevojë??, vazhdon ai, teksa shton se me SLS-në i ka punët shumë në rregull.
Thaçi tregon se të nesërmen do ta ketë një darkë të rëndësishme në Çagllavicë, bashkë me Hajredin Kuçin e Bajram Rexhepin.
Grabovci, ndërkohë tregon se nuk kanë pasur mundësi të bisedojnë për transporti hekurudhor. Ata koordinohen për skijim për të vazhduar bisedën për veriun e Kosovës./Insajderi/
Arrest me burg ishte masa e sigurisë e Gjykatës së Krimeve t...
Në kohën që ata që i konsideron “armiq, autorë dhe bashkëpun...
Një peshkatar italian është arrestuar nga Guardia Di Finanza...
50 euro për një votë! Nuk bëhet fjalë për zgjedhje parlament...
Deputeti Nard Ndoka parashikon një vjeshtë me temperatura të...
Kryeministri Edi Rama vijon t’i kushtojë vëmendje projekteve...
Roja bregdetare italiane kishte qëllim të qartë: Anijet e mb...
Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe me langot e ti...
Policia Kufitare vijon operacionin në plazhet e vendit.Polic...
Një kompani që jep me qira njerëz për mitingje e protesta! N...
Nga Bujar MeholliFillimisht dua të potencoj se ndjehem krena...
Ministri i Drejtësisë urdhëron administratën e Drejtorisë së...
Ndahet nga jeta në moshën 79 vjeçare, aktori i njohur i teat...
Partia Demokratike kërkon largimin e Fatmir Xhafajt, deputet...
Lëvizja Rinore për Integrim ashtu sikundër çdo vit ka organi...
Deputeti i Qarkut të Lezhës Gjovalin Kadeli ka shprehur indi...
Një i mitur u arrestua në flagrancë nga policia pasi u kap d...
Rreth 7009 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva ...
Trumpi sheh tek Putini një person me ide të njëjta dhe Putin...
Një tjetër aksident me viktima është regjistruar mëngjesin e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...